E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nga Fidan Hasani: Pse fëmijët po e humbin aftësinë e të bërit pyetje?

- Advertisement1-

Sa janëvegjël, në ambientin familjar, gjithmonë duke supozuar se rriten në një ambient përkrahës, nxitës për zhvillim, dhe inkurajes për ta, fëmijët bëjnë me dhjetra pyetje në ditë sidomos në fazën e kur ata kanë nevojë të njihen me ambientin, dukuritë e ndryshme dhe të shuajnë dilemat dhe kurreshtjen e tyre.

Në momentin kur bëhen pjesë e kopshteve dhe shkollave fëmijët përballen me një mori rregullash që janë normale për çdo institucion edukativo-arsimor. Dhe kryesisht aty njihen me fjalët e famshme: “MJAFT! ULU NË VEND!”
Pra, frika dhe dyshimi ekziston se në mesin e këtyre rregullave formale fshihet edhe ‘ndalesa’ e padrejtë dhe dekurajimi i tyre për të bërë pyetje, për t’u shprehur lirshëm. Kjo aftësi dhe e drejtë e fëmijëve po venitet dalëngadalë përgjatë shkollimit. Mbase nga frika e talljes, e përqeshjes nga të tjerët, e frikës në mos gabojnë dhe mbase edhe e ndëshkimit, pa përmendur faktorë të tjerë si shqetësimi për t’u përshtatur me shoqërinë e tyre, mungesa e inkurajimit. Pastaj në epokën digjitale të sotme, fëmijët shpesh përballen me stimuj dhe ndërhyrje të jashtme që mund të bëjnë të vështirë për ta të fokusohen në pyetje dhe mendime të thella.

- Advertisement -

Shtrimi i drejtë i pyetjeve që në moshën e hershme është nevojë e natyrshme, pastaj bëhet pjesë e edukatës, është aftësi që zotërohet në varësi prej shkallës së inteligjencës së një fëmije si dhe lirisë së të shprehurit paralelisht.

Në mes të mbajtjes së disiplinës dhe dhënies së të drejtës së fëmijëve për t’u shprehur lirshëm duhet të manovrohet me shumë kujdes në mënyrë që të mos cenohet as njëra as tjetra.

Në përgjithësi, përkujdesja dhe inkurajimi i kuriozitetit të fëmijëve dhe ofrimi i tyre një ambienti mbështetës ku pyetjet vlerësohen mund të ndihmojë në parandalimin e zvogëlimit të aftësisë së tyre për të bërë pyetje ndërsa rriten.

Fidan Hasani.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....