E hënë, 14 Tetor, 2024

Nga Florent Selca: Finlanda model fiktiv i shkollave tona

- Advertisement1-

Sa për ilustrim, sistemi ynë arsimor ka përzgjedhur si model njërin prej sistemeve më të avancuara arsimore në botë, siç është Sistemi Finlandez i Arsimit.

Së pari, Finlanda është pakrahasimisht shumë më e zhvilluar në secilën sferë të jetës përfshirë këtu edhe arsimin sesa vendi ynë.

- Advertisement -

Kushtet fiziko-sociale janë të një niveli tjetër krahasuar me ne.

Finlanda ka sistem arsimor të mirëfilltë që tre shekuj më parë, kurse ne jemi në dekadën e katërt.

Në Finlandë shkollimi nëntë vjeçar është i obligueshëm sikurse tek ne, po ashtu ky nivel shkollimi është falas ashtu si këtu.

Në Finlandë klasa e parë fillon në moshën shtatë vjeçare dhe shkollimi i obligueshëm ( klasa nëntë) përfundon kur nxënësi arrin moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Pra këtu hasim në dallime jo të vogla, pasiqë tek ne klasa e parë fillon në moshën gjashtë vjeçare dhe përfundon e nënta në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare.

Reformat bazuar në kurrikulën e dhjetë viteve më parë, mbetet një nga gabimet më të mëdha që “ekspertët” tonë kanë vendosur.

Stolisja e fletëve të planit mësimor me numra të kompetencave dhe nënkompetencave, shoqëruar me gjashtë shkallët dhe fushat e lëndëve mësimore, kanë komplikuar në maksimum një teori boshe që nuk mund të implementohet kurrsesi nga asnjë mësimdhënës.

- Advertisement -rrrrrrr

Kotësira të tilla, po e zhveshin mësuesin nga kompetenca kryesore që është liria e veprimit gjatë një viti shkollor.

Thjeshtësimi i plan-programeve mësimore dhe ndërlidhja e teorisë me praktikën, duhet të jenë prioritet emergjent i ekspertëve të arsimit.

Deri në vitin 2030, shumica e shkollave në vendet e zhvilluara do aplikojnë një mësim interaktiv që i përshtatet nevojave te kohës.

Ne si Kosovë, me shkolla pa internet efikas, pa librari elektronike, pa smart bord, e me shkumës e shpuza, me mësim permanent brenda katër mureve të klasës, nuk mund të jemi konkurent jo me Finlanden, por as me Filipinet.

Finlanda mbetet një model fiktiv për realitetin tonë, për sa kohë politika dhe injoranca i kanë futur rrenjët thellë në themelet e shkollave tona. Aty ku edhe brenda një sistemi përballesh me divergjenca mes shkollave.

Aty ku shkollat nëntë vjeçare kanë orën mësimore 45 minuta e klasat e dhjeta-njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta orën mësimore e kanë pesë minuta më pak, gjithsej katërdhjetë minuta. Aty ku fëmija i klasës së parë ka orën më të gjatë mësimore se ai që është në maturë dhe tetëmbdhjetë vjeçar. Diçka paradoksale, apo jo?

Fundja në një shoqëri ku dominon injoranca, nuk mund të presësh një arsim cilësor.

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Albert Kurtulaj: Shqetësuese përdorimi i pakontrolluar i internetit nga fëmijët – prindërit të jenë më syçelë

Përdorimi i internetit, a po bëjnë prindërit mjaftueshëm në rritjen, mirëqenien dhe sigurinë e...

Nxënësi Henri Xhakolli lanson start-up-in e tij të parë, HERAKLITI-AI – një mësues digjital që premton të transformojë mësimdhënien

Henri Xhakolli, është nxënës i talentuar i gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë, është i...

Nga Sali Kabashi: Riprovimi i panevojshëm dhe përsëritja e vitit opsionale (me vendim nga nxënësi dhe prindi)

Pothuajse çdo gjë ka pësuar ndryshime dhe ka bër përmirësime në hap me kohën...

Alarmante: Fenomeni i rrezikshëm i ‘Tik Tokut’ prek edhe shkollat në Kamenicë – disa nxënës tentojnë të lëndojnë vetën

Edhe shkollat e Kamenicësi ka prekur fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit, pas...