Nga Fiqiri Çifliku: Në vend që të presim që shkollat të mbyllen, ky është momenti i duhur për të investuar në cilësi

- Advertisement -

 

- paragrafi 1 -

- Advertisement -

Ndoshta, kur të shihni foton me citimin: “Fëmijë më pak, mundësi më shumë”, mund të mendoni: “Paska luajtur Fiqiriu nga fiqiri”, por faktet janë kokëforta.

Rënia e numrit të lindjeve në Shqipëri e Kosovë, është alarm i kuq për të gjithë sistemin tonë arsimor.

Jemi në shifrat, më e ulëta që prej vitit 1934, që po e vë në rrezik të ardhmen e shkollave tona. Më shumë se inteligjenca artificiale, është kjo krizë demografike që po sfidon thelbin e profesionit të mësuesit.

- Advertisement -

Por, a mund ta shndërrojmë këtë sfidë në një mundësi? Absolutisht. Në vend që të presim që shkollat të mbyllen, ky është momenti i duhur për të investuar në cilësi. Më pak nxënës do të thotë më shumë kohë dhe vëmendje për çdo fëmijë, duke krijuar një sistem arsimor më të fortë dhe më të qëndrueshëm.

Si mund t’ia dalim? -Përqendrimi në cilësi. -Mësues të vlerësuar. -Teknologji dhe transport.

Le ta shohim këtë situatë jo si një problem, por si një shans për të ndërtuar një arsim aq të mirë, sa askush të mos jetë i detyruar të largohet nga Shqipëria.

Të investojmë sot në arsim do të thotë të sigurojmë të ardhmen tonë.

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara