E enjte, 6 Mars, 2025

Nga Fatmir Kastrati: ADEM JASHARI, të vendoset në secilin institucion edukativo-arsimor

- Advertisement1-

Protestat studentore, rezistenca e Tahir Mehës, shkëndijat e flakës së janarit, ku tre ranë dhe mijëra u ngritën, ishin disa nga momente kyçe drejt rrugës për liri. Por historia na ka treguar se çdo përpjekje për çlirim kërkon diçka më të madhe – një sakrificë sublime – e cila është e mishëruar tek ajo që sot e quajmë Epopeja e UÇK-së. Pas saj, në të gjithë territorin e Kosovës, shpërthyen shkëndijat e zjarrit për t’u shndërruar në flakadanë të lirisë.

Në rrugëtimin drejt lirisë, 5-6-7 Marsi qëndron mbi të tjerët si simboli më i pastër i sakrificës. Brenda kullës së Jasharëve u vulos dëshmia e një populli të pathyeshëm, që kërkonte të ishte i lirë.

- Advertisement -

Sot, kur ne jetojmë në liri, kujtimi i kësaj sakrifice nuk mund të mbetet thjesht në fjalime apo përkujtime të përvitshme. Kujtimi për ta duhet të bëhet pjesë e pandashme e edukimit të brezave të ardhshëm.

Pra, kur të vijë Marsi tjetër, institucionet tona duhet të marrin dy vendime të domosdoshme. Më shumë sesa lartësimi i figurës së Adem Jasharit, ato duhet të ndikojnë që brezat e ardhshëm të rriten me frymëzimin për atdheun:

1. Kur të vijë Marsi tjetër, institucionet tona duhet ta kenë marrë vendimin që fotografia e Adem Jasharit të jetë zyrtare dhe të vendoset në çdo institucion, veçanërisht në ato edukativo-arsimore.

2. Kur të vijë Marsi tjetër, 5 Marsi të jetë shpall festë zyrtare (jo ditë pushimi), një ditë ku çdo gjë do t’i kushtohet plotësisht përkujtimit të Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Kjo ditë duhet të shndërrohet në një përkujtim të përvitshëm, ku një material i përgatitur nga historianët – qoftë në formë të shkruar apo si dokumentar – të shpaloset para nxënësve, në mënyrë që ata të rriten me figurën dhe vlerat e Adem Jasharit. Aktivitetet përkujtimore, përveç dokumentarit, orëve letrare etj., mund të shoqërohen me vizita me karakter mësimor te kulla e Jasharëve. Kjo duhet të bëhet në çdo përvjetor, për të nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe për të frymëzuar çdo gjeneratë tjetër që na përcjell.
E kush frymëzon më shumë se ai? Sepse krejt çka kishte të shenjtë.

Shqipëria, Shqipëria, kishte zbritur mbi supet e tija.🫡🇦🇱🇽🇰

- Advertisement -rrrrrrr

©Albanian Education – Të gjitha të drejtat e rezervuara

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Besarta Jashari viziton shkollën “Faik Konica” në Prishtinë

Besarta Jashari, bija e heroit kombëtar Hamëz Jashari, kja vizituar shkollën "Faik Konica" në...

Lule Haxhani Morina zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Musa Hoti”

Lule Haxhani Morina është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Musa Hoti", shkruan...

Probit Academy zbritje ekskluzive për fëmijët e veteranëve të UÇK-së, ushtarakëve, policëve e zjarrëfikësve

Probit Academy vazhdon të jetë pranë heronjëve. Probit Academy ofron zbritje ekskluzive për fëmijët e...

Xhelil Ismaili, zgjedhet mësues i dalluar në shkollën “Emin Duraku” në Banullë të Lipjanit

Xhelil Ismaili është zgjedhur mësuesi i dalluar në shkollën "Emin Duraku" në Banullë të...