Nga Hekuran Azemi: Roli i koordinatorit të cilësisë shkon përtej detyrave administrative



nder titull

- Advertisement5 -

Roli i koordinatorit të cilësisë shkon përtej detyrave administrative. Ai është koordinues i proceseve të vetëvlerësimit, nxit reflektimin profesional, promovon bashkëpunimin ndërmjet mësimdhënësve dhe mbështet udhëheqjen e shkollës në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve që ndikojnë në përmirësimin e performancës së institucionit.

- paragrafi 1 -

Sigurimi i cilësisë nuk arrihet vetëm përmes monitorimit, por mbi të gjitha përmes bashkëpunimit, mbështetjes profesionale, analizës së vazhdueshme të punës dhe gatishmërisë për të mësuar nga përvojat.

- Advertisement - M1

Pikërisht këtu qëndron vlera e koordinatorit të cilësisë: ai ndihmon që këto procese të jenë të organizuara, të vazhdueshme dhe të orientuara drejt rezultateve konkrete.

739470620 941223375290481 7136969756300143328 n

Sa më i vlerësueshëm të jet roli i koordinatorit të cilësisë në shkollë aq më të mëdha janë mundësitë që shkolla të zhvillojë një kulturë të cilësisë. Kur secili e kupton dhe e mbështet rolin e koordinatorit, proceset e përmirësimit bëhen më efektive, vendimmarrja mbështetet në analiza dhe dëshmi, ndërsa përfituesi më i madh mbetet gjithmonë nxënësi.

- Advertisement - m2

Prandaj, koordinatori i cilësisë është një faktor kyç në zhvillimin e shkollës moderne. Si pérfundim roli i koordinatorit té cilésisé në shkolla duhet të forcohet dhe ti kushtohet rëndësi sepse ai mundé të jet qelsi i suksesit té njé shkolle.

*Autori është Koordinator për Cilësi, në shkollën “Bafti Haxhiu”, në Viti

Shqip | English