E mërkurë, 22 Janar, 2025

Nga Erjona Xhindi: Nota për ‘sjelljen’, një ndërhyrje e domosdoshme në sistemin e vlerësimit shkollor

- Advertisement1-

Erjona Xhindi, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Muço Delo”, Vlorë, analizon ndikimin e rrjeteve sociale dhe propozon përfshirjen e notës për sjellje në sistemin e vlerësimit shkollor. Ajo argumenton se kjo masë krijon mundësi për ndërhyrje efektive ndaj sfidave të reja kulturore dhe psikologjike.

Nga Erjona Xhindi, mësuese e gjuhës angleze, shkolla 9-vjeçare “Muço Delo”, Vlorë

- Advertisement -

Ka një vëmendje të shtuar të administratës së arsimit mbi problematiken e ndikimit të papërshtatshëm të rrjeteve sociale mbi fëmijët e moshës shkollore, veçanërisht pas ngjarjes fatkeqe pranë shkollës “Fan Noli”. Konsulta Publike me prindër e mësues, që pasoi, e udhëhequr nga shqetësimi i drejte për domosdoshmërinë e ndërhyrjes shtetërore prodhoi një ligjërim, që jo vetëm sintetizoi një shqetësim, që ka kohë që shqiptohet nga mësues e prindër, por prodhoi edhe masa konkrete, në gjykimin tim te dobishme.

Në të dy aspektet, qoftë në shqiptimin e dukurisë në kompleksitetin e saj, kulturor, moral, psikologjik, shoqëror, qoftë në vendimet administrative që u propozuan dhe që do të hyjnë në fuqi, mes të tjerash, ndalimi i Tik-Tokut, u krijua një shembull që duhet ndjekur, përmes interpretimit konkret, veçanërisht nga profesionistët në fushë të arsimit, në rradhë të parë nga mësuesit.

Këta të fundit, për lloj-lloj arsyesh ndodhen përballë vështirësish komplekse: shkolla sot është pika fundore e disa proceseve ku shfaqen të materializuara sjellje kulturore, profile psiko-sociale, ekonomike, të lidhura, sidomos, me zhvillimet brenda familjes së sotme shqiptare, po edhe me hapjen kulturore të shoqërisë ndaj globalizmit, të rishikimit të aftësive dhe mundësive tona strukturore për drejtpeshim moral, psikologjik e shpirtëror në rrethanat e reja. Nën këtë dritë, detyra të reja shtrohen për shkollën. Veç kuadrit konkret të mësimdhënies dhe të nevojës për të përshtatur këtë të fundit me kërkesat dinamike të zhvillimit, del si nevojë edhe rishikimi i ndonjë aspekti deri tani “eskstrakurrikular”, në përputhje me cilësi te reja në organizimin strukturor te shkollës.

Më drejtpërdrejt, kam parasysh përfshirjen e notës në sjellje në sistemin e vlerësimit për nxënësit në sistemin e arsimit të detyrueshëm. Në përvojën tonë, vlerësimi i sjelljes në terma përshkruese është relativisht i njohur, por është përdorur pak si mekanizëm që integrohet konkretisht dhe në mënyrë kushtëzuese në dinamikat e përparimit të nxënësve, madje me kohë është shndrruar në rudiment karakterizues të “performancës”, ç’ka është e kuptueshme, deri diku. Teknikisht, vlerësimi konkret, i matshëm, i rregulluar i “sjelljes”, nuk mund të kryhet arbitrarisht, pa referenca të drejtpërdrejta, dhe për më shumë, pa ndërtuar një argument për domosdoshmërinë e tij, shto faktin që “sjellja” është kategori komplekse. Besojmë se vlerësimi, qoftë edhe deskriptiv i “sjelljes”, e ka humbur vlerën e vet kushtëzuese për shkak të këtij kompleksiteti të “sjelljes”, me të cilën, paradoksalisht, shkolla merret më shumë se çdo faktor tjetër, por nuk ka mjete, qoftë për ta cilësuar, qoftë për ta integruar në mënyrë kushtëzuese me kurrikulën. Deri tani, “vlerësimi i sjelljes” është kryer si rubrikë e domosdoshme, në nivel të përshtypjes, të njëlloj lirie arbitrare të përkufizimit të nxënësit nga mësuesi.

Ndërhyrja ime ka si qëllim të propozojë përfshirjen e vlerësimit me notë të “sjelljes” së nxënësit, në kushtet kur problematika e “sjelljes” është shfaqur sfiduese përballë shkollës dhe kur kjo e fundit, ka nevojë për mekanizma administrimi e kushtëzimi konkrete. Vlerësimi me notë, që cilëson dhe kushtëzon drejtpërdrejt përparimin e nxënësit si note normale e çdo disipline tjetër, besoj se krijon një mundësi, një instrument më shumë për të harmonizuar e integruar përbërësit kurrikularë në kushtet e reja, i mbështet më mirë përpjekjet për të ripërmasuar aftësinë e shkollës për të ndërhyrë në hapësira deri tani të paqarta në marrëdhëniet me nxënësit, qoftë dhe me familjet në tërësi. “Sjellja”, pra, shndrrohet në kategori të matshme, të vlerësueshme, kushtëzuese brenda kurrikulës.

Pa dyshim, ky propozim ka implikime të shumta, veçanërisht në kuptimin normativ, rregullues, klasifikues, pa përmendur ato me karakter etik, psikologjik, kurrikular, administrativ-strukturor etj, në të cilat do të dëshiroja të përfshihesha herë tjetër. Po aq, gjerësia e çështjeve që prek ky propozim është me të vërtetë e larmishme, sa ç’është e natyrshme të nxisë kundërshtime, të lidhura sidomos me lëndëzimin e tij.

- Advertisement -rrrrrrr

Për këtë do të ofroja si hapësirë për t’u informuar dhe për të mbështetur diskutimin, përvojën italiane: Voto in condotta: regolamento.

Besoj se propozimi do të mirëkuptohet si ndërhyrje që përplotëson dhe mbështet mjetet e shkollës në ballafaqimin e saj të vështirë me realitetet e reja. Përdorimi i shpeshtë i fjalës “kushtëzim” është përdorur në këtë kontekst.

© Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...

Pensionohet Josip Kolnrekaj, punëtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit”

Është pensionuar punëtori i shkollës "Lidhja e Prizrenit" Josip Kolnrekaj, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i shkollës: Sot...