Në këtë botën tonë ku zhurma shpesh mbulon kuptimin, mësuesi është ai që flet me heshtjen e dijes. Ai nuk është thjesht transmetues faktesh, por nxitës i vetëdijes, një udhërrëfyes që nuk kërkon lavdi, por ndriçon rrugën për të tjerët.
Të jesh mësues do të thotë të pranosh një mision që nuk duhet të matet me para, por me ndikimin në shoqëri. Të jesh mësues nuk vlerësohet me duartrokitje, por me sy që ndizen nga kureshtja.
Në çdo fjalë të thënë, në çdo dorë të mbështetur mbi supin e një nxënësi të hutuar, mësuesi mbjell të ardhmen. Ai është filozofi i përditshmërisë, që e di se çdo orë mësimi është një akt dashurie ndaj së panjohurës.
Të mësosh është të besosh se njeriu mund të ndryshojë, se shoqëria mund të rritet, se e vërteta nuk është luks, por nevojë.
Mësuesit nuk janë thjesht profesionistë, por arkitektët e shpirtit njerëzor.
Sot bota duket e lodhur, e paqartë, e zhytur në konsum dhe cinizëm sepse vletësimi për mësuesin është zbehur.
Shoqëria duhet ta mbështesë pa kufi, se është ai që na kujton se drita nuk ka nevojë të bërtasë. Ajo thjesht ndriçon.
Ndaj, mësues, mos u lodh, mos u dorëzo! Ti nuk je vetëm. Ti je fillimi i çdo ndryshimi që bota pret të shohë.
AlbanianEducation.net