Nga Fiqiri Çifliku: Të dashur drejtorë shkollash, u vërtetua më në fund…

- Advertisement -

Të dashur drejtorë shkollash dhe mësues,

- paragrafi 1 -

U vërtetua më në fund! Pas muajsh të gjatë pune, analizave të thella, vlerësimit të nevojave dhe hartimit të vizioneve, zyra jonë vendore e Arsimit, ZVAP, ka gjetur arsyet madhore për të mos miratuar planin vjetor të shkollës.

- Advertisement -

E dini cilat janë ato? S’e aprovojmë planin vjetor sepse:

-Nuk ka tabelë të përmbajtjes, në faqen e parë!

-Nuk na ke dërguar në ZVAP, urdhrin për grupin e punës që ka punuar në shkollë!
-Nuk ke parashikuar sa lekë do u japësh nxënësve si shpërblim!

- Advertisement -

-Etj. çudira si këto që i referojnë drejtues të ndryshëm shkollash…(nuk po i përmend)
Bravo! Ndërkohë që nxënësit presin strategji për të përmirësuar procesin mësimor, ne po ndjekim standardin e vjetër të vlerësimit administrativ. Tani shohim nëse e ke shkruar me shkronja kapitale në krye, jo nëse ke zbatuar strategjitë e duhura në klasë e shkollë!

E ç’të themi kur konstatimet nuk i mbështet as baza ligjore në fuqi.

Urdhri nr. 31, datë 28.1.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përcakton mënyrën për hartimin dhe përmbajtjen e planit afatmesëm dhe planit vjetor (nenet 49, 50, 51 dhe 52), si dhe kanë të detajuar procesin e miratimit të tyre.

Neni 53, në pikën 6 përcakton se: “Drejtori i paraqet për miratim planin vjetor bordit të IA-së.

Plani vjetor, i nënshkruar nga drejtori dhe kryetari i bordit të IA-së, i paraqitet për miratim titullarit të ZVAP-së.

Në pikën 7 theksohet se: Plani vjetor duhet të jetë i gatshëm për t’u zbatuar që në ditën e parë të vitit shkollor. (Unë di që ka filluar shkolla në 8 shtator 2025, apo fillon javës tjetër?)

Shkojmë më tej me digjitalizimin e premtuar. Në udhëzimin e përbashkët nr. 20, datë 13.8.2025, “Për vitin shkollor 2025-2026 në sistemin arsimor”, në nenin 10, dokumentimi i planeve dhe i rregullores së shkollës përmes SMIP, përcaktohet se:

1. Drejtori i shkollës ngarkon në SMIP, në hapësirën e dedikuar, planin afatmesëm të shkollës, planin vjetor të veprimtarive plotësuese dhe jashtëshkollore të shkollës, rregulloren e brendshme, planin e zhvillimit profesional dhe çdo dokument tjetër të përcaktuar në këtë udhëzim, brenda muajit nëntor të vitit mësimor.

2. Psikologu. punonjësi social dhe oficeri i sigurisë ngarkojnë në SMIP planet vjetore të punës dhe dokumentet përkatëse, brenda muajit tetor të vitit mësimor.

3. Koordinatori i cilësisë dhe koordinatori i karrierës ngarkojnë në SMIP planet vjetore të punës dhe dokumentet përkatëse. brenda muajit tetor të vitit mësimor.

4. Mësuesit ngarkojnë në SMIP planet vjetore dhe dokumentet e kërkuara nga drejtoria, brenda muajit shtator të vitit mësimor.

Drejtues të administratës arsimore vendore, mirë që nuk keni punuar asnjë ditë në arsim (disa syresh), po lexoni ndonjë gjë kur merrni detyrën se “ja vutë ferrën” kësaj pune.

Edhe ju që i caktoni në këto detyra, pyetini për ndonjë gjë paraprakisht, se na “qesh mileti” pastaj.

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara