Autore: Gjyle Musa
Mungesa e motivimit është një nga arsyet kryesor të rezultateve të ulëta të nxënësve në shkollë.
Në mjediset arsimore shpesh dëgjojme pyetje si:
- “Pse nxënësit nuk tregohen të vëmendshëm në mësim?”
- “Fëmiijët duket se e kanë humbur interesin për shkollën”
Pra një nga arsyet kryesore është motivimi,se nxënësit nuk janë të motivuar sa duhet dhe se rëndësia motivimit si process i përgjithshëm është mjaft i madh,ngase përmes tij fillon sjellja e më pas orjentohet drejt një qëllimi.
Ç’është motivimi?
Motivimi është një proces i përgjithshëm përmes të cilit fillon sjellja, e më pas orientohet drejtë një qëllimi.Psikologët që studiojnë motivimin janë përqëndruar në tri ҫështje kryesor:
- Çfarë është ajo që shkakton te një përson nxitje për të filluar një veprim?
- Çfarë e shtyen një përson drejtë një qëllimi të caktuar?
- Çfarë e bën një përson të ngulë këmbë në përpjekjet e tij për të arritur atë qëllim?
Shpjegimet kryesore të motivimit konvergjojnë në tri kategori:kognitive,bihejvioriste dhe humaniste.Secila prej këtyre kategorive e trajton motivimin nga këndvështrime të ndryshme.
Llojet e motivimit
“Motivimi është gjendja e të qenit i motivuar” (Stangle 2006)
Motivimi kryesorë:lindë me njeriun.Dëshirat dhe nevojat që stimulojnë motivimin kryesore janë ato për mbijetesë si p.sh:uria,etja,ajri,uji,gjumi,drita.
Motivimi dytësorë: është i lidhur me motivimin kryesor.Duke qenë se njeriu është qenie sociale,ky motivim zhvillohet edhe mësohet në kontakt me të tjerët si p.sh:nevoja për njohje,siguri etj
Motivimi i brendshëm
Motivim i brendshëm: do të thotë të mësuarit dhe punuarit sipas mënyrës vetjake.Nxënësit që janë të motivuar në mënyrë thelbësore mund të thonë gjëra si në vijim.”Mësimi i matematikës më mundëson të mendoj qartë.” “Ndihem mirë kur kam sukses në klasë”.
Motivimi i jashtëm
Motivimi i jashtëm ka të bëjë me tërheqjen në nje veprimtari me qëllim që të arrihen disa synime, të cilat shpërblehen, p.sh lëvdata nga prindërit dhe mësuesit mund të jenë lloje të stimulit të jashtëm. Faktorët e jashtëm që ndikojnë janë:shpërblimet, notat e mira, dënimet, dështimet. Në motivimin e jashtëm shembuj kryesor mund të përmendim vlerësimin dhe nxitjen.
Motivimi, si i brendshëm ashtu edhe i jashtëm, është një faktor kyç në suksesin e nxënësve në të gjitha fazat e arsimimit të tyre dhe mësuesit mund të luajnë një rol kryesor në ofrimin dhe inkurajimin e këtij motivimi tek nxënësit e tyre.
Sjelljet e mësuesit që rrisin motivimin tek nxënësit
Egzistojnë mënyra të ndryshme për të bërë një motivim pozitiv në drejtim të mësimdhënies dhe mësimnxënies nga ana e mësuesit.Disa nga mënyrat janë:
Entuziazmi:mendohet se entuziazmi shpreh rrezatim,dritë,shpresë,gëzim,motivim të cilat i duhen nxënësit për të ecur përpara
Angazhimi i mësuesit në punë është një nga mënyrat përr të arritur motivimin.Shqetësimi për fëmijët se si gjinden ata në kalsë do të demonstroj angazhimin e mësuesit në punë.
Reagimi i mësuesit kur jep vërejtje ka një ndikim të madh në motivimin e tyre,ndaj nëse mësuesi do që nxënësit të përmisohen,duhet të identifikojë pikat e forta në mënyrë që të dijë si ta këshilloj,të jetë i qartë dhe konstruktiv në lidhje me ndonjë dobësi të nxënësit,të ofroj mundësi se si nxënësi mund të përmisohet.
Mirëkuptimi:mësimdhënësi duhet të jetë mirëkuptues ndaj nxënësve të tij.Të jetë gjithmonë i hapur dhe tolerat me ta.
Vlerësimi i mësuesit është jo më pak i rëndësishëm se mënyrat e tjera.Mësuesi duhet të nxisë nxënësit të japin mendimin apo opinionin e tij lidhur me një temë apo diskutim që bëhet ne klasë duke i treguar që ato do të vlerësohen.
Ndikimi i motivimit mbi nxënësit
Kur nxënësit e fillojnë mësimin,ata sjellin me vete sjellje dhe forma të veҫanta.Të dyja këto ndikojnë mbi motivimin.Stimulimi i veprimtarive dhe ndjenjat e nxënësve rreth përvojës kanë ndikim të fuqishëm mbi motivimin.Në fund të mësimit, nëse nxënësit lihen me një ndjenjë besimi në kryerjen e detyrave apo nëse përpjekjet e tyre përforcohen në rrugë të tjera,ata do të jenë të motivuar për të kryer detyra të njëjta në të ardhmen.
Të nxënët në bashkëpunim dhe motivimi
Klasa është një mjedis dinamik që nxitë konkurimin dhe bashkëpunimin,dhe në të njejtën kohë këto dy elemente janë faktor me rëndësi në motivim dhe të nxënë.Klima që mbizotron në klasë duhet të jetë e ngrohtë dhe gjithëpërfshirëse.Të nxënit në bashkëpunim është një bashkësi metodash mësimore në të cilat nxënësit inkurajohen ose u kërkohet të punojnë së bashku në një detyrë mësimore,të ndihmojnë njëri-.tjetrin.
Rëndësia e motivimit
Rëndësia e motivimit nga ana e mësuesit në suksesin e nxënësit është mjaft e madhe sepse motivim është një lloj ҫelësi i suksesit dhe mësuesi/ja është ai/ajo i cili/e cila mund t’i hapë dyert për sukses.
Motivimi i nxënësve drejt një qëllimi të caktuar është një ndër detyrat kryesore të mësimdhënies dhe mungesa e tij është ndër arsyet kryesore të rezultateve të ulëta të nxënësve në shkolla.
Mësimdhënësi duhet të përdorë metoda,teknika dhe strategji për të motivuar nxënësit.
Motivimi nga ana e mësuesit rrit vetëvleësimin e nxënësve,andaj duhet praktikuar gjithsesi. Mësuesi duhet t’u krijoj nxënësve besimin në vetën e tyre,t’i bind ata se mund t’a dalin mbanë dhe se secili prej tyre pavarësisht vështirësive,me punë dhe përkushtim,mund të arrinë vizionin apo qëllimin e tyre.
Motivimi i nxënësve nga ana e mësuesit ka një rëndësi të veҫant.Duke qenë i motivuar dhe i stimuluar ,qoftë me fjalë të mira apo edhe me ndonjë formë tjetër motivuese për mësim,nxënësi është më i vullnetshëm për kryerjen e veprimtarive të ndryshme në procesin edukativo-arsimor brena hapsirës në klasë,por edhe jasht saj.
(Albanian Kids Education)