KË DO TA VOTOJË KLASA E ARSIMIT?
Sot në çdo anavend të Kosovës gumëzhin zëri i kërkimit të votës për zgjedhjet e 28 dhjetotit. Vota, dihet, është vullneti i çdo qytetari veç e veç. Po klasa e arsimit kë do ta votojë?
Kjo Qeveri në ikje këtyre mësimdhënësve ua bëri shumë mëkate:
– Ua mohoi Kontratën Kolektive;
– Ua mohoi shujtën 2022-2025;
– Ua mohoi shpenzimet e udhëtimit;
– Ua mohoi pagesën 0.5% të përvojës së punës.
Kosova është vendi i vetëm ndër shtetet përreth po dhe në Evropë pa Kontratë Kolektive!
Me mohimin e kësaj Kontrate, na e mohoi edhe të drejtën juridike për t’i kërkuar të drejtat tona; me mohimin e shujtës, na e ka mohuar b u k ë n !
Për përvojën e punës nuk respektoi as vendimin e prerë të Gjykatës Kushtetuese?!
Athua sa u ka borxh kjo qeveri mësimdhënësve? Nëse llogarisim shujtën:
370 x 4 (vjet) =1480€ për individ;
1480 x 24000 të punësuar =35.520.000 €;
Po udhëtimi?
Po përvoja?
Diku rreth 2000€ për përson, kjo do të dalë rreth 48.000.000 € borxh! – Ku shkuan këto para?
Andaj shtrohet pyetja, nëse do ta votojmë ne këtë Qeveri, a do të shpallemi:
“Analfabetë funksionalë”?!
*Autori është mësimdhënës në Malishevë