Nga Florent Selca: Kurikula e re ka shtatë fusha, gjashtë shkallë

- Advertisement -

PLANET MËSIMORE

Kurikula e re, ka filluar të zbatohet nga 2014 në shkollat tona.

- Advertisement -

Ajo ka;

Shtatë Fusha,

Gjashtë shkallë,

- Advertisement -

Gjashtë kompetenca dhe pesëdhjetë nënkompetenca.

Një plan-program i bazuar në 69 elemente.

Secila nga këto fusha, shkallë, kompetenca dhe nënkompetenca, nuk ndikojnë aspak në mësimnxënie. Gjitha këto elemente, ndikojnë direkt në mësimdhënie, por aspak në efikasitetin e tij.

Rezultatet e të nxënit për kompetencën kryesore të fushës.

Rezultatet e të nxënit për shkallën e kurikulës. Kompetenca aq e kompetenca kaq; 3.1-6.4-2.7 etj etj, janë disa nga katrahurat e kësaj kurikule katrahureske.

Për çfarë kompetencash po flasim, kur mësuesin e keni zhveshur nga çdo lloj kompetence reale?!

Në cilat fusha po shtrihemi, ku gjithçka e keni bërë mish-mash?

E cilat shkallë po ngjisim, duke krijuar terminologji alienësh?

Dikur kishim plane njëmujore me këto elemente:

TEMA

NJËSIA MËSIMORE

METODAT MËSIMORE

MJETET MËSIMORE

FORMAT E PUNËS dhe

OBJEKTIVAT. Pra kishim gjashtë elemente në krahasim me sot që ky numër u shtua me 63 syresh.

Çka avansuam me këtë strukturë të re kurikulare?

Erdhi koha të reagojmë sa nuk është tepër vonë.

Sistemi ynë ka degraduar, sidomos këtë dekadën e fundit.

Më poshtë gjeni dy modele të planeve mujore, atë të sotmin dhe atë të para dhjetë viteve.