Nga Florent Selca: Greva nuk është dëshirë, por imponim

- Advertisement -

Të jesh mësimdhënës nënkupton të ranguarit në hijarkinë e elitave intelektuale të vendit tënd. Të qenurit elitë intelektuale nuk nënkupton domosdoshmërinë e të ranguarit edhe në radhët e elitave ekonomike në shoqërinë tonë.

- paragrafi 1 -

Ne nuk po pretendojmë të jemi të përzgjedhurit elitar për paga të majme, ne thjesht po duam dinjitet për atë që jemi dhe për atë që përfaqsojmë.

- Advertisement -

Cili shtet normal i injoron mësuesit deri në përbuzje, saqë nuk denjon as të flas me ta?
Cilat politika janë aq mizore saqë imponojnë situata ku mësuesi shihet si përbindësh që vetëm kërkon e pothuajse asgjë nuk vepron?

Në cilin shtet tenderohen librat për nxënësit, me epiqendër përfitimin financiar dhe aspak atë cilësor?

A e dini ju qytetarë se paga e një mësuesi është 421 euro?

- Advertisement -

Ku mbeten shpenzimet e udhëtimit që tanimë janë dyfishuar? Shujtat ditore që janë trefishuar dhe asnjëherë as njëra as tjetra nuk na janë paguar.

Paga ime sot krahasuar me vitin e kaluar nuk i afrohet vlerës së 300 eurove.

“Më thuaj sa paguhesh, të them se sa vlen” – thotë një proverb.

Atëherë vlera ime si mësues qenka më e ulët se një telefon i mençur gjysëm i përdorur.
Për çfarë cilësie mund të flasim, kur shteti im nuk e ka në “hartë” çështjen e arsimit !
Na kërcënojnë me vlerësim, testim, na shantazhojnë me PISA, e çka s’po na bëjnë. Na sjellin drejtor me direktiva politike e pretendojnë menaxhim cilësor.

Sa kush i ka futur duart në sistemin tonë arsimor, sa që diamant të ishte arsimi, sa dora e ndyrë ka prekur aty, këtij diamanti domosdo që i ka humb shkëlqimi dhe si rrjedhojë edhe vlera.

Na keni vendosë epitetin e injorantit, na keni etiketuar si lypsarë, por ne e kemi kuptuar se dyert që po trokasin janë kyçur nga brenda në zymtësinë e mëkatit të injorancës.
SBASHKU ka pretenduar me dhjetëra herë t’i jap epilog problemeve tona, por po aq herë u injoruan nga njerëzit tonë të veshur me petkun e pushtetit.

Të injorojnë, të përbuzin e në fund të shantazhojnë duke u viktimizu kinse po dëmtohen nxënësit. Po ta kishin këta prioritet nxënësin tonë do t’ja lehtësonin jetën mësuesëve të tyre.

Ne nuk kemi bërë GREVË atëherë kur rrezikoheshim nga tytat e armikut. Se kemi largu lapsin nga dora edhe kur shuli i automatikut na ka qëndru lidhur për qafe. Me këpucë të shqyera e pa lek në xhep, ulur në gjunjë në shtëpitë-shkolla por nuk jemi dorëzuar.
Sot na erdhi dita që i madh e i vogël të qeshin me ne, të tallen me pagat dhe punën tonë.
Kush jeni ju xhanëm që na sollët në këtë deregje? Ne e dimë se kush jeni ju, por kemi filluar të dyshojmë në veten tonë, nga gjithë kjo përbuzje që po na bëni.

GREVA nuk është dëshirë, por IMPONIM.

A dini të kalkuloni o mendje djallëzore se pagat tona nuk janë për të jetuar, por për të mbijetuar. A e dini se në natyrë kafsha mbijeton e njeriu jeton? Apo mos ndoshta ne po na konsideroni kafshë që pretendoni t’na zbusni !

Nuk më pëlqen të flas me NE dhe ATA, por arsimi ynë është shumë i sëmurë, të intervenohet më herët sa gjendja nuk ka kalu në ” kimioterapi”.

Autori është mësimdhënës i shkollës fillore “DARDANIA” – Pejë