Nga Fehmi Kryeziu: Kurrikula e Re – GPS i vjetër apo i përditësuar

- Advertisement5 -

Rishikimi i kurrikulave dhe teksteve po prezantohet si reformë shpëtimtare, e domosdoshme për arsimin në Kosovë.

- paragrafi 1 -

Por përvoja konkrete dhe historia e reformave të mëparshme tregojnë se ky proces rrezikon të mos japë rezultate më të mira se sistemi aktual.

- Advertisement -

Kam qenë pjesëmarrës në trajnimet për zbatimin e kurrikulës së re në vitin 2014 në Gjakovë,bashkë më shumë mësimdhënës të shkollës sime.

Ato trajnime zgjatën më shumë se një muaj, duke ofruar kohë për diskutime të thella, sqarime dhe praktikë.

Ndërkaq, në vitet e fundit, çuditërisht, trajnimet u tkurrën në vetëm 3 ditë, përfundonin me një kontrollim të dosjeve të mësimdhënësve, të cilat shpesh kopjoheshin nga njëri-tjetri, dhe nuk siguronin aftësi reale për zbatim.

- Advertisement -

Trajnerët që ligjëronin shpesh nuk ishin në nivelin e duhur profesional, dhe rreziku sot është i njëjtë: të njëjtët trajnerë mund të angazhohen edhe për kurrikulën e ardhshme.

Një problem themelor i reformave arsimore është cilësia dhe realiteti i ekspertizës që udhëheq procesin.

Shumë nga këta ekspertë, po i lirojë nga thonjëzat, si Anita Kadriu (kryetare e Këshillit të Ekspertëve për Kurrikulë dhe Tekste) dhe anëtarët e këshillit si Fatos Osmani, Zana Zeqiri, Merita Gashi apo Arbnor Pozhegu, janë pjesë e strukturave formale të MASHT-it, por shpesh mungon përvoja e thellë praktike në klasë.

Edhe ekspertë me reputacion si Dukagjin Pupovci, kritik i hapur i reformave, tregojnë se procesi shpesh dominohet nga qasje burokratike dhe nuk përfshin mësimdhënësit praktikë.

Ky realitet rrit rrezikun që kurrikulat e reja dhe tekstet e përditësuara të jenë thjesht një kopje e dështimeve të vjetra, një ndryshim në letër pa ndikim real në klasë.

Pastaj angazhimi i trajnerëve ndërkombëtarë?, që shpesh nuk njohin situatën në terren, vetëm e përforcon këtë model formalist. Pa ekspertizë të vërtetë dhe përfshirje reale të mësimdhënësve, çdo reformë rrezikon të jetë një tjetër dështim i paralajmëruar.