E premte, 20 Shtator, 2024

Nga Gjyle Musa: Politika dhe pedagogjia, raporti dhe ndikimi reciprok i tyre

- Advertisement1-

 

I. Konceptet themelore

Pedagogjia:është shkencë që merret me parimet dhe metodat, sipas të të cilave zhvillohet procesi edukativo-arsimor, përkatësisht është shkencë që merret me edukimin dhe arsimimin në planin më të gjerë në institucionet arsimore, sportive etj., si dhe me modat që përdoren për këtë qëllim (Murati, 2004). Pra, pedagogjia është arti dhe shkenca e të nxënit dhe në të gjitha situatat e mësimdhënies dhe të nxënit, qofshin fëmijë apo të rritur, marrëdhënia mes mësuesve dhe nxënësve quhet pedagogji.

- Advertisement -

Parimet thelbësore të Pedagogjisë janë të ngulitura në perspektivat teorike të të mësuarit dhe mund të kontekstualizohet nga çdo institucion që siguron përdorimin e strategjive bashkëkohore mësimore për të mësuarit të zgjeruar (Lubna Ansari Baig, Syeda Kauser Ali, Shaur Sarfaraz, 2022). Ekziston një ndryshim i veçantë midis termave arsim dhe pedagogji. E para i referohet veprimit të edukimit dhe e dyta disiplinës që merret me faktin edukativ. Edukimi është një veprimtari praktike, pedagogjia është një veprimtari teorike që studion fakte edukative.

Politika: Ka një mori përkufizimesh dhe shpjegimesh të fjalës “politikë”. Në shumë vende përshkruhet si arti ose shkenca e qeverisjes që merret me drejtimin ose ndikimin e politikave ose veprimeve dhe praktikave të fitimit dhe mbajtjes së kontrollit mbi një qeveri, më konkretisht, është kompleksi i përgjithshëm i marrëdhënieve midis njerëzve që jetojnë në një shoqëri dhe sjellja e tyre në një fushë të caktuar të përvojës (Lubna Ansari Baig, Syeda Kauser Ali, Shaur Sarfaraz, 2022). Politika në greqisht do të thotë “çështjet e qyteteve” është procesi i marrjes së vendimeve që zbatohen për anëtarët e një grupi. Ai i referohet arritjes dhe ushtrimit të pozitave të qeverisjes dhe është studimi ose praktika e shpërndarjes së pushtetit dhe burimeve brenda një komuniteti të caktuar (Rose, 2018). Politika, e konceptuar si një formë e ushtrimit të pushtetit, përfshin zgjedhje dhe angazhon vlera, “ajo është ndërtuar gjithmonë nga zgjedhjet: zgjedhja e objektivave, strategjive, mjeteve (njerëzore dhe financiare)” (Beillerot, J., Colette, S., 2003). Por, në politikë, asnjë pedagogji, sado e suksesshme të imagjinohet, nuk mund ta kapërcejë kundërshtimin dhe tensionin. Sepse ato janë të natyrshme në pluralitetin e projekteve dhe konkurrencën e tyre. (Right, 2018).

Pra, sa i përket raportit dhe ndikimit që kanë pedagogjia dhe politika, mund të themi se ndërlidhja e këtyre dy koncepteve mes vete është reciproke dhe e varur nga njëra tjetra ku, pedagogjia duke përvetësuar në vete parimet dhe metodat e saj për të udhëhequr një institucion arsimor njëkohësisht politika duhet të përmbajë një art dhe shkencë që të depërtoj mbi individët e shoqërisë të atyre institucioneve apo gjithë vendit.

II. Raporti i Politikës dhe Pedagogjisë

Dy deklaratat e fundit rruga politike pasqyrohet vetëm mbi të mësuarit dhe jo në përgatitjen e drejtpërdrejtë të studentëve që të jenë politikë. Megjithatë, po zbulojmë se mësimi i thellë pedagogjik (Angazho botën, Ndrysho botën) i bën ata në mënyrë të parashikueshme më të ndjeshme ndaj mjediseve të tyre, në nivel lokal dhe global (Fullan, 2019).

Një përgatitje e tërthortë politike na bënë të përgatitemi për një të ardhme vizionare por pa qenë në dijeni se ne faktikisht jemi në përgatitje e sipër për qëllimin e synuar politikisht nga institucioni, andaj rruga politike mund të themi se përmbanë në vete një qëllim të qartë, pa qenë vetë studentët në dijeni për të. Pra, të mësojmë thellë pedagogjinë në atë mënyrë që në të ardhmen të jemi në gjendje të krijojmë vetë politikën tonë.

Efektet e politikës indirekte janë të shumta dhe përfshijnë përfitimet e angazhimit vullnetar në qeverinë e shkollave, klubet, sportet dhe gazetat shkollore, këto arena u ofrojnë të rinjve një praktikë të hershme për politikën, ku ata mund të ushtrojnë udhëheqje, të zhvillojnë aftësi qytetare të bashkëpunimit dhe negocimit, dhe fitojnë aftësi burokratike dhe organizative të dobishme për veprimtarinë politike (Dane, 2022). Megjithatë, ky fakt nuk duhet të fshehë faktin se veprimet konkrete profesionale të atyre që quhen “politikanë” dhe “pedagogë” nuk shterohen asnjëherë në të qenët politikë apo pedagogji, nga ana tjetër, vështirë se ka ndonjë veprim social që nuk është i rëndësishëm, politikisht dhe arsimor.

- Advertisement -rrrrrrr

Pedagogjia është dhe ka qenë gjithmonë politike (Beadle, 2016). Teoria e një veprimi politik është pedagogjia, të përgatitesh teorikisht për një veprim të synuar do të thotë që fillimisht të jesh petagog i një politike që synohet të praktikohet. Pedagogjia ka nevojë për një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me njohuritë për politikën dhe funksioni i politikës është funksioni i duhur për edukimin e së ardhmes së vendit. Nëse themeli i politikës ka raport me pedagogjinë atëherë implementimi i politikës gjatë udhëheqjes së politikave arsimore do të ketë një ndikim reciprok nga i cili do të praktikohet një udhëheqje e mënyrës më të mirë të mundshme.

Udhëheqja e institucioneve arsimore përmbanë në vete një udhëheqje politike ku trekëndësi i Maslloëit në ndërlidhjen e Politikës dhe Pedagogjisë mund të themi se në maje të tij gjendet politika dhe më poshtë rrjetëzohet në pedagogjinë. Ndjeshmëria dhe veprimi politik janë një nënprodukt natyror i “angazhimit të botës, ndryshimit të botës”, pra, sa më e fortë të jetë baza pedagogjike, aq më efektive është rruga politike nëse zgjidhet kjo e fundit. Në këtë kontekst, puna jonë për të mësuarit e thellë është kritike për një të ardhme më të informuar dhe demokratike në trajtimin e mosrespektimit në rritje për provat (Fullan, 2019).

Ky ripozicionim ka të bëjë si me praktikat politike ashtu edhe ato kulturore që mishërojnë parimet e pedagogjisë por që gjithashtu ka gjeneruar një grup të madh studimesh dhe teorie, kritike që kanë çuar në një ristrukturim themelor të roleve të kërkimit dhe të studimit (Michael W. Apple, Wayne Au, 2009). Në këtë rast sipas (Fullan, 2019), kombinimi i të mësuarit të thellë (rruga pedagogjike) dhe veprimit politik (rruga politike) mund të rezultojë të jetë forca më e fortë që kemi parë ndonjëherë në kauzën e drejtësisë sociale dhe arsimit me cilësi të lartë thelbësore për pjesën tjetër të shekullit të 21-të.

Përpjekjet për të përcaktuar raportin midis politikës dhe pedagogjisë përballen me dy vështirësi plotësuese, dhe nga njëra anë përballja me detyrën e një demarkacioni kuptimplotë, të frytshëm dhe mjaftueshëm të mprehtë dhe nga ana tjetër përballja me problemin e vendosjes së drejtësisë ndaj ndërvarësisë së asaj që është jo vetëm mendërisht e ndryshme, por edhe ajo që është praktikisht, organizative dhe institucionalisht e ndarë. Kuptim i paqartë i marrëdhënies midis politikës.

 III.Ndikimi reciprok i Politikës dhe Pedagogjisë

Rruga pedagogjike është e shtruar me “angazhimin (të mësuarit) rreth botës” dhe “ndryshimin e saj për më mirë”. Efikasiteti pedagogjik nuk është i mjaftueshëm për të gjitha ndryshimet në jetën e nxënësve, sigurisht që do t’i ndihmojë ata të jenë të përgatitur më shumë, dhe shumë prej tyre do të marrin aspekte të përmirësimit shoqëror pasi t’a mbarojnë shkollimin, por nuk do të jetë e mjaftueshme për të ndryshuar politikën e institucioneve arsimore. Lidhur me këtë duhet të bëhen edhe në shumë angazhime mbi ndryshimet e institucioneve arsimore.

Ndryshimi arsimor produktiv, në thelbin e vet nuk është aftësia për të zbatuar politikën më të fundit, por përkundrazi, aftësia për të mbijetuar kthesat e papritura të ndryshimit të planifikuara dhe paplanifikuara ndërkohë që ndryshon dhe zhvillohesh (Fullan, 2011). Ajo që po shfaqet tani është mundësia që zgjuarsia pedagogjike dhe veprimi politik mund të krijojnë një kombinim befasues si një forcë për ndryshim (DeWitt, 2019).

Aftësia për të kombinuar pedagogjinë me politikën është një nga cilësitë thelbësore e një lideri apo udhëheqësi. Të qenurit në pozitën e një udhëheqësi do të thotë të mbash marrëdhënie reciproke me gjërat që institucioni që ai udhëheqë ka një interes për të depërtuar drejt vizionit dhe misionit të udhëheqësisë së tij. Por sipas (Beadle, 2016), veprimet politike kanë pasoja politike dhe pyetja se cilat mund të jenë ato (edhe në momentin kur është e dukshme për të verbrit) mbetet e justifikueshme.

Veprimet politike janë vizionare dhe jashtëzakonisht të gjera që përfshijnë vendimet për një vend të tërë, apo për një shtet, andaj kur misioni është i qartë për pikën ku synon politika të mbërrijë, jo gjitmonë sfidat gjatë rrugës kalohen me ndërgjegjësi, prandaj ka raste kur disa gjëra gjatë misionit edhe preken në fusha të ndryshme., ashti si implementimi i kurrikulës në arsim dhe testi PISA.

Implementimin e kurrikulës në arsim, gjë të cilën fusha e pedagogjisë mundohet t’a menaxhoj në atë mënyrë që të gjithë mësimdhënësit të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi gjatë implementimit të saj, për të vazhduar më tej në arritjen e fushave dhe kompetencave nga nxënësit, në anën tjetër politika ka qëllim që me çdo kusht të arrihet implementimi i kurrikulës në nivel të duhur, duke i lënë në këtë rast përgjegjësi fushës së pedagogjisë për sfidat gjatë rrugëtimit të saj. Politikës i intereson qëllimi ndërsa pedagogjia merret me problemet gjatë rrugëtimit të një misoni.

Testi PISA, studimi më i madh ndërkombëtar në botë për arsim, programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, është një shembull tjetër i raportit dhe ndikimit reciprok në mes politikës dhe pedagogjisë. Sipas (Zhivkoviq, 2013), mësimdhënësit pritej t’i përgatisnin nxënësit për teste të standardizuara dhe roli i tyre në zhvillimin e kurrikulës u bë gjithnjë e më i ngushtë, shkollat ​​ishin të përkushtuara për të arritur përparim të caktuar vjetor në arritjet e nxënësve me arsim cilësor në krye të programit të tyre. Në fund të kësaj periudhe, me zhvillimin e lëvizjes për standardizimin e arsimit, politikanët kuptojnë se nuk mund të merren më vetëm me problemet e strukturës së sistemit arsimor, financimin, menaxhimin dhe planifikimin e tij, por se duhet të ndërhyjnë në klasë, për të rritur efektivitetin e mësimdhënies, me studime ndërkombëtare të tendencave, problemeve dhe sfidave me të cilat përballet kërkimi arsimor. Në këtë rast në bazë të rezultateve të testit ndërkombëtarë politika arsimore kuptoi se duhet një bashkëpunim edhe më I thellë politko-pedagogjik me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsim dhe investimi politik në këtë rast duhet të jetë në ngritjen e cilësisë në arsim dhe e gjithë kjo arrihet me fuqinë politike të përdorur mbi pedagogjinë, cilësisë arsimore.

Fuqia e politikës duhet të përdoret pozitivisht dhe jo si një nocion negativ (Lubna Ansari Baig, Syeda Kauser Ali, Shaur Sarfaraz, 2022). Nuk do të thotë që bashkëpunimi me pedagogjinë i largonë të gjitha përgjegjësitë politikës, në bazë të misionit që politika përvetëson, ajo dhe mbanë përgjegjësitë e veta, por, që në shumicën e rasteve pedagogjia i rregullon ato, por jo nëse politika ka një nocion negativ, gjë e cila nuk mund të ndodhë.

Misionet e politikës në bashkëpunim me pedagogjinë për arsimin e vendit, janë gjithmonë reciproke. Reciprociteti i pedagogjisë me politikën është i pashmangshëm. Një mision politik zhvillohet në raport me pedagogjinë dhe rezultatet që raporton kjo e fundit, janë e ardhmja e vendit me mision politik. Pra, çdo mision shtetror politik, zabtohen nga pedagogjia, pra arsimi, në mënyrë që në një të ardhme të ngritet e arsimimi i vendit, duke u realizuar vizioni dhe misioni shtetëror. I gjithë ky reciprocitet, i politikës dhe pedagogjisë, është një varg zingjiror i cili nësë vetëm një hallkë zingjirore shkëputet, atëherë të gjitha hallkat do të shkëputen një nga një dhe një lidhje e tillë në çdo moment do të dështoj.

Që të ekzistoj një reciprocitet i fortë politik dhe pedagogjik, atëherë duhet që të ketë një bashkëpunim aq të fortë sa të krijohet ideja e bashkëpunimit nga brendësia e tyre. E gjithë kjo vjenë si bazë se, në qoftëse ka një rregull bazë të ndryshimit në kushtet njerëzore, ai është se nuk mund t’i detyrosh njerëzit të ndryshojnë, nuk mund t’i detyrosh ata të mendojnë ndryshe (Fullan, 2011). Ka vetëm një mënyrë për ta shtyrë dikë të bëjë diçka, e kjo arrihet duke nxitur tjetrin të dojë vetë ta bëjë atë gjë (Dale, 2018). Pra, jo të urdhërosh që të veprojnë ndryshe por t’i nxisësh të veprojnë me vetë dëshirën e tyre. Në këtë rast politika duhet të përdorë një udhëheqje të atillë që të ndikoj mbi pedagogjinë duke i bërë institucionet arsimore të veprojnë në bazë të misionit por që ai veprim të krijohet nga brendësia e tyre, pra të kërkojnë vetë ata një ndryshim të tillë.

Problemet janë miqtë tanë, ato janë të pashmangshme, por ana pozitive e tyre është që nuk mund të mësosh ose të jesh i suksesshëm pa gabime (Fullan, 2011). Në çdo misiom përpilohet plani strategjik në të cilin përshkruhen cdo mundësi e mundshme të rrugëtimit të tij. Në planin strategjik gjithashtu tregohen edhe rreziqet nëpër të cilat mund të kalojnë, në këtë rast edhe ministria e arsimit edhe ajo e udhëhqësisë shtetërore janë të përgatitur për to ngase nuk ka ndryshim pa rreziqë, por qëllimi është se si do i menagjosh ato gjatë rrugëtimit. Të kalosh nëpër probleme apo sfida, do të thotë se vërtetë po ndodhë një ndryshim, problem do të ishte nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim gjatë rrugëtimit, atëherë nuk është duke ndodhur ndonjë ndryshim.

Elementët e paktë të reflektimit që pasojnë gjatë rrugëtimit të ndryshimeve, nuk kanë asnjë pretendim tjetër veçse të vënë në dyshim reciprocitetin në mes pedagogjisë dhe politikës për të nxjerrë në pah diçka nga lidhja e tyre origjinale (M.-C. Blais, M. Gauchet, D. Ottavi, 2002). Por është mbi të gjitha bashkëpunimi dhe ndikimi reciprok mes tyre që na bënë të kuptojmë se raporti i tyre është i varur nga njëra tjetra duke mos na vënë në dyshim asnjëherë, një çështje jashtëzakonisht politike.

Bibliography

Beadle, P. (2016, Prill 8). Pedagogy is political. Retrieved from PhilBeadle: https://philbeadle.com/Pedagogy-is-political/14/

Beillerot, J., Colette, S. (2003). Politikat e arsimit dhe trajnimit. 160-202.

Dale, C. (2018). Becoming an Effective Leader . Manjul Publishing House.

Dane, K. (2022). Owlgen. Retrieved from https://www.owlgen.in/what-is-the-relationship-between-education-and-politics/

DeWitt, P. (2019, Prill 25 ). MIchaelFullan.ca. Retrieved from https://michaelfullan.ca/why-pedagogy-and-politics-must-partner/?fbclid=IwAR0OWveH_UuvfjgANRt-4k5Bb3PuI8F4StIMAIgnQJKvJ8H32r3N9Xtyoow

Fullan, M. (2011). Change Leader: Learning to Do What Matters the Most. ossey Bass Books.

Fullan, M. (2011). Change Leader: Learning to Do What Matters the Most (First ed.). United States of America: Jossey Bass Books.

Fullan, M. (2019, Prill 22). Why Pedagogy and Politics Must Partner. Retrieved from Education Week: https://www.edweek.org/education/opinion-why-pedagogy-and-politics-must-partner/2019/04?fbclid=IwAR3d3ImINe359UiaIoD27oYSYnXrKxFxhbA_NztBG7yf-8x7Gofqxlb5454

Lubna Ansari Baig, Syeda Kauser Ali, Shaur Sarfaraz. (2022, Jul-Agust). Role of Politics, Guilds and Pedagogy in defining Policies in Medical Education: The Pakistan Scenario. Retrieved from National Libraryof Medicine: https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC9378366/

M.-C. Blais, M. Gauchet, D. Ottavi. (2002). Për një filozofi politike të edukimit. Paris : Bayard.

M.Montessori. (2003). Fëmija. Paris: Desclée de Brouwer,.

Michael W. Apple, Wayne Au. (2009, Janar). Politics, Theory, and Reality in Critical Pedagogy. Retrieved from Research Gate: https://www.researchgate.net/publication/226411834_Politics_Theory_and_Reality_in_Critical_Pedagogy?fbclid=IwAR0b2RnapQcVruXYqaEdTKViZZOKp2U9XRrFXKdXRCyHxIDRnZqCHpe2a4I

Murati, X. (2004). Pedagogjia e përgjithshme. Shkup: Logos.

Right, R.-P. (2018, Nëntor 23 ). Les ENCHOS. Retrieved from https://www.lesechos.fr/idees-debats/editos-analyses/la-pedagogie-politique-illusoire-et-indispensable-149817?fbclid=IwAR13qIUE3M4YclLlDbYaAT-GieSqIzjzzgmhhSR1-j5R4mhxDiTVrQJlW3k

Rose, M. (2018, Shkurt 24). OursPolitic. Retrieved from https://ourpolitics.net/what-is-politics/

Stephen G. Hartlaub, Frank A. Lancaster. (2008). Karakteristikat e Mësuesit dhe Pedagogjia në Shkenca Politike. Journal of Political Science Education. doi:10.1080/15512160802413741

Tracy, B. (2014 ). Leadership . New York : AMACOM.

Zhivkoviq, N. V. (2013, Qershor). Departamenti i Pedagogjisë dhe Andragogjisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Beogradit. doi:DOI: 10.2298/ZIPI1301007V

Prof.Dr. Rabije Murati                                                                                        Studentja: Gjyle Musa

 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....