E premte, 20 Shtator, 2024

Nga Fahri Musliu: Pse prindërit, nxënësit, mësimdhënësit që janë kundër grevës, nuk futen në grevë

- Advertisement1-

Shkruan: Fahri Musliu

“ME GREVË KUNDËR GREVËS!”

- Advertisement -

“Në situatën kur SBASHK e R. Jasharit po merret vetëm me të “drejtat materiale të arsimtarëve”, ndonëse është sindikatë edhe e Shkencës dhe Kulturës , a po sillet si njerka ndaj këtyre dy veprimtarive, apo nuk e dinë se veçmas kultura është identiteti kombëtar dhe shtetëror i një populli. Athua punonjësit e shkencës e të kulturës qenkan në pozitë më të mirë materiale se arsimtarët?

Më habit fakti se si prindërit dhe nxënësit, por edhe ata mësimdhënës që janë kundër grevës, nuk i hapin dyert e shkollave e edhe ata të futën në grevë.

Ndoshta kështu mund t’a zgjidhin këtë ngërç që po u shkakton dëm të madh nxënësve, me pasoja të mëdha.

Pra, ju prindër e nxënës dhe mësimdhënës nuk duhet t’i nënshtroheni të keqës dhe avanturietëve të të gjitha sojeve e grupacioneve. Fatin e fëmijëve tanë e kemi vet në duart tona, mos t’ua lëmë sharlatanave dhe atyre që nuk e duan as arsimin as kombin as shtetin.

STOP GREVËS. Ju prindër e nxënës qysh sot futuni nëpër shkolla, këtë e keni obligim ndaj vetvetes, kombit, shtetit të Kosovës.
Mos u ktheni në shtëpi pa i futur fëmijët në klasë. Ose edhe ju, si prindër, fillone grevën kundër grevës”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...