“Suksesi është të duash veten, të pëlqejë ajo që bën dhe mënyra se si e bën.” – Maya Angelou
Shpesh e kërkojmë suksesin te shifrat, te titujt apo te vlerësimet e të tjerëve. Por suksesi i vërtetë fillon nga brenda, tek ajo ndjenja e qetësisë dhe qartësisë kur e di se po bën diçka që ka rëndësi dhe po e bën me integritet.
Duhet të zbuloni se cili është vokacioni juaj, sidomos i mësuesit, edukatorit dhe drejtorit që çdo ditë hyn në klasë. Mendoj se ju mësues nuk po jepni thjesht informacion gjatë orëve të mësimit apo aktiviteteve që zhvilloni me nxënësit.
Në librat e shenjtë thuhet: “Ju lutem, mos i mësoni këta të vegjël nëse nuk e dini se çfarë po bëni”, sepse ju po projektoni të ardhmen e vendit.
Ndoshta, të gjithë këta politikanët mund të përpiqen të ndryshojnë vendin, por ju keni aftësinë që në gjeneratat që do të vijnë, të ndryshoni vërtetë kombin. Nuk e di nëse e dini këtë, por kjo është diçka shumë e madhe, vërtet shumë e madhe. Ky është vizioni.
Tani, ka njerëz që më njohin, kolegë, disa edhe mësues që më pyesin: – Pse merresh ende me këtë punë? Çdo këtu?
E doni përgjigjen?
Nuk jam këtu për ju që më komentoni shpesh (falënderim pa fund për komentet, pëlqimet apo ndarjet), as për ju vëzhguesit/patronazhistët e heshtur që ndiqni çdo postim edhe pse nuk e bëni një koment… por jam këtu.
Nuk ka asnjë fëmijë në rrjet (të paktë kështu duhet të jetë), por po të shihja një fëmijë, do t’ju thosha se jam këtu për fëmijën.
Jam këtu sepse i dua fëmijët. Besoj se fëmijët duhen trajtuar në një mënyrë të caktuar. Besoj se çdo fëmijë ka potencial.
E themi gjithandej dhe e pranojmë se qëllimi i vërtetë i edukimit nuk është t’ia mbushim kokën fëmijës plot me informacion që ai të bëjë “çfarë”? Qëllimi kryesor është t’i mbushim fëmijës kokën me informacion, por edhe t’i mbushim zemrën, që ai të mund t’i shërbejë familjes dhe shoqërisë. Sepse njerëzit që kanë vetëm njohuri në kokë, shpesh nuk i shërbejnë vendit, ata i shërbejnë vetvetes.”
Të dashur mësues mos u mjaftoni me “çfarë” po bëni, por kushtojini rëndësi “pse-së” tuaj.
Mos synoni vetëm të informoni, por të transformoni sepse roli Juaj është unik dhe se mënyra se si e bëni punën tuaj mund të ndryshojë botën e një fëmije përgjithmonë.