Nga Fiqiri Çifliku: Inteligjenca artificiale (IA) dhe mësimdhënia, nga sfida tek përgjegjësia e përbashkët

- Advertisement5 -

Arsimi sot po përballet me një pyetje fare të thjeshtë, por që djeg shumë. Nëse nxënësit mund të përdorin inteligjencën artificiale për të kryer detyrat në pak sekonda, çfarë po mësojmë në të vërtetë?

- paragrafi 1 -

Kjo nuk është dilemë e së ardhmes, por realiteti para syve tanë. Nxënësit përdorin IA çdo ditë, kërkimi përshpejtohet, përmbajtja automatizohet dhe detyrat tradicionale po ndryshojnë. Në këtë kontekst, IA nuk mund dhe nuk duhet kurrsesi të shihet si armik i mësuesit, por një mjet që sfidon mënyrën tradicionale të të menduarit. Sot ne po reagojmë fort për ta ndalur në arsim. Po a mundemi vallë të ndalim kohën që ecën dhe nëse nuk ecën me hapin e saj harrohesh.

- Advertisement - M1

Detyra jonë nuk është të ndalojmë përdorimin e IA, por të mësojmë nxënësit si ta përdorin me përgjegjësi. Për këtë arsye, trajnimet e dedikuara për mësuesit janë shumë të rëndësishëm. Nuk duhet të shihet vetëm si proces për t’i pajisur me njohuri teknologjike, por për t’i aftësuar si mentorë të mendimit kritik, etikës dhe krijimtarisë.

Shkolla sot ka ndryshuar shumë dhe sigurisht ajo e së ardhmes nuk pritet të jetë vetëm klasë fizike, por një hapësirë ku teknologjia dhe njeriu bashkëpunojnë për të krijuar. Kjo kërkon investime serioze, kërkon platforma të personalizuara të mësimdhënies, të ndërtuara për të mos lejuar që nxënësit të shpërndahen në rrjet, por të mbeten të angazhuar në rrugën e tyre të dijes. Në këto platforma, monitorimi i aktivitetit është i domosdoshëm. Nuk flas vetëm për të kontrolluar njohuritë dhe produktet, por për të siguruar që përdorimi i AI të jetë i shëndetshëm, i drejtë dhe i dobishëm për zhvillimin e nxënësit.

Krahas kësaj, duhen vendosur rregulla të fort etike për të evituar bullizmin kibernetik dhe çdo formë tjetër abuzimi. Sepse arsimi nuk është thjesht transferim informacioni, por formim i njeriut si qenie e përgjegjshme që mendon.

- Advertisement - m2

Por barazia nuk mund të garantohet pa pajisje të përshtatshme dhe internet të sigurt në çdo shkollë. Vetëm kështu sigurohet që çdo nxënës dhe çdo mësues, pavarësisht vendndodhjes apo kushteve sociale, të ketë mundësi të barabarta për të përfituar nga teknologjia. Infrastruktura digjitale është themeli mbi të cilin ndërtohet arsimi i së ardhmes.

IA nuk është fundi i mësimdhënies, por fillimi i një epoke të re. Mësuesi nuk duhet të konkurrojë me teknologjinë, por të mësojë nxënësit si të jenë njerëz. Nëse teknologjia jep përgjigje, mësuesi duhet të mësojë pyetjet. E ardhmja e arsimit nuk është ndalim i IA, por integrimi me mençuri, me etikë dhe me humanizëm.

Shqip | English