Nga Fiqiri Çifliku: Mësuesit nuk janë magjistarë, por arkitektët e të ardhmes

- Advertisement5 -

Mësuesit nuk janë magjistarë, por arkitektët e të ardhmes.

- paragrafi 1 -

Shpesh, projektojmë pritshmëri të jashtëzakonshme nga mësuesit. E nisim nga menaxhimi perfekt i klasës deri te transformimi “brenda natës” i nxënësit.

- Advertisement - M1

Duhet të pranojmë se mësuesi nuk është magjistar, por lehtësues i dijes. Nëse duam ndryshim të vërtetë, nuk duhet të mbajmë shpresë tek ndonjë forcë e mbinatyrshme, por të ndajmë përgjegjësitë në një sistem që duhet të funksionojë në unitet.

Për të ndërtuar atë brezin e shëndoshë, që të gjithë e ëndërrojmë dhe dëshirojmë na duhet një pakt i ri bashkëpunimi.

-Drejtuesit dhe Institucionet duhet të jenë krahu i djathtë i mësuesit, duke ofruar burimet, motivimin dhe mjedisin ku puna profesionale të vlerësohet dhe të mos mbytet nga burokratizimi dhe shkresat me fund e pa fund.

- Advertisement - m2

– Edukimi nuk fillon e nuk mbaron te dera e shkollës. Prindërit duhet të jenë bashkudhëtarë aktivë, duke monitoruar progresin dhe duke udhëzuar fëmijët e tyre, pa ia lënë të gjithë barrën vetëm mësuesit.

– Shteti ka detyrën parësore të mbrojë dhe të lartësojë figurën e mësuesit. Nuk mjafton vetëm retorika, por duhen politika që garantojnë siguri, vlerësim ekonomik dhe mbrojtje të autoritetit të tyre. Investimi te mësuesi është, në fakt, sigurimi i të ardhmes sonë.

Kur mësuesi ta ndjejë vërtetë mbështetjen e institucionit, familjes dhe shtetit, ai nuk do të bëj thjesht punën e tij, por do të bëj mrekulli. Transformimi nuk është kurrë një akt i vetmuar, por rezultat i një përpjekjeje kolektive. Është një rrugë që bëhet duke ecur së bashku.