Nga Fiqiri Çifliku: Mësuesi si tregimtar – si mbështetës për të formuar identitetin dhe përkatësinë

- Advertisement5 -

Në një kohë kur kungujt e zbrazët dhe festat e huaja zënë vendin e kujtesës sonë, është koha të rikthejmë rrëfimin si akt dashurie për vendin. Le të tregojmë historitë tona, jo si relike, por si burime të gjalla krenarie kombëtare, të shëndetshme.

- paragrafi 1 -

Rrëfimi në krijimin, ngulitjen dhe ruajtjen e identitetit kombëtar, veçanërisht në hapësirat arsimore, shihet si një element me rëndësi të veçantë dhe i lidhur ngushtë me trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit.

- Advertisement -

E për t’i rikthyer në vendin që u takon festat tona kombëtare të thella e kuptimplota, propozoj një ide për aktivitete në institucionet arsimore, publike ose jo publike, që lidhen me historinë tonë përmes fuqisë së rrëfimit.

Një temë e mundshme mund të jetë: “Si e forcon rrëfimi identitetin kombëtar në arsim”
Në konceptin pedagogjik, rrëfimi nuk është thjesht një mjet mësimor, por një urë lidhëse

mes së shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes, mes brezave, individit dhe kombit. Për të eksploruar më tej këtë temë, fokusi mund të mbështetet në disa pika kyçe:

- Advertisement -

🔸 Fuqia emocionale e rrëfimit – ka ndikim aty ku faktet shpesh nuk arrijnë.

🔸 Lidhja e brezave të rinj me mençurinë e të parëve – përmes historive të jetuara.

🔸 Rëndësia e përfshirjes së zërave të ndryshëm në historinë kombëtare – për të ndërtuar një histori gjithëpërfshirëse.

🔸 T’u japim kuptim simboleve kombëtare përmes rrëfimeve – flamuri, himni, figura historike.

🔸 Mësuesi si tregimtar – si mbështetës për të formuar identitetin dhe përkatësinë.

🔸 Përdorimi i rrëfimeve për të frymëzuar krenarinë qytetare dhe përgjegjësinë globale – duke e parë veten si pjesë e një bote më të madhe.

Përmes një serie të tillë, të cilën mund ta zbatoni në klasat dhe shkollat tuaja, por edhe në nivel vendor apo rajonal, mund të rizbulojmë fuqinë e lashtë të rrëfimit të historive dhe të sigurojmë një të ardhme më të fortë dhe më të lidhur.