E premte, 22 Nëntor, 2024

Nga Gjeniu i Vogël, Kënga Magjike te videoklipet: Njihuni me 17-vjeçaren që premton shumë

- Advertisement1-

Diçka më shumë se një dekadë më parë, Amela Agastra nisi rrugëtimin drejt muzikës, fillimisht përmes një kursi për kanto.

Lidhja me muzikën ishte e fortë që në moshë të hershme, prandaj edhe Amela, sot 17 vjeçe, nisi kohë më parë edhe një kurs për piano, ku profesori i parë ishte mjeshtri Robert Radoja.

- Advertisement -

I gjithë angazhimi i vazhdueshëm në muzikë ndikoi që këngëtarja të ishte pjesë e spektakteleve të këndimit.

Kontaktin e parë me një skenë të mirëfilltë, Amela e pati në vitin 2014 te “Gjeniu i Vogël”. Po kështu, mori pjesë në Junior Eurovision Song Contest dy herë, fillimisht me këngën “Kurrë mos thuaj jo” (2015) dhe “Dance Up” (2017).

Një moment i rëndësishëm në karrierën e saj është padyshim pjesëmarrja te “Kënga Magjike 2018”, me baladën “Më lër”, një këngë e punuar nga Darko Dimitrov me tekst të Fifit. Ndonëse jo fort e njohur, Amela tërhoqi vëmendjen në gjysmë-finale dhe jo vetëm për zërin, por edhe për paraqitjen e saj.

“Amela Agastra mblodhi flokët dhe la veshjen të shkëlqente. Një krijim i bardhë asimetrik, me pelerinë të dyfishtë, vendosur mbi pantallona të gjera i zgjaste figurën Amelës dhe kishte shumë prezencë në skenë,” shkroi Anabel.al në artikullin “Të veshurit më mirë në natën e parë të ‘Këngës Magjike’”.

Tani duket se rrugëtimi i Amelës në muzikë ka marrë një tjetër drejtim, pasi 17-vjeçarja ka publikuar videoklipin e këngës “I Won’t Let You Down”. Producentët e këngës janë suedezë, Alexander Almqvist dhe Johan Randen.

“Kitarja në fillim përshkruan melodinë e shpirtit tim”, “Zëri yt më ngjason me atë të Dua Lipës”, “Nuk e kam dëgjuar ende këngën, por ishe te playlistat gjermane”, “Sapo fitove një fans” janë disa prej komenteve te klipi i “I Won’t Let You Down”.

- Advertisement -rrrrrrr

“Fillimisht kur më dërguan këngën ishte e shkruar në gjuhën angleze. Sa e dëgjova, do doja të ishte kënga ime. Ditën tjetër preva biletën për në Suedi ku regjistruam këngën dhe për arsye kohe nuk kishim mundësi përkthimin në gjuhën shqipe,” tha Amela në një intervistë për Koha.

Në klip, Amela shfaqet me disa veshje vezulluese të punuara nga Joni Peçi, ndërkohë që për koreografinë është kujdesur balerina dhe koreografja e njohur, Odeta Dishnica.

Përpos muzikës, një tjetër pasion i saj është modelingu dhe pa frikë mund të konsiderohet si modelja e preferuar e Joni Pecit.

Duke qenë se për momentin Amela jeton mes Shqipërisë dhe Anglisë, nuk e përjashton mundësinë për një karrierë ndërkombëtare, por “është një ëndërr e cila po përpunohet”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...