Pas viteve ’90, disa i blenë diplomat, titujt, gradat. Më pas, disa blenë edhe vendet e punës. E jo vende, por çfarë vendesh!
Disa prej tyre as e kanë vrarë mendjen ndonjëherë se duhet të marrin ndonjë trajnim. Disa i marrin trajnimet vetëm për t’i shtuar në gjerdanin e trofeve që vlejnë vetëm për dosje. Të tjerë marrin trajnime të detyruara për të qenë në rregull me kërkesat ligjore.
Ndërkohë, disa mësojnë vetë, në heshtje, pasdite, në mbrëmje, sa herë kanë një çast të lirë. Mos e nënvlerësoni punonjësin që lexon manuale në darkë, ndjek kurse në fundjavë dhe mëson inteligjencën artificiale apo kodimin.
Ai përshtatet më së miri me situatat, i përballon sfidat sado të vështira qofshin ato, ndërsa të tjerët ankohen për sistemin.
Ai që mëson në heshtje, shpesh flet më shumë se ai që flet nga podiume të larta, ku është ngjitur me njëmijë mënyra, ose e kanë ngjitur me zor.
Mos i nënvlerësoni. Ata nuk po ikën nga puna, po përgatitet për një më të mirë.
Me plot gojën e them; “Ata janë liderët e vërtetë.”
© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara