Nga Fiqiri Çifliku: Mësimdhënie me Inteligjencë Artificiale – përparim apo krizë e vlerave?

- Advertisement -

A po e ndryshon mënyrën se si punojmë, mësojmë dhe bashkëveprojmë, inteligjenca artificiale? Sigurisht që po. Besoj të gjithë e konfirmojmë këtë.

- paragrafi 1 -

Në sondazhin TALIS 2025, mesatarisht një në tre mësues e përdor IA në mësimdhënie apo për punë të tjera. ( Në Shqipëri mbi 50%🫣).

- Advertisement -

Ky rezultat hedh dritë mbi një tension të ri që po lind në epokën digjitale. Vërtetë, përdorimi i inteligjencës artificiale në arsim dhe punë, sjell përfitime të mëdha, por shoqërohet me sfida etike.

Ndërsa IA mund të ndihmojë në personalizimin e mësimit dhe automatizimin e detyrave, ajo po përdoret gjithashtu për të kopjuar, mashtruar dhe shmangur përpjekjen intelektuale, veçanërisht nga nxënësit dhe studentët.

Ky fenomen ngre pyetje të rëndësishme për institucionet arsimore dhe për shoqërinë në tërësi:

- Advertisement -

-Si mund të edukojmë përdorimin etik të teknologjisë?

-A duhet të ndryshojnë mënyrat e vlerësimit dhe mësimdhënies?

-Si e ruajmë integritetin akademik në një botë ku IA mund të shkruajë, analizojë dhe madje të simulojë mendimin kritik?

OECD në vlerësimin e saj e vendos këtë temë brenda një konteksti më të gjerë. Këtë proces e lidh me qeverisjen, politikat fiskale të zhvillimi i qëndrueshëm deri tek shëndeti mendor.

Kjo duhet të na zgjojë të gjithëve, për të kuptuar në kohë se IA nuk është thjesht një mjet teknologjik, por një katalizator për transformime institucionale, sociale dhe kulturore.

Nëse Ministria e Arsimit, institucionet e varësisë dhe shkollat nuk marrim masat e duhura, në kohën e duhur, mund të kemi pasoja të dëmshme dhe të pakthyeshme në aspektin shoqëror.

*Autori është ekspert i arsimit

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara