Nga Fiqiri Çifliku: Kur mësuesi trajtohet si “bullizues”, atëherë kemi humbur busullën morale të shoqërisë

- Advertisement -

“Bullizuesit më të mëdhenj janë mësuesit. Harrojnë se çfarë do të thotë të jesh 14 vjeç…” Kjo është akuza që i bëhet sot mësuesve nga Anisa Zaçe, duke i veshur gjithë fajin vetëm mësuesve. Ky është një atentat tjetër ndaj kategorisë së mësimdhëmësit.

- paragrafi 1 -

Një fjali e tillë, duket si një goditje me varre’ mbi një urë që po përpiqet të mbajë peshën e një shoqërie të tërë. Të thuash se “bullizuesit më të mëdhenj janë mësuesit” është jo vetëm një përgjithësim i rrezikshëm, por edhe një formë e re e bullizmit ndaj vetë mësuesve, atyre që shpesh janë të parët që përpiqen të kuptojnë, të mbështesin, të edukojnë.

- Advertisement -

Kujtesa e moshës 14 vjeç nuk është privilegj i nxënësit, por një thirrje për empati nga të gjithë, prindër, mësues, institucione.

Por të fajësosh vetëm mësuesin është si të fajësosh violinistin për simfoninë që nuk u luajt dot, ndërkohë që dirigjenti, orkestranti dhe skena vetë janë në kaos të plotë.

Denigrimi i mësuesit është një simptomë e një sëmundjeje më të thellë, asaj të mungesës së respektit institucional për edukimin.

- Advertisement -

Kur mësuesi trajtohet si fajtor, si pengesë, si “bullizues”, atëherë kemi humbur busullën morale të shoqërisë. Sepse mësuesi nuk është vetëm transmetues dijesh, por shpesh edhe psikolog, prind i dytë, mbështetës emocional, dhe ndonjëherë i vetmi që sheh potencialin e një fëmije që të tjerët e kanë harruar.

“Nëse mësuesi ka harruar çfarë do të thotë të jesh 14 vjeç, ndoshta sepse askush nuk e ka pyetur si ndihet të jetë mësues në vitin 2025.”

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara