E premte, 20 Shtator, 2024

Nga Florent Selca: Më shumë disiplinë, më pak probleme në shkolla

- Advertisement1-

Që nga paslufta, arsimi shqip në Kosovë po përballet me një mori alternativash kinse reformiste, për t’u përballur me sfidat dhe nevojat e kohës.

Në vazhdën e këtyre eksperimenteve kemi hasur në lloj-lloj idesh e alternativa, duke filluar nga eksperimentuesi ndërkombëtar i quajturi Daksner e deri tek këta “intelektualët” e ditëve tona.

- Advertisement -

Ndryshim kurrikulash, ndryshim tekstesh mësimore, ndryshim autorë tekstesh me plagjiaturë e me influenca e interpretime politike nga të gjitha anët. Pasojat tashmë veç po dihen!

Universitetet po na ofrojnë studime Bachelor, Master e Doktorata, të nivelit mediokër me përgatitje inferiore intelektuale, të cilat nuk korrespondojnë as me nivelin e një normalisti të dikurshëm.

Nxënësit po mundohemi t’i motivojmë me psikologë që janë ateruar në shkolla me parashuta të forcave politike, duke aluduar në atë se fëmijët kanë ekstremisht të drejta edhe për të ngritur dorën kundër mësimdhënësit.

Jemi përqendruar tek motivimi e jemi duke injoruar diciplinën. Motivimi është gjendje momentale, emocionale, e cila mund të reflektoi pozitivisht tek një nxënës, por është e pamundur të jesh i disponueshëm për ta motivuar një fëmijë-nxënës 24 orë, shtatë ditë në javë. Ta motivosh një nxënës, duhesh të përqendrohesh në stimuj të ndryshëm në momente po ashtu të ndryshme-kjo qasje është pothuajse surreale-e pamundshme. Prandaj duhet përqendruar tek diciplina më shumë se sa tek motivimi. Nuk po them që të injorohet stimulimi-motivimi, por përqendrimi bazë duhet të jetë tek diciplina.

Nxënësit tonë, kanë nevojë të mësohen me rregullat e jetës që e ka për detyrë t’ua mësoi shkolla. Ledhatimet dhe përkëdhelitë, nuk po na ofrojnë një nxënës dinjitoz , përkundrazi këto po na krijojnë një fëmijë arrogant, që s’dinë çka është mirësjellja. Gabimet e shumta të një nxënësi, mbesin vetëm në kujtesën e lënduar të mësimdhënësit, por assesi në ndërgjegjen e fëmijës apo të prindit të tij.

Nxënësi ka nevojë të kuptoi se është nxënës në një institucion me plot rregulla të cilat nëse nuk zbatohen ka ndëshkime dhe pasoja pedagogjike.

- Advertisement -rrrrrrr

Tendenca për t’u përqendruar vetëm tek motivimi, po e zbehë kriterin e diciplinës në shkollat tona. Autoriteti i mësuesit po zbehet dita ditës në sytë e atyre që dikur na kqyrnin me plot zell dhe dashuri.

Mos ndëshkimi i nxënësit për gabimet e shumta të bëra në shkollë, po shërben si një motiv për të vazhduar me sjellje devijante aspak të denja për një fëmijë.

I numërojmë me gishta, rastet kur një fëmije i ndërrohet institucioni shkollor si pasojë e sjelljeve devijante në vazhdimësi. Llogaridhënia e prindërve karshi sjelljeve devijante të fëmijëve të tyre, është pothuajse minimale, me një dozë dorëzimi karshi egove patologjike që fëmiu i tyre manifeston.

Kontrolli prindëror, karshi diciplinës në familje, sot po i nënshtrohen kërkesave mediokre të fëmijëve të tyre, duke shkaktuar pashmangmërisht llastimin e fëmijës së tyre. Ky fëmijë i llastuar në familje, nuk denjon të dëgjoi për kontrollë dhe diciplinë në shkollë.
Terminologjitë si ankth, stres, depresion, janë memorizuar në mendjet e nxënësve tanë, duke u konvertuar në trendin e kësaj gjenerate, që i bën ata të ndihen “kull” me nocione të tilla. Nxënësit po i përdorin këto nocione: ankth, stres, depresion, si mbulesë të veprimeve të tyre agresive, mospërfillëse dhe krejtësisht devijante.

Njeriu nga natyra është ujk, siç thoshte dikur Hobsi. Kjo natyrë egoiste duhet të zbutet nga: familja, shkolla dhe shoqëria, të cilat kanë një përgjegjësi determinante të kësaj gjenerate.

Suksesi nuk mund të vije vetëm me motivimin e nxënësve, por edhe me diciplinën që do i drejtoi ata në binarët e drejtë, nga ku kanë devijuar këto dekadat e fundit.
Me këtë qasje injorante që po imponohet nga institucionet menaxheriale, figura e mësuesit po zbehet nga hijet e zeza të atyre që tash e njëzet vite po eksperimentojnë me shkollat tona.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...