E diel, 19 Janar, 2025

Nga Imer Tifeku: Pse mësimdhënësit nuk duhet nënshtruar ‘testimit apo provimit me shkrim’

- Advertisement1-

Shkruan: Imer Tifeku ma.sc i Sociologjisë

Trysnia e madhe e viteve të fundit ndaj mësimdhënësve nga segmente të caktuara prej të cilave “kampione” është Këshilli i prindërve por edhe gjendja aktuale në sistemin arsimorë, kushtëzuan pozicionimim konsekuent të SBASHK-ut në mbrojtjen e interesave të anëtarësisë sindikale dhe zhvillimin e proceseve dialoguese me akterët kryesor social.
Të gjitha këto natyrisht patën efekte dhe impakt pozitiv.

- Advertisement -

Personalisht mendojë që “testimi apo provimi me shkrim” është jo vetëm i pa nevojshëm por edhe provokim serioz sepse mësimdhënësit në kontinentet përveç përgatitjes profesionale akademike janë pjesë aktive e trajnimeve në shërbim të ngritjes së performancës avancimit të procesit të mësimdhënies/ mësim-nxënies.

Prandaj Performanca mund të përcaktohet nga menaxhmenti i shkollave por edhe nga ana e inspektorëve arsimorë duke hospituar dhe vëzhguar direkt zhvillimin dhe realizimin e orës mësimore si forma më e natyrshme e vlerësimit dhe konstatimit faktik të performancës të secilit mësimdhënës veç e veç në të gjitha segmentet dhe parametrat nga të cilat pason licencimi apo vazhdimi i licencës konform ligjit për arsim.

Institucionet përkatëse duhet analizojnë edhe elementet dhe faktorët tjerë strukturor të procesit edukativo- arsimorë si:

● Gjendjen e infrastrukturës shkollore,

● Paisjen me mjete adekuate didaktike konkretizuar

● Panprogramet mësimore

- Advertisement -rrrrrrr

● Librat dhe literaturën etj

Mendoj kështu sepse nuk është vetëm mësimdhënësi elementi kryesorë por edhe shumë elemente tjera të lartë shënuara.

Po ashtu publiku dhe Institucionet duhet ta dinë se në Kosovën tonë ka ende shkolla në të cilat për mungesë të hapësirës shkollore procesi zhvillohet në tri ” ndrrime” kuptohet me orar të reduktuar!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...