Nga Fiçiri Çifliku: Mësuesit e mirë nuk kanë superfuqi, por ata shpesh janë si artistë në periferinë e zhurmës

- Advertisement -

Në një qytet ku koha matet me orare pune dhe lumturia me rrogë neto, kopshti dhe shkolla janë kthyer në një zgjidhje logjistike. Terminal për fëmijë, si aeroport, por pa destinacion. “Lëre tek grupi i “Lulëkuqes”, merre pas orës 16:00. Mos harro shishen me ujë dhe fytyrën që thotë pa fjalë: “do të jem vonë”.

- paragrafi 1 -

Fëmijët luajnë në oborr mes zhurmën që nuk e dëgjon askush, mësuesit japin shpirt mes planifikimeve e printimeve, ndërsa prindërit… shpresojnë të mos u skadojë “kartolina e ndjeshmërisë” nga stresi i punës. Në këtë rrëmujë të organizuar, edukimi është kthyer në një “Park Edukim” , me tarifë mujore, version aplikacioni dhe sinjalizim emocional në pushim.

- Advertisement -

A nuk e kupton qyteti që fëmijët nuk janë bagazh me zbritje sezonale? Dhe ata nuk duan të “parkohen”, por të ndizen si llamba të vogla që kërkojnë kontakt.

Prindërit e mirë nuk janë të përsosur, ata gabojnë, harrojnë, lodhen. Por ata janë aty kur fëmija thotë “shikoje vizatimin tim” dhe jo thjesht kur aplikacioni dërgon njoftim.

Mësuesit e mirë nuk kanë superfuqi, por ata shpesh janë si artistë në periferinë e zhurmës, që çdo ditë bëjnë ekspozitë me ngjyra emocionale.

- Advertisement -

Dhe fëmijët? Ata janë si dritat në qytet. Kur të gjithë do të përpiqen t’i ndezin, ajo rrugë nuk do të ketë më errësirë.

Në vend që t’i parkojmë, le t’i përgatisim. Në vend që t’i shmangim me plane, le t’i përfshijmë në ëndrra. Sepse edukimi nuk është shërbim, është bashkëudhëtim.