Sipas VKM-së nr.425/2024, mësuesi koordinator për sigurimin e cilësisë dhe këshillimin e karrierës në shkollat e arsimit të mesëm të lartë dhe arsimit të mesëm të ulët do të paguhet me grupin e parë. Paga e pozicionit është 74,000 ose 1000 lekë më shumë se paga e mësuesit të arsimit të mesëm të lartë.
Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, për një mësues me 30 vite pune do të kemi:
-14,000 është paga e grupit;
-74,000 paga e pozicionit;
-4,200 shtesa për kualifikim;
-19,240 shtesa për vjetërsi.
Gjithsej paga bruto shkon në 111,440 lekë.
Ndërkohë paga neto shkon 87,978 lekë pasi janë ndalur sigurimet shoqërore, 12,481 dhe tatimi mbi pagën prej 10,972 lekë.
Përveç bonusit monetar që ky pozicion ka, vlen të theksohet edhe norma e ulur mësimore për ta. Kjo duhet përkthyer, më shumë punë për sigurimin e cilësisë dhe orientimin për karrierën për të siguruar rezultate në shkollën/at ku do të ushtrojnë aktivitetin e tyre.
Sipas informacioneve, emërimi i tyre ka filluar në shkolla passhpalljes së procedurave përkatëse.
Të presim e të shohim rezultate pozitive, për të cilat arsimi në Shqipëri ka vërtetë nevojë.