Duke marrë për bazë krizën morale që manifestohet me shumë sjellje devijante të nxënësve në shkollat tona, lind nevoja për marrjen e hapave emergjent por edhe të kujdesshëm për përmirësimin e kësaj dukurie.
Betimi i mësuesit tanimë veç dihet. Ai ekziston që nga viti 1966 i shkruar nga pedagogu zviceran Robert Dothrens.
Pos Betimit të mësuesit, ekziston edhe betimi i NXËNËSIT, madje ky lloj betimi ekziston qysh në kohën e antikitetit grek, duke vazhduar me betimin e nxënësit në kohën e Ataturkut në Turqi, e deri tek Britania e Madhe e Singapori.
Unë si mësimdhënës me gati dy dekada përvojë pune në arsim po e shohë të arsyeshme që edhe ne të kemi betimin e nxënësit tonë, prandaj edhe po e propozoj një betim të tillë, i cili bazohet në idetë dhe mendimet e mia.
BETIMI I NXËNËSIT
Unë si nxënës i kësaj shkolle betohem se:
Do të dëgjoj me kurreshtje mësuesit/et e mi.
Do jem vigjilent në mësime.
Do mundohem në secilën ditë të mësoj diçka që se kam ditur më herët.
Ora mësimore do të manifestoj edukatën time. Çdo devijim nga edukata humane, do të tregoi se unë nuk i plotësoj kriteret e një nxënësi cilësor.
Unë jam nxënës, por edhe fëmijë, prandaj mësuesi im, është edhe prindi im.
Do jem korrekt me shokët dhe shoqet e klasës.
Do kujdesem që në orën mësimore unë dhe e gjithë klasa mos të jemi pengesë, por kurreshtar për të zënë dituri të reja.
Shkollën do ta konsideroj si shtëpinë time, e klasën ku mësojmë si dhomën time.
Orenditë e shkollës dhe klasës janë edhe orenditë e mia.
Nuk do ushtroj dhunë ndaj askujt.
Do jem i sinqertë dhe do manifestoj dashuri për dituri, jetë dhe punë.
B E T O H E M !
Këtë betim mendoj se do ishte mirë ta mësonin të gjithë nxënësit dhe i njëjti të jetë i ekspozuar në ambientet e secilës shkollë.