Nga Fiqiri Çifliku: Aftësimi i nxënësve mbi Inteligjencën Artificiale të shihet si një lëndë e të menduarit



nder titull

- Advertisement5 -

INTEGRIMI I INTELIGJENCËS ARTIFICIALE NË ARSIM DHE SFIDAT E TË MENDUARIT KRITIK NË REALITETIN SHQIPTAR.

- paragrafi 1 -

Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë ka sjellë një qasje të re se si duhet konceptuar edukimi mbi Inteligjencën Artificiale (AI).

- Advertisement - M1

Kjo do të thotë se përballë makinerive inteligjente, roli i shkollës nuk është thjesht t’u mësojë nxënësve kodimin apo përdorimin teknik të softuerëve, por të nxisë aftësitë njohëse të nivelit të lartë.

Në këtë ekuacion të ri, teknologjia shërben vetëm si konteksti apo mjedisi ku operohet, ndërsa aftësia e vërtetë mbetet procesi i të menduarit njerëzor. Aftësimi i nxënësve mbi Inteligjencën Artificiale nuk duhet të shihet si një lëndë teknike, por si një lëndë e të menduarit.

Për të jetësuar këtë filozofi, Norvegjia ka marrë një vendim radikal duke vendosur kufizime të qarta për mbrojtjen e zhvillimit njohës të fëmijëve. Duke filluar nga viti 2026, Norvegjia ka vendosur të limitojë fuqishëm IA gjenerative në shkolla përmes një taksonomie të qartë moshore.

- Advertisement - m2

– Moshat 6–13 vjeç (nuk ka qasje). Parimi bazë është: “Fillimisht mëso të mendosh, pastaj mëso të përdorësh IA”. Fëmijët duhet të zhvillojnë fillimisht strukturat e tyre mendore pa ndihmën e algoritmeve.

– Moshat 14–16 vjeç (përdorim progresiv). IA prezantohet gradualisht dhe në mënyrë të kontrolluar, gjithmonë nën mbikëqyrjen e rreptë të mësuesit.

– Moshat 17–19 vjeç (zotërim i aftësisë). IA kthehet në një mjet që duhet zotëruar për t’u përgatitur për arsimin e lartë dhe tregun e punës.

Rregulli i artë i kësaj strategjie është: “Kurrë mos e ngatërro ndihmën me zëvendësimin.” AI mund të ndihmojë procesin, por nuk mund të zëvendësojë asnjëherë procesin e analizës njerëzore.

Këtë kornizë globale le ta ballafaqohet me realitetin shqiptar. Natyrshëm lind një pyetje jetike: A janë sot shteti, mësuesit, prindërit dhe vetë sistemi arsimor në Shqipëri të gatshëm ta kontrollojnë çdo fazë të këtij procesi kompleks?

Sfidat dhe dilemat tona shtrihen në dy skenarë të mundshëm.

1. Skenari i orientimit, ku Inteligjenca vendoset në funksion të mendimit kritik.

Për të arritur një kontroll efektiv të fluksit të inteligjencës, kërkohet që trekëndëshi “Shtet-Mësues-Prind”, të funksionojë si një bllok unik dhe i ndërgjegjshëm, ku secili kryer detyrat e veta.

– Shteti duhet të ndërtojë politika rregullatore, duke mos parë teknologjinë si “qëllim në vetvete”, por si mjet mbështetës.

– Mësuesit duhet të trajnohen jo thjesht për të përdorur platformat digjitale, por për të ndryshuar metodologjinë e mësimdhënies dhe vlerësimit (p.sh. kalimi nga detyrat e shtëpisë që mund të kopjohen lehtësisht nga AI, drejt debateve në klasë, eseve argumentuese në vend dhe reflektimeve kritike).

– Prindërit duhet të ushtrojnë një rol kontrollues në shtëpi, duke vendosur kufij të ngjashëm moshore për të parandaluar varësinë e parakohshme digjitale.

Nëse ky koordinim arrihet, arsimi shqiptar do të jetë në gjendje ta orientojë fluksin e AI drejt rritjes së analizës, kërkimit shkencor dhe zgjidhjes së problemeve komplekse.

2. Skenari i rënia në vorbullën e pasigurisë dhe zbehje e mendimit kritik

Nëse shteti mbetet pas me rregulloret, nëse mësuesit nuk e kuptojnë natyrën e AI (dhe vazhdojnë të pranojnë detyra të gjeneruara automatikisht pa kontroll), dhe nëse prindërit dorëzohen përpara presionit të ekraneve, ekziston një rrezik serioz.

Teknologjia do t’i tërheqë të gjithë aktorët në një vorbull pasigurie. Veprimet dhe detyrat mësimore do të kryhen në mënyrë mekanike, pa asnjë analizë të vërtetë nga ana e nxënësit. Sinteza, si niveli më i lartë i Taksonomisë së Blumit (Bloom’s Taxonomy), do të humbasë plotësisht vendin e saj. Nxënësit nuk do të jenë më krijues apo strukturues të mendimeve autonome. Ata do të kthehen në thjesht konsumatorë pasivë të përgjigjeve të gatshme që ofron algoritmi.

Shembulli i Norvegjisë dhe filozofia e AI si lëndë e të menduarit duhet të shërbejnë si një alarm zgjimi për sistemin tonë arsimor.

Inteligjenca Artificiale nuk mund të lihet në rrjedhë të lirë. Që ajo të shërbejë si urë drejt mendimit kritik dhe jo si vorbull që gllabëron analizën e sintezën, Shqipëria ka nevojë urgjente për një strategji kombëtare ku shteti rregullon, mësuesi udhëheq me kompetencë, dhe prindi monitoron me përgjegjësi çdo fazë të zhvillimit të fëmijës.

Shqip | English