Nga Eralda Cuko: Regjistrat fizikë në shkolla janë më efektivë se ata online

- Advertisement5 -

Regjistrat fizikë të shkollave sjellin më shumë efektshmëri dhe e nxisin nxënësin të mësojë më tepër sesa regjistrat online.

- paragrafi 1 -

Në qetësinë solemne të klasës, mbi katedër pushonte dikur një libër i veçantë , regjistri fizik. Në dukje i thjeshtë, por në thelb i thellë sa vetë udhëtimi i dijes. Faqet e tij nuk mbanin vetëm emra e nota; ato ruanin frymëmarrjen e përditshme të shkollës, rrahjet e përpjekjes dhe gjurmët e rritjes njerëzore.

- Advertisement - M1

Sa herë që regjistri hapej,ngjante me një portë kujtese. Boja që derdhej mbi letër bëhej dëshmi, ndërsa shkrimi i mësuesit merrte peshën e një fjale që formon të ardhmen. Në atë çast, koha ndalej: nxënësi priste, vështronte, reflektonte. Dhe pikërisht aty lind ndërgjegjësimi , ai zë i brendshëm që e thërret drejt përmirësimit.

Regjistri fizik sjell efektshmëri, sepse është i gjallë në praninë e tij. Nuk varet nga drita e ekranit, as nga rrjete të padukshme. Ai jeton në prekjen e dorës, në shfletimin e faqes, në seriozitetin që mbart. Çdo shënim bëhet gur themeli në ndërtimin e dijes.

Përballë tij, regjistrat online duken si hije digjitale të shpejta, por pa shpirtin e çastit pedagogjik. Ata ndizen e fiken, shfaqen e zhduken, ndërsa regjistri fizik mbetet i palëkundur si një arkiv kohe.

- Advertisement - m2

Në faqet e tij ruhen vitet si unaza në trungun e një peme. Aty rritet nxënësi, aty matet rruga e tij. Dhe kështu, ky libër i heshtur bëhet udhërrëfyes, duke e nxitur nxënësin të mësojë më tepër, të përpiqet më fort, të ëndërrojë më larg.

Sepse regjistri fizik nuk është thjesht dokument por është kujtesë, përgjegjësi dhe dritë që shoqëron hapat drejt dijes…