E diel, 23 Shkurt, 2025

Nga Florent Selca: Koeficient i varfërisë

- Advertisement1-

Saga e stërzgjatur e përllogaritjeve siç duket mori një epilog. 83 000 punonjës kanë kalkuluar me qindra herë këto vitet e fundit pagën e tyre bruto dhe neto.

U konvertuam pothuajse të gjithë në kontabilistë të vegjël, duke i bërë ekspertizën shumave buxhetore të vendit.

- Advertisement -

Gjatë kohës sa ne po bënim llogaritë tona, çmimet po fluturonin. Mielli, vaji, sheqeri, qumështi etj etj u dyfishuan e ne prapë me kalkulator në dorë.

Qeverisë ju duk i vogël zullumi dhe ndërmori hapin e radhës duke i dy apo trefishuar tatimet.

Shumëçka dyfishoi ky pushtet veçse të ardhurat tona ngelën aty ku ishin. Ne nuk na u shtua vlera e të ardhurave ashtu siç u shtua vlera e çmimeve nga lëndët bazë deri tek tatimet.

Madje ky lideri suprem, mburret se e ka shtu edhe vlerën e buxhetit. Por çfarë vlere kanë këto stilizime të kryeministrit, kur varfëria po rritet e shpresa për një jetë më të mirë po zvogëlohet!

Hajde bindi ti kryeministër të rinjtë tanë të jetojnë në Kosovë me këto të ardhura. Ku janë politikat sociale të përkrahjes së çifteve të reja për banim? A mos po mendon se me koeficientin përbuzës prej 105 eurosh një çift i sapomartuar do mund të sigurojnë banim të pavarur ?!

Aspak humane, krejtësisht ironike po rezultojnë këto politika që veçsa po e varfërojnë këtë popull.

- Advertisement -rrrrrrr

Ky koeficient na i zvogëloi pagat, krahasuar ato me vetëm një vit më parë. Ne nuk na u rritë fuqia blerëse, por na u rritën çmimet, u rritë kostoja dhe u zvogëluan mundësitë.

Tani vlera e koeficientit po dihet, ajo që mbetet enigmë është se deri kur do devalvoi jeta në këtë Kosovën tonë të poshtnume ndër shekuj.

(Albanian Kids Education)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....