E premte, 29 Nëntor, 2024

Nga Evans Drishti: Arsimtari ose e ngjall popullin ose e varros atë

- Advertisement1-

Nëse sot jeni një profesionist i mirë, kjo falë vullnetit dhe pasionit të ngjizur në natyrën dhe karakterin tuaj si dhe energjisë së pashtershme dhe dijes së saktë dhe të pakufijshme që ju dhanë ata plejada profesorësh që ngjallën individin e vërtetë dhe për rrjedhojë edhe një shoqëri të tërë…

Kur vinte ora e tij e mësimit të gjithë ndjeheshim ndryshe, entuziastë, emocionues, vigjilentë, gjallërues, harmonikë, bashkëbisedues, tërheqës, kërkues, dëgjues, vëzhgues, inspirues…

- Advertisement -

Seç kishte ajo orë mësimi!… Diçka të mistershme… të pazakontë… përtej të qenurit edukative…

S’merrej vesh fare si kalonin ato minuta…

Profesori fliste gjithnjë këndshëm, bukur, ëmbël, me fjalë, fraza e fjali të përzgjedhura, me një mënyrë shpjeguse qartësisht të kuptueshme, plot ndjenjë, emocion, ku çdo fjalë e tij kishte tjetër peshë, tjetër vlerë, tjetër ndjesi, tjetër reflektim, tjetër emocion, pasi fjala e tij të ngjallte shpresë, fjala e tij të jepte jetë…

Në mbarim të asaj ore nxënësit sikur dilnin të pangopur, pasi ndjenin se kishin etje të madhe për të e për gjithçka që ofrohej prej tij… Kudo ta takonin nëpër korridore ndjenin nevojën ta ndalnin e të flisnin me të, jo thjesht për lëndën, përkundrazi diçka përtej saj… për hobet, pasionet, ëndrrat, dëshirat, ambiciet… Kjo pasi teksa flisnin me të u shtohej më së shumti hareja dhe gëzimi, e ndjenin së tepërmi se ishin nxënës, pasi gjenin një forcë të madhe mbështetëse në diapazonin e gjerë të atij profesori…

Breza të tërë kalonin nga duart e tij, e askush s’e harronte… S’e harronin dot atë përkushtim, atë fytyrë të qeshur, atë shpjegim korrekt, ato fjalë e fraza shpresëdhënëse e jetëdhënëse… Si i tillë, profesori s’kujtohej vetëm për 7 mars, përkundrazi s’kishte ditë e javë që të mos dilte dikush apo ndonjë grup, që tashmë kishin ardhur në pozicione të ndryshme në jetë, që të mos dëshironin një bisedë mbreslënëse me të…

Shkurt,

- Advertisement -rrrrrrr

Ata e ndjenin se jetonin me të, ashtu sikurse edhe ai e ndjente se jetonte me ta.

S’ishte një trill kjo që po lexoni, por një realitet, pasi edhe sot e kësaj dite sa herë të shkosh pranë tij, është e pamundur të mos gjesh dikë apo edhe disa vetë që bashkëbisedojnë ëmbëlsisht për tematika të larmishme sociale e kulturore, marrin mendime dhe opinione të ndryshme, e mbi të gjitha gjejnë mbështetje e përkrahje shpirtërore së pari, për t’u kthjelluar në sipërmarrje të rëndësishme jetësore…

***

Natyrshëm ekzizton edhe ana tjetër e medaljes, për figura profesorësh që për fat të keq janë kthyer në të “padëshirueshëm” për nxënësit dhe ambientin…

Profesorë që s’ushqejnë asnjë ndjenjë pozitive, asnjë emocion, që s’dijnë të reflektojnë njohuritë që zotërojnë, që s’kanë bazën e komunikimit duke mos njohur psikologjinë e të qenurit “njeri” në radhë të parë, të mbuluar nga rutina dhe standartja, me mëndje aspak të kthjellta, që më shumë të turbullojnë se të sqarojnë, që në çdo çast të shohin veç me sy kritik duke tentuar të zbulojnë përherë diçka të padëshirueshme…

Të tillë individë të vrasin mëndjen, të vrasin shpirtin, të vrasin pasionet dhe dëshirat…

***

Pak ditë më parë modeli i një profesori jetëdhënës bashkoi një grupim të rinjsh, ish nxënës, miq e dashamirës, në një bashkëbisedim sa miqësor po aq edhe modest dhe me frymë intelektuale.

Edhe pse në ditë të ngrohta vere pjesëmarrja ishte mjaft e gjerë dhe tejet komode, një atmosferë familjarizuese, ku secili peshonte në pozicionin e tij falë fryteve të përkushtim dhe të gjallërisë që kish ofruar përherë profesori… Bashkëbisedimi ishte i lirë, i kthjellët, gjithpërfshirës, i një natyre të ngrohtë intelektuale… Aktualiteti, letërsia, muzika, sporti, historia e artit dhe e kulturës u bënë tematikat përbashkuese të mëndjeve të lira dhe intelektuale…

Secili shpalosi eksperiencat personale, mundimet në përballjet e sfidave të kohës, dikush rrëfeu sfidat në botën e jashtme në përpjekje të krijimit të urave të jetës e dikush ato të autoktonisë shqiptare, teksa ishin thelluar në ringjalljen e ndjenjave të lashta popullore për t’ua reflektuar ato brezave të vijim…

Profesori, megjithëse në një moshe të thyer, ruante sërish atë gjallërinë dhe freskinë e hershme, energjitë e tij plot jetë e pozitivitet… Ishte një memorial i hekurt dhe i palëkundshëm, me një zemër të fortë e një mëndje që sa vinte e kthjellohej ditë pas dite, pasi s’reshte “së lexuari” e “së kuptuari”, pasi për të, në doje të ishe akoma i fortë, një zemër e fuqishme kërkonte edhe një tru të kthjellët dhe plot energji, gjë të cilës ia jepte vetëm “të lexuarit” e rregullt dhe “të kuptuarit” e qartë të ngjarjeve…

***

Ringjallni edhe ju një jetë…

Në përmbyllje të kësaj periudhe vere e në pragfillim të këtij viti shkollor dhe akademik “guxoni” edhe ju qoftë edhe me një mesazh apo një telefonatë, apo pse jo edhe me një vizitë të rikijoni ura lidhëse me profesorë që ju kanë ngelur në memorien tuaj të ngrohtë për sjelljet dhe komunikimin e tyre, për humorin dhe kënaqësitë që ua kanë ofruar, për atmosferën familjare dhe shoqërore që krijuan në ambiente dhe rrethana të ndryshme…

Falë përvojës dhe përkushtimit të tyre,
falë energjisë dhe pozitivitetit,
falë arsyetimit dhe argumentimit të rrethanave të ndryshme,
forcës inspiruese,
falë mëndjes së tyre të dlirë,
falë dimensionit dhe horizontit të gjerë,
botëkuptimeve dhe pikëpamjeve thelbësore dhe konsekuente,
falë dëshirës dhe pasionit të tyre për të ofruar çdo kohë “të ndryshmen” dhe “rrezatuesen”
e mbi të gjitha,
falë shpirtit të gjallë dhe konkurues dhe vlerave njerëzore… “guxoni” dhe “aspironi” të jeni një “gurë i çmuar” dhe “të peshoni” në shoqërinë ku jetoni…

Nëse sot jeni një mjek i mirë, një inxhinier i mirë, një arkitekt i mirë, një arsimtar i mirë, një sportist i mirë, një kuzhinier i mirë, një polic i mirë, një shkrimtar i mirë, një mjeshtër i mirë, një aktor i mirë, një muzikant i mirë… pra nëse sot jeni një profesionist i mirë, kjo falë vullnetit dhe pasionit të ngjizur në natyrën dhe karakterin tuaj si dhe energjisë së pashtershme dhe dijes së saktë dhe të pakufijshme që ju dhanë ata plejada profesorësh që ngjallën individin e vërtetë dhe për rrjedhojë edhe një shoqëri të tërë…

Le të sjellim këtu shembuj konkretë:

Së pari: Profesor Honoris Causa Faik Luli, gjuhëtar i shquar dhe studiuesi Islam Dizdari (të ndjerë), profesor i shkencave të edukimit, ideologë të njohur të Shkodrës dhe mbarë trevave shqiptare, që rritën dhe kultivuan sa e sa breza në rrugën e dijes dhe të kulturës…

Së dyti: Qyteti i Shkodrës sot ka një Kryetar Bashkie Dok Bardh Spahija, si trashëgimtar i denjë dhe bir i doktorit të shquar shkodran dhe shqiptar Dok Ali Spahija, falë punës dhe përkushtimit të të cilit si prind, si mjek dhe si edukator që sot mbart një peshë kyçe në postin e të zotit të shtëpisë së qytetit të Shkodrës.

Së treti: Atletja e talentuar Luiza Gega, që nderoi Shqipërinë dhe shqiptarët duke u shpallur kampione e Europës në Atletikë, e cila falënderoi përzemësisht pikësëpari trajnerin e saj për përkushtimin në këtë sfidë duke arritur në këtë fitore madhore.

Është koha të sillni edhe ju shembuj të ndryshëm nga vëndet ku jetoni të figurave të shquara që duke mposhtur sfidat e kohëve u dhanë jetë një shoqërie të tërë…

Është koha të krijojmë mozaikun e këtyre mjeshtrave dhe profesionistëve që ndërtuan dhe po zhvillojnë shoqërinë tonë shqiptare…

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohen profesorët Sadete Hajrizi dhe Bahri Hajredini nga Mitrovica

Janë pensionuar dy profesorët nga Mitrovica, Sadete Hajrizi dhe Bahri Hajredini, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi nga...

“Babë, ma kanë vra mësuesin”, rrëfimi prekës nga Llausha

“Babë ma kanë vra mësuesin”, i citon fjalët e djalit të tij, Bejt Geci,...

Senati i UP-së krijon komision për hetimin e ngritjeve akademike dhe rektorëve

Më 27 nëtor 2024, në mbledhjen e nëntë të Senatit të Universitetit të Prishtinës,...

Profesori Shani Paqarizi nga Malisheva me punim fantastik për 28 Nëntorin

Sot festojnë 28 Nëntorin shqiptarët kudo që janë. Për nder të 28 Nëntorit, në të...