Nga Florent Selca: Arsimi, kjo plagë që nuk po shërohet assesi në shoqërinë tonë

- Advertisement5 -

Askush s’e konsideroi prioritet kombëtar, madje e injoruan deri në themel.

- paragrafi 1 -

Filluan me ministra që i emëruan, jo për rritjen e cilësisë, por për joshjet e tyre politike.

- Advertisement -

Vazhduan me reforma, secila më skandaloze se tjetra. I shndërruan shkollat në strehë ku rehatohen militantët partiakë e bënë arsimin skandal.

Numri i nxënësve në Kosovë ka tash e dy dekada që ka filluar rënien. Njëzet vite më parë Kosova kishte 440 000 nxënës në arsimin parauniversitar. Sot kemi minus 140 000 nxënës më pak; diku sot Kosova ka afërsisht 290 000 nxënës.

Çdo vit bie numri i nxënësve, por ai i mësimdhënësve nuk ka rënë – është shtuar.

- Advertisement -

Universitetet publike do duhej ta reduktonin numrin e studentëve në drejtimet suficitare.
Komunat do duhej ta vëzhgonin më kujdes trendin e rënies së fëmijëve në bankat shkollore. Duhej të ndaloheshin konkursët për mësimdhënës në ciklin fillor dhe atë lëndor, përjashto lëndët specifike ku vërehen mungesa në kuadrin profesional.

Nëse komunat do ishin vigjilente dhe të përgjegjshme, sot nuk do rrezikonin që një numër mësimdhënësish të ngelin si tepricë teknologjike.

Ec e ndali konkurset, ku arsimi shikohet si punëtoria ku rehabilitohen ata që kontribuan për partinë!

Përse sot një mësimdhënës të ndjehet i kërcënuar se do të largohet nga puna?
Pse ne ta paguajmë papërgjegjësinë e pushtetit që bën pazare me punën e shenjtë të mësuesit?

Ku qëndron faji i një mësuesi, pse ju nuk kryeni obligimet e juaja siç duhet?
Secila komunë në gjithë territorin e Kosovës ka mëkatin e saj për degradimin e mësimit në Kosovë.

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara