E enjte, 6 Shkurt, 2025

Nga janari i vitit 2024 vlera e koeficientit të pagave do të jetë 110 euro

- Advertisement1-

Kryeministri Albin Kurti dje bëri të ditur se vlera e re e koeficientit të pagave do jetë 105 euro.

Ai tha se në janar të vitit 2024 pritet të jetë 110 euro.

- Advertisement -

“Vlera e koeficientit për këtë vit është 105. Ndërsa në janar të vitit 2024 sipas përllogaritjes së Ministrisë së Financave ai do të jetë 110″, tha Kurti.

“Me këtë ndryshim plotësim të Ligjit të Buxhetit i hapet rrugë sistemit të ri të pagave në Republikën e Kosovës prej këtij muaji. Me këtë sistem të ri dhe këto vlera të kompensimeve, ne kemi synuar dhe mbërritur disa objektiva bazë: barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetjes solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë”.

“E reja e këtij sistemi përveç vlerave në klasifikimin e kategorive tek zyrtarët publikë, është se për çdo vit do të shqyrtohen mundësitë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficientëve sipas atyre mundësive. Pas kësaj nuk do të ketë më stagnim të pagave për zyrtarët pafundësisht”, ka thënë Kurti ndër të tjera.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë

Mësuesit shqiptarë janë ndër më të keqpaguarit në Europë, me pagat që janë dukshëm...

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...