Nga Enver Rexhaj: Analfabetizmi i ri dhe sfida e njeriut modern

- Advertisement -

Në shekujt e kaluar, nocioni i “analfabetit” ishte i thjeshtë dhe i kufizuar: ai që nuk dinte të lexonte dhe të shkruante konsiderohej i privuar nga dija dhe jeta shoqërore. S

- paragrafi 1 -

Sot, megjithatë, kjo kornizë është ngushtë përballë realitetit të një bote që ndryshon me ritme të papërmbajtshme. Thënia se analfabetët e shekullit XXI nuk do të jenë ata që nuk zotërojnë shkrim e lexim, por ata që nuk mund të mësojnë, të çmësojnë dhe të rimësojnë, na shtyn të rimendojmë statusin e dijes dhe rolin e saj në jetën njerëzore.

- Advertisement -

Në epokën digjitale, njeriu përballet vazhdimisht me situata ku njohuritë e djeshme nuk mjaftojnë më. Teknologjitë vjetërsohen brenda pak vitesh, profesionet transformohen, e madje edhe mënyrat tona të të menduarit sfidohen nga rryma të reja filozofike, sociale e kulturore. Në një realitet të tillë, dija nuk është më një akumulim i qëndrueshëm faktesh, por një aftësi për t’u përshtatur. Mësimi bëhet një proces i vazhdueshëm, një ushtrim i brendshëm që kërkon elasticitet mendor dhe gatishmëri për të përballuar të panjohurën.

Por pjesa më e vështirë nuk është të mësojmë diçka të re. Sfida e vërtetë qëndron te çmësimi — heqja dorë nga bindjet, praktikat dhe mënyrat e mendimit që nuk përputhen më me kohën. Kjo kërkon jo vetëm disiplinë intelektuale, por edhe guxim shpirtëror. Sepse çmësimi shpesh na e tund themelet e sigurisë, duke na detyruar të pranojmë se ajo që kemi menduar si të vërtetë dje, mund të mos vlejë sot. Vetëm pas kësaj faze çlirimi vjen rimësimi, akti i rindërtimit të vetvetes përmes konceptesh të reja, përmes një raporti më të sinqertë me botën që ndryshon.

Në këtë kuptim, analfabetizmi modern nuk është mungesë aftësish teknike, por ngurtësi mendore. Analfabet është ai që mbetet peng i njohurive të vjetra, që refuzon të transformojë mënyrën se si e sheh botën, që mbyllet përpara sfidave të reja. Ndërsa i ditur është ai që e pranon lëvizjen si thelbin e ekzistencës dhe e shikon veten si projekt gjithmonë në zhvillim.

- Advertisement -

Kjo Kambanë, duhet të jetë një thirrje për t’u bërë më shumë se vetëm konsumues të informacionit. Ajo na fton të jemi krijues të vetvetes në çdo etapë të jetës, të mos i frikësohemi ndryshimit, por ta shohim atë si burim rritjeje. Në fund, në një botë që nuk ndalon së ndryshuari, i aftë nuk është ai që di më shumë, por ai që mund të bëhet më shumë.

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara