Nga Emine Berisha Qerimi: Tetori Rozë, një ftesë për të parë përtej pamjes – drejt vlerave që prekin zemrën

- Advertisement -

Aktivitet sensibilizues gjatë Tetorit Rozë

- paragrafi 1 -

Çfarë do të ndodhte nëse për një muaj të tërë një mësues do të vishte të njëjtën bluzë çdo ditë?

- Advertisement -

Këtë pyetje vendosa ta kthej në një eksperiment simbolik gjatë muajit tetor –(viti i kaluar 2024) muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Gjatë gjithë muajit, çdo ditë mbaja të njëjtën bluzë rozë, si shenjë solidariteti me kauzën e Tetorit Rozë. Çdo mbrëmje ajo pastrohej dhe të nesërmen vishej përsëri.

Në përfundim të muajit, pyeta nxënësit nëse kishin vënë re që për tridhjetë ditë me radhë që kisha mbajtur të njëjtën bluzë.
Pothuajse të gjithë u përgjigjën se nuk e kishin vërejtur. Disa qeshën dhe thanë me sinqeritet:

- Advertisement -

Nuk e vumë re fare, hahaha,ne mezi i mbajmë mend detyrat, jo bluzat!

Ky reagim i thjeshtë dhe plot jetë u kthye në një reflektim të bukur për mua. Kuptova se, kur mësimi është i gjallë, përmbajtësor dhe i ndërtuar me pasion, pamja e jashtme humb rëndësinë — por jo vlerën.

Dukja e mësimdhënësit është gjithashtu një mënyrë për të komunikuar respekt, kujdes dhe energji pozitive. Ajo reflekton te nxënësit po aq sa fjala dhe qëndrimi.

Ashtu si kujdesi për shëndetin, edhe mësimdhënia kërkon vëmendje ndaj asaj që nuk shihet menjëherë me sy — pasionit, përkushtimit dhe dashurisë për nxënësit.

Tetor Rozë nuk është vetëm një muaj kujtese, por edhe një ftesë për të parë përtej pamjes, drejt vlerave që prekin zemrën.

Hultumtim nga Emine Berisha Qerimi mësimdhënëse ne Shkollen e Mesme te Arteve “Çesk Zadeja”Ferizaj