E martë, 26 Nëntor, 2024

Nga Florent Selca: Paga e një mësimdhënësi/e në Kosovë sot do duhej të ishte 850 euro

- Advertisement1-

Duke marrë shkas “rritjen ” e pagave në shumën 55 euro bruto, është e domosdoshme të dihen disa gjëra.

Në vitin 2020 të gjithë ne që kemi mbi pësëmbëdhjetë vite përvojë pune, jemi dëmtu me nga 22 euro minus, sepse pagesa për një vit përvojë punë nga viti parë deri në të pesëmbëdhjetin është zbritë nga 0.50 sa ishte, në 0.25 euro aktualisht.

- Advertisement -

Nga janari i 2020 deri në janarin e 2025 do ndodhte rritja 0.50 për të gjithë, kështu që kësaj 22-shes ia shtojmë edhe këtë 15-shen, që i bie 37 euro.

Sipas kësaj përllogaritje të thjeshtë i bie që edhe po të mos kishte asnjë lloj ndërhyrje, ne do përfitonim 37 euro plus. Në secilin variant rritjeje, do duhej mos të llogaritej kjo shumë (37e).

Kur llogaritet koha e pandemisë që solli një inflacion të paparë, pagat tona pësuan regres.

Secila qeveri në rajon dhe në Evropën Perëndimore morrën masa në mbrojtje nga inflacioni, duke ngritur pagat së paku në nivelin e inflacionit.

Tek ne nuk kishte ngritje në kulmin e krizës, por u miratua një ligj që në realitet zvogëloi hendekun e pagave, por nuk përmirësoi standardin e jetës.

Marrim shembull pagat në Shqipëri që aktualisht janë 950 euro.
Serbia 850.
Mali i Zi 900,
Maqedonia 750.

- Advertisement -rrrrrrr

Kosova në vitin 2019 kishte 2.3 miliardë euro, kurse në vitin 2025 parashikohet të jetë 3.6 miliardë. Kjo i bie që buxheti është shtuar për 56 %, ndërsa pagat për 35-40%.

Mos të harrojmë se kur Kosova kishte një miliardë euro buxhet, 400 MLN shkojshin për paga ose thënë ndryshe 40% e buxhetit të shtetit. Shuma tjetër prej 600 MLN mjaftonin për shpenzime tjera, madje edhe për rregullimin e infrastrukturës fizike në vend si shkolla, spitale e autostrada.

Sot qeveria e vendit shpenzon vetëm 28 % të buxhetit për paga dhe mëditje dhe ky 72% tjetër në vlerë mbi 2.5 miliardë nuk mjafton as për infrastrukturë fizike e as sociale.

Pagat do duhej së paku të rriteshin ekuivalent me rritjen e buxhetit, që i bie rritja të ishte së paku 56 përqind.

Në bazë të kësaj përllogaritje paga që në vitin 2019 ishte 460 euro, sot do të duhej të jetë së paku 710 euro neto nga një janari. Kjo rritje do ishte minimumi i asaj qo do duhej të ndodhte në një shtet që nuk është goditur nga inflacioni. Kur mirret parasysh inflacioni që ishte minimumi 20%, kësaj page prej 710 eurove do duhej ti shtohej edhe 20 % e inflacionit që në shifrat normale në minimumin e saj, paga e një mësuesi në Kosovë sot do duhej të ishte 850 euro NETO.

Manipulimet me shifra nga ana e pushtetit, sot janë skandaloze ku flasin për rritje deri në 70 përqind.

Kjo “rritje” nuk asocon me nevojat e mësimdhënësve tanë, prandaj nuk është adekuate dhe e pranueshme.

Ne si sindikatë duhet të jemi vigjilent dhe koshient karshi këtyre lojërave që qeveria po i implementon.

Veprimet sindikale për dialog social për gjetjen e një dakordance për Kontratën Kolektive dhe një pagë dinjitoze duhet të vazhdojë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

PREMTIMI: Rritje e pagave 200 euro që në javë të parë, mësim tërëditor e 80 çerdhe

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot në Vushtrri, programin e kësaj partie...

Në prag të 28 Nëntorit, LIRI iu dërgon dhurata nxënësve të klasës së parë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Pensionohet profesori Enver Veliu nga Rahoveci

Është pensionuar profesori Enver Veliu nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i DKA në Rahovec: Sot, 25...

Pensionohet mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha nga Fushë Kosova

Është pensionuar mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha, nga shkolla "Zejnel Salihu" në Bardh të Madh, shkruan...