Nga Fiçiqri Çifliku: Mësues të dashur, ju mbani mbi supe jo vetëm ditarin, letrat, burokracitë, por edhe ëndrrat e brezave të së ardhmes

- Advertisement -

Urimin tim për gjithë mësuesit dhe nxënësit do e bëj sot. Nesër e kanë radhën ATA. Pasnesër dita e parë s’keni celular të bëni “Iike, share e koment.”

- paragrafi 1 -

Fillimin e vitit shkollor po e krahasoj me kafenë shqeto. Të zgjon, të tundon, por do të duhet ta ëmbëlsojmë vetë.

- Advertisement -

Mësues të dashur, e di që mbani mbi supe jo vetëm ditarin, letrat, burokracitë, por edhe shpresat, pasigurinë dhe ëndrrat e brezave të së ardhmes.

Në këtë udhëtim, ku çdo klasë është një univers më vete, nuk duhet harruar se:

• Nxënësit nuk janë numra, janë njerëz në formim.

- Advertisement -

• Kolegu nuk është konkurrent, është bashkëluftëtar.

• Dhe ne vetë nuk jemi robotë, jemi qenie që kemi nevojë për fjalë të mira, përqafime të sinqerta dhe pak më shumë dashuri në korridore.

Uroj që ky vit të jetë jo vetëm i suksesshëm, por edhe i mbushur me mirësi. Të keni më shumë buzëqeshje se protokolle, më shumë bashkëpunim se konkurrencë, dhe më shumë dashuri se stres.

Se në fund të fundit, arsimi nuk është vetëm për të mësuar, është për të jetuar më mirë, së bashku.

Kthim të mbarë në frontin e diturisë të dashur mësues dhe nxënës (edhe drejtues)

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara