Shkruan: Hamit Telaku
Ngritja e cilësisë do të realizohet kur të fillohet tē punohet me nder, me përgjegjësi dhe llogaridhënie, nga të gjithë akterët që e përbëjnë shkollën.
1. Do të arrihet cilêsia kur do të ketë bashkēpunim të mirëfilltē, bashkëkordinim dhe bashkëveprim;
2. Do të arrihet cilësia kur t’ju krijohen kushtet mësimdhënëve për punë dhe nxënësve për mësim;
3. Do të arrihet cilësia kur të depolitizohen shkollat, kur shkolla do ta ketë buxhetin e vet dhe kur menaxhmenti i shkollës funksionon mbi bazën e dijës, duke i zbatuar në përpikmëri Udhëzimet Administrative të dala nga MASHT;
4. Do të arrihet cilësia në shkolla kur çdo gjë do tē funksionon sipas akterëve, e jo sipas tekeve;
5. Do të arrihet cilësia më e madhe kur MASHT organizon kontrolla të vazhdueshme, përmes profesionistëve, të zgjedhur me kushte e kritere;
6. Do të arrihet cilësia kur këto kontrolla të jenë jo vetëm për mësimdhënësit, por edhe për udhëheqêsit arsimor;
7. Do të arrihet cilësia kur të ketë vlerësim të jashtëm për shkollën, për mësimdhënësit dhe për nxënësit…
8. Do të arrihet po ashtu cilësia kur do të kemi libra adekuate për klasa, konformë RNF – ve, RNL – ve, në mënyrë që nxënësit t’i arrijnë kompetencat e parapara;
9. Do të arrihet cilësia kur të gjithë dëshirojnë ta arrijnë cilësinë, përmes bashkëpunimit;
10. Në fund do të arrihet cilësia e garantuar kur secili identifikon përmes Vetëvlerësimit apo Fletëreflektimit, përparësitë/ zotësitë dhe mangësitë e tij/saj, në mënyrë që të përmirësohen më lehtë, përmes Zhvillimit Profesional me bazë në shkollë.
Këto janë disa nga problematikat që na e vështirēsojnë punën për arritjen e cilësisë, të cilat mendoj që duhet t’i përmirësojmë