E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nga Fehmi Sylejmani: Libri Matematika 6 me shumë gabime dhe i ngarkuar

- Advertisement1-

Vështrim në librin Matematika 6

Pavarësisht përpjekjeve për t`i ndryshuar botimet e reja të librave, veçanërisht të matematikës së klasës së 6-të, megjithatë kjo lë për të dëshiruar për shumë arsye, të cilat mund t`i kenë në të ardhmen parasysh shtëpitë botuese, autorët dhe autoriteti i licencimit të librave shkollorë.

- Advertisement -

Ndonëse shihen disa ndryshime, përmbajtja mbetet e njëjta, e ngarkuar me plan-programe, ndarje jo të mirë në kapituj, duke krijuar hamendësime të nxënësit, detyra jo aq praktike në funksion të situatave reale, sikundër edhe përkufizimet dhe rregullat të pa strukturuara dhe të formuluara mirë e drejtë.

Mungon shumë thjeshtësia dhe qartësia. Ka gabime gjuhësore e mungesë lekturimi. Ishte qartë se është përdorur ‘copy paste’.

Edhe më tej mbetet sfidë jo vetëm për nxënësit, por edhe për mësimdhënësit plan-programi jo i përshtatshëm sa duhet. Pavarësisht se ekziston autonomia e lëvizjes së kapitujve, kjo për mësimdhënësit e rinj është sprovë në vete.

Libri përmban gjithsej 268 faqe, 19 kapituj, prej tyre 11 nga Algjebra dhe Analiza, 6 nga Gjeometria dhe dy nga Statistika dhe Probabiliteti, që për moshën e këtyre nxënësve konsiderohet paksa i ngarkuar.

Për më tepër, në libër ka detyra pa udhëzime të zgjidhjeve e që konsiderohen tepër të vështira për këtë nivel të shkollimit. Disa detyra, mbase kërkojnë thellësi më të madhe të dijes dhe mendimit kritik.

Mungesa e të paktën rezultatit të detyrës, shumë nxënës i bën kureshtarë për të sfiduar veten dhe për të parë, nëse e kanë saktë zgjidhjen.

- Advertisement -rrrrrrr

Shpeshherë u duhet kohë më e gjatë për të pritur verifikimin nga arsimtarët e tyre. Dhe, jo secili mësimdhënës mund edhe t’i zgjidh?!

Nuk ka detyra e as aktivitete që nxisin të menduarit kritik dhe kreativitetin. Nuk ka as tekste alternative për klasat 6 e 7, që mësimdhënësit do të mund t`i përzgjidhnin.

Libri me përmbledhje detyrash pothuajse është i njëjtë, si ai më parë, me ndonjë gabim teknik, jo diçka e veçantë dhe me risi që tërheq dhe i bën kureshtarë më tepër nxënësit, e veçmas ata të shkëlqyeshmit.

Ndërkaq, libri i mësuesit është një shkarkim i plan-programit nga kurikula dhe i zbërthyer sipas nevojës dhe shijes së autorëve. Jo diçka shumë e dobishme. Kurse, neve na duhen libra që kanë mësimdhënie kreative e jo të shabllonizuar, prandaj është mirë që libri i mësuesit të hiqet tërësisht nga botimet dhe përdorimi, ndërsa libri i përmbledhjes të pasurohet në çdo kapitull me nga një model të një përmbajtjeje mësimore.

Kjo duhet të jetë vetëm një shembull veçanërisht për mësimdhënësit e rinj, sepse ata me përvojë mund të ndihen të fyer me këtë libër.

Mësimdhënia është art në vete, është një nga zanatet më të perfeksionuara.
Në anën tjetër, librin e matematikës, në të ardhmen duhet “krehur” mirë, duke ia përshtatur edhe plan-programin me disa ndryshime që tashmë koha i ka nxjerrë në pah.

Nuk ka harmoni të kurrikulës me disa lëndë tjera, veçmas me lëndën e Fizikës.

Shpresoj se këto vërejtje do të hasin në mirëkuptim te organet relevante dhe do të përmirësohen, për të mirën e gjeneratave të reja, duke synuar që në një të ardhme të afërt të kemi libra shumë më të mirë dhe më të përsosur se këta aktualë, sikundër që botimet e reja duhet të jenë edhe në formë elektronike, që t’ju lehtësohet puna edhe më shumë mësimdhënësve, po edhe vetë nxënësve.

(Autori është mësimdhënës i Matematikës)

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vera Çollaku nga Prizreni diplomon në afat rekord në Fakultetin e Mjekëisë

Vera Çollaku 23 vjeçare nga Prizreni ka diplomuar në afat rekord në Fakultetin e...

Argjent Latifi nga Podujeva diplomon në njërin prej universiteteve më të njohura në Londër

I riu kosovar Argjent Latifi, me origjinë nga qyteti i Podujevës, është bërë tashmë...

Erëza Durmishi, doktoresha më e re në qytetin e Mitrovicës – diplomon në afat rekord

Qytetit të Mitrovicës i'u shtua edhe një mjeke e re, kjo është Erëza Y....

Alarmante: Bie në nivel rekord interesimi për të studiuar në Juridik, nuk plotësohet as numri

Më 4 korrik, Universiteti i Prishtinës zyrtarisht hapi konkursin për pranimin e studentëve të...