E enjte, 9 Janar, 2025

Nga Fiqiri Çifliku: Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie

- Advertisement1-

“Në ditën e Shën Terezës si simbol i paqes, i ndihmës dhe mëshirës do të doja të ndaja diçka që lidhet më fillimin e vitit të ri shkollor, edukimin, shkollën, prindrit, mësuesit dhe nxënësit”.

Në ditën e Shën Terezës si simbol i paqes, i ndihmës dhe mëshirës do të doja të ndaja diçka që lidhet më fillimin e vitit të ri shkollor, edukimin, shkollën, prindrit, mësuesit dhe nxënësit.

- Advertisement -

Shkrimi më poshtë nisi nga një postim që u bë “viral” në rrjet. I drejtohej prindërve, këto ditë që përgatiten për fillimin e vitit shkollor. I udhëzonte se çfarë do të ishte mirë tu thoshin fëmijëve, për të luftuar shfaqjet e bullizmit në moshën shkollore.

Në fakt disa nga këshillat personalisht do të doja tua drejtoja prindërve dhe mësuesve.

Dy janë format kryesore se si fëmija e njeh botën që e rrethon:

1. Duke prekur/provuar;

2. Duke imituar/kopjuar;

E në moshën shkollore, besoj se kjo e dyta ka ndikimin më të madh. Sjellja dhe veprimet e prindërve, mësuesve dhe të rriturve të tjerë krijojnë modelin, atë model që do të kushtëzojë veprimet e mëvonshme të fëmijëve të sotëm.

- Advertisement -rrrrrrr

Ju të rritur, prindër e mësues, një lutje:

Në asnjë rast e sidomos kur afër është një fëmijë, të mos krijoni situata për të tallur dikë tjetër, për asnjë arsye. Me veprimet tuaja po jepni mesazhin se është shumë e rëndësishme të kuptojmë që secili prej nesh është unik dhe se diversiteti është ajo që e bënë botën kaq interesante dhe të bukur. Prindët dhe mësues ju lutem jepuni të kuptojnë fëmijëve me sjellje se si ne ndihemi është më e rëndësishme.

Demonstroni me veprimet tuaja se vlera e një personi nuk matet nga gjërat që ai ka, por nga veprat, karakteri dhe sjellja e tij. Mos përjashtoni askënd pse është ndryshe, nëse e bëni këtë, fëmijët e imitojnë menjëherë.

Ngacmimi dhemb shumë dhe mund të ketë pasoja të rënda për atë që ngacmohet.

Kujdes edhe ne të rriturit gabojmë…

Nuk ka nevojë të sillemi si në një garë të vazhdueshme për të konkurruar me këdo dhe për çdo gjë.

Të përpiqemi të përhapin sa më pak negativitet në çdo bisedë që zhvillojmë midis nesh, të rriturve, por edhe me fëmijët.

Edhe diçka, mos e shisni virtualen për reale, fëmija beson kur sheh prindin, mësuesin, të rriturin që poston me filtra dhe pa..

Duke qenë më të mirë dhe më të kujdesshëm ndaj të tjerëve, mund të kemi ndikim më të madh në jetën e fëmijëve. Gjithçka fillon në familje, në shtëpi dhe në shkollë veçse përforcohet!

Shpresoj shumë të mos kem marrë shumë nga koha juaj dhe ndoshta vlen sadopak.

Të rrisësh fëmijë më të mirë dhe më të sjellshëm sot është sfidë e madhe dhe edukimi fillon në familje, me çdo veprim, sado i vogël qoftë…

Suksese të gjithëve!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet arsimtari Sheref Tocilla nga Prizreni

Është pensionuar arsimtari Sheref Tocilla nga Prizreni, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i shkollës "Emin Duraku" në...

Pensionohet mësuesi Haxhi Laha nga Deçani

Është pensionuar mësuesi Haxhi Laha nga Deçani pas 43 vitesh pune në arsim, shkruan...

Rita Selimi nga Kosova doktoron në Universitetin e Amsterdamit

Rita Selimi, staf i Departamentit të Punës Sociale ka mbrojtur sot doktoraturën me titull...

Shiriti u pre nga Nagavci, por mësimi nuk fillon në shkollën e re në Dragobil të Malishevës

Sot filloi gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës, ku pas pushimit dimëror nxënësit...