Nga Florent Selca: Shkollat pa kapacitete t’i nxisin të rinjtë për një botë të orientuar kah dituria

- Advertisement5 -

Brezi që po ngec në rrjedhën e kohës moderne është padyshim kjo e ashtuquajtura gjenerata Z.

- paragrafi 1 -

Ne si prindër po dështojmë të nxisim një brez që na tejkalon aftësitë tona. Prindërimi skajshmërisht liberal po krijon, paradoksalisht, një brez dembel dhe të padenjë për t’i avancuar idetë progresive në kontinuitetin e kohës moderne.

- Advertisement - M1

Forma e “peshkut në tigan” zbeh motivin për ta mësuar mënyrën e peshkimit. Gjithçka e servuar deri në detaje mbush tryezën plot, duke vështirësuar dëshirën për ndonjë ndryshim.

Luksi i manifestuar në format nga më të ndryshmet po determinon një sjellje egoiste, ku aparati zëvendëson njeriun, ku emocioni sforcohet në ngerdhuzjen e dhëmbëve karshi dështimit ose suksesit në lojërat virtuale.

Shkollat nuk po kanë kapacitete t’i nxisin të rinjtë për një botë të orientuar kah dashuria dhe dituria, sepse aty ku mungon ideja dhe idealja, natyrisht që rrezikohet nga komercialja që ta imponon shundin dhe kiçin si vlerë.

- Advertisement - m2

E modeli i mësuesit nuk është ai që duhet ndjekur, kur përballesh me varfërinë materiale të mësuesit tënd të zhytur në kredi, e kur i shton këtu asistencën e mësuesit virtual – ChatGPT, roli dhe influenca e mësimdhënësit minimizohet deri në shpërfillje.

Tani lapsi magjik i filmit të animuar të Haroldit po duket se është bërë realitet, aty ku CHATI t’i zgjidh detyrat e matematikës e deri tek eseja në Edukatën Qytetare.

Tani mësuesi lexon dhe korrigjon detyrat që në shumicën e rasteve i ka bërë një inteligjencë artificiale.

Fajtori nuk është jetim kësaj radhe. Ne bëmë revolucion teknologjik, që natyrisht është hap pozitiv, por nuk menduam anën tjetër të medaljes. Neglizhuam efektet anësore të kësaj arritjeje, që për rrjedhojë po na sjell një brez në shumicë të dominuar nga mungesa e fantazisë dhe dëshirës për të ndryshuar.

Efekti zinxhiror pritet të vazhdojë: aty ku ky brez nuk arriti ta tejkalojë brezin e prindërve të tyre, si mund të presësh që nga ky brez “dembelësh” (në shumicën prej tyre) të dalë një gjeneratë më e avancuar?