E mërkurë, 22 Janar, 2025

Nga Fitim Gashi: Një vit pa mësimdhënësin, bashkëluftëtarin, shokun e vëllain tim MUJË GASHI

- Advertisement1-

Shkruan: Fitim Gashi

Sot, u bënë një vit pa me të dashurin vëlla. Njeriun i cili çdo gjë dhe gjithë jetën e tij e vendosi përkrah familjes, shkollës e kombit. Njeriu që asnjëherë nuk rreshti së kërkuar dritë për nxënësit, motivim për luftëtarët e lumturi për familjen. Sot, pas një viti të rende pa ty vëllai, mësuesi e bashkëluftëtari im vërtetë qenka e vështirë për të vazhduar, por ja që fjalët dhe veprat tua na bëjnë krenar. Vendin që ke lëne bosh, atë vend të pazëvendësuar sot na rikujton së vetëm mundi dhe djersa jote, vetëm përkushtimi dhe vullneti yt kanë bërë që të jemi kaq krenar që të patëm.

- Advertisement -

Të kishim si prind, si vëlla, si mësues, si bashkëluftëtar e të kishim dere e pare kur kishim nevojë për ndihme e krah të djathtë kur kishim nevojë për ty. Ja se jeta ndonjëherë nuk pyete për dhembjen, nuk pyet për dëshirat tona, por ike nga ne si një misionar që thua e kreve misionin në këtë botë.

Në këtë përvjetor nuk dua të qes lot, por ja që lotët rrjedhin jo vete të mite por të 40 gjeneratave që i edukove. Në këtë ditë ku heshtja ka kapluar gjithçka, unë ende flejë mbi kujtimet me të bukura me ty, ato kujtime në të cilën çdo here e me shumë më bëjnë krenar. Sot mu kujtua kur se pari me mësove të kap lapsin me dorë, të shkruaj me dorën time, të vrapoj pas teje e të krenohem para shokëve e shoqeve se kam vëllain Mësues. Sot me kujtove radhët e mëdha të UÇK-së, rreshtin kur erdhe dhe me përshëndete e me përqafove aq forte duke me thënë: së të rinjtë do ti dalin sot kësaj tokë. Bashke i dolëm, por kur Liria erdhi e shteti u konsolidua ti ike në përjetësi tha së ishe misionarë në këtë botë.

E di se vendin tënd nuk mund ta zotëroj askush por dije mire së të gjithë ne vëllezër e motra, nipa e mbesa, nxënëse e mësimdhënës, luftëtarë e bashkëluftëtarë jemi falënderues për çdo gjë që ke bere për ne, për shkollën dhe për kombin.
Pusho i qete Mësuesi im!
I përjetshëm kujtimi për ty vëlla MUJË GASHI!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Erjona Xhindi: Nota për ‘sjelljen’, një ndërhyrje e domosdoshme në sistemin e vlerësimit shkollor

Erjona Xhindi, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Muço Delo”, Vlorë, analizon ndikimin e rrjeteve sociale...

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...