Përdorimi i teknologjisë nga fëmijët po synohet të kufizohet. Modeli që po ndiqet jashtë është Australia që ka vendosur ndalim total për fëmijët nën 16 vjeç, nga dhjetori 2025, dhe parashikon gjoba të majme për platformat që nuk e zbatojnë.
Edhe në vendet e BE ka filluar një valë e re kufizimesh, ndërsa Shqipëria s’ka ende një ligj specifik.
– Franca parashikon nga shtatori 2026, ndalim total të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç.
Macron ka kërkuar edhe “një ditë pa ekrane” në muaj për shkollat dhe po bën presion për rregull në gjithë BE-në.
Prej vitit 2023 ka ligj që kërkon pëlqim prindëror për fëmijët nën 15 vjeç, por zbatimi ka ngecur për arsye teknike.
– Komisioni Evropian ka gati një aplikacion për verifikim moshe që pritet të dalë së shpejti.
Parlamentit Evropian votoi në nëntor 2025 një rezolutë që kërkon ndalim për fëmijët nën 16 vjeç pa pëlqim prindëror dhe ndalim total për ata nën 13 vjeç. Nuk është ligj i detyrueshëm ende, por presioni është shumë i madh.
– Spanja do të ndalojë aksesin për fëmijët nën 16 vjeç, me verifikim të detyrueshëm. Polonia po përgatit ndalim për nën 15 vjeç. Portugalia kërkon pëlqim prindëror 13-16 vjeç. Sllovenia po harton ligj për ndalim nën 15 vjeç. Norvegjia do ta çojë moshën minimale në 15 vjeç.
Minimumi 12 vende evropiane kanë ligje ose po shqyrtojnë kufij moshe 13-16 vjeç.
Po Shqipëria?
Për momentin nuk ka asnjë projektligj për ndalim të rrjeteve sociale sipas moshës.
Kemi vetëm Kodin Penal për mbrojtjen e fëmijëve online dhe ligjin për të dhënat personale, por jo kufij specifikë si 15 apo 16 vjeç.
Pra po, “nuk ka lëvizur as gishtin” në këtë drejtim.