Disa vende me arsim të zhvilluar si Suedia, Finlanda dhe pjesë të Gjermanisë nisën me shumë zell të futnin teknologjinë në çdo klasë, pastaj, pas disa viteve eksperiment, quditërisht,e privuan gjithë atë teknologji dhe u kthyen tek librat e printuar.
Në fakt, tani janë aty ku ne jemi që tani, me librat e printuara në dorë dhe pa panik për teknologjinë, sepse vetë thanë se :më shumë po na i ngatërron nxënësit sesa po na i përqendronte.
Pra, Kosova,ose më saktë,arsimi ynë , nuk është prapa, thjesht është duke ecur mbrapsht, me stil(pra,më gjasë ,jemi aty ku duhet,pa e lodhur veten me eksperimente të gabuara). Sepse ndoshta ndonjëherë, për të mësuar mirë, nuk duhet gjithmonë të jesh në hap me çdo risi teknologjike?
Kam dëgjuar njëherë një mësimdhënës të vjetër, në një seminar ku flitej shumë për teknologjinë në arsim, ndoshta pak nga frika apo frustrimi që i sillte kjo epokë e ekranëve dhe pajisjeve, kur me një ton të qetë por plot mendim tha:
“Edhe shkumesi e shpuza janë njëfarë lloj teknologjie.”
Të gjithë qeshëm, por fjala e tij kishte kuptim. Sepse edhe mjetet më të thjeshta, në kohën e vet, kanë qenë përparim. Por kjo nuk do të thotë që çdo gjë e re është automatikisht më e mirë.
Në arsim, ndonjëherë më pak është më shumë,në kuptimin që sasia e teknologjisë nuk e garanton suksesin ,por mënyra se si perdoret ajo.Siç thot ajo shprehja angleze”Too many cooks spoil the broth”.Pra ,shumë nderhyrje dhe mjete e ndërlikojnë procesin, në vend që ta bëjnë më efikas.
Dhe ndoshta ajo që sot duket si “stagnim” në Kosovë, nesër ,nuk i dihet, ka mundësi i të quhet qëndrueshmëri dhe maturi?! /AlbanianEducation.net/.