E shtunë, 18 Janar, 2025

Nga Florent Selca: PISA dhe politika

- Advertisement1-

Kosova si shtet dhe si shoqëri, po has në shumë vështirësi dhe kjo jo për një, por për shumë arsye.

Po t’i kqyrim renditjet e Kosovës në pothuajse në secilin sektor, ne jemi aty diku ka fundi.

- Advertisement -

Në vazhdën e këtyre renditjeve edhe arsimi nuk bën përjashtim. Me ekonomi renditemi ka fundi, me kujdes shëndetësor po ashtu, në sport njësoj, atëherë pse po na befason arsimi?

Nuk mund të renditemi aty ku na ka enda, pa qenë arsimi prioritet i asnjë qeverie. Që nga paslufta, arsimi nuk është vendosur në tentakulat prioritare të asnjë lloj pushteti.

Po kalojnë gati dy dekada e gjysmë që ne po eksprimentojmë me nxënësit dhe mësuesit tanë.

Reforma të Bolonjës, reforma të Helsinkit e lloj-lloj paqavuresh që po i imponojmë në institucionet tona arsimore, po na rezultojnë me një rezultat dekurajues në testimet ndërkombëtare siç është edhe ky i PISAS me bazë në Irlandë.

Me nxënës që po rriten në familje të cilat nuk shohin perspektivë në Kosovë, por janë në pritje të një vize për t’u larguar nga Kosova, nuk mund të presësh rezultate kurajuese. Me nxënës 15 vjeçar që dekurajohen nga prindërit për të jetuar aty ku kanë lindur, nuk mund të gjesh kurajo për të mësuar.

E fatkeqësinë më të madhe arsimit, ia kanë shkaktuar pushtetet komunale. Kompetencat e komunave për t’i përzgjedhur drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit së bashku me atafin tjetër pedagogjik dhe administrativ, e kanë konvertuar këtë proces në PURO POLITIK.

- Advertisement -rrrrrrr

Secili udhëheqës komune, i ka parë shkollat si karrem për mbledhje të votave, duke injoruar fatin e nxënësve tanë. Me qëllim të përfitimit në vota, atyre nuk iu ka bërë vonë për cilësinë në arsim. E rëndësishme për këtë soj udhëheqësish, është përfitimi personal dhe klanor. Këta lloj udhëheqësish, jo vetëm që kqyrin të rekrutojnë drejtor, mësimdhënës dhe staf tjetër, si ushtarë të bindur të xheneralit politik, por këta kqyrin të përfitojnë edhe në lënd djegëse-dru-naftë, madje deri tek shkumësat. JO, JO, nuk ka cilësi me politika injorante.

URGJENTISHT, komunat duhet të zhveshen nga kompetencat e rekrutimit të stafeve pedagogjike në shkollat tona. Nevojitet një centralizim i shpejtë i pushtetit në sektorin e arsimit.

Qeveria do duhej të ishte garantuese e një përzgjedhje adekuate të stafit menaxherial dhe pedagogjik.

Tekstet shkollore të lëndëve ekzakte të merren si model nga shtetet e përparuara të globit, kurse tekstet shoqërore të përgatiten nga ekspertë që nuk akuzohen për plagjiaturë dhe që e njohin mirë problematikën tonë si shoqëri. Autor i teksteve shkollore duhet të jetë një person që ka besueshmëri në titujt e tij shkencor, e jo vetëm sa për të përfituar një sasi të konsiderueshme të hollave.

Në shkolla do duhej të punonin mësimdhënës që da ta konsideronin punën e tyre si krenari e jo si një vend pune sa për ta përfituar një pagë mujore.

Shkollat do të duhej t’i përshtateshin mentalitetit shoqëror dhe të pretendojnë të ecin drejt atyre vlerave sublime që çdo popull i aspiron.

Testet në PISA, do të përmirësohen atëherë, kur shkolla do të identifikohet si tempulli i dijes e mësuesi si fanar i diturisë. Aty ku nxënësi i kupton të drejtat dhe përgjegjësitë e tij.

Pra, problemi është i madh dhe shkaku i këtyre problemeve është politika pa mend e udhëheqësve që kemi. Zgjidhja është shumë dimensionale, por që ka veç një drejtim-përmirësimin e cilësisë së arsimit në shkollat tona.

Duhet urgjentisht të rishikohet kjo pseudoreforma e kësaj dekadës se fundit. Urgjentisht të lehtësohet ana administrative e stërngarkuar për mësuesit, sepse kjo nuk ndikon asgjë në suksesin e nxënësve tonë. Të punohet në krijimin e hapësirave për mësim gjithë-ditor. Të harmonizohen tekstet shkollore me nevojat e kohës. Të punohet më shumë në ngritjen e vetëdijes kombëtare. Të motivohen mësuesit me paga dinjitoze së paku dyfishi i kësaj aktuale. Të punojmë për një EKO-QYTETARI aktive etj etj.

Shkollat duhet të jenë tempuj diturie e JO objekte ku gjejnë strehë militantët politik dhe të varfërit që me doemos kërkojnë një vend pune.

©AlbanianEducation.net– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...

Psikologia e shkollës “Dy Dëshmorët” në Sheremet të Gjakovës mban seancë grupore me nxënësit e klasës 8-të

Shkolla "Dy Dëshmorët" në fshatin Sheremet të Gjakovës ka njoftuar se psikologia e shkollës...