E premte, 20 Dhjetor, 2024

Nga Elmira Pajaziti: Arsimi dhe aftësimi i të rriturve për jetë dhe familje

- Advertisement1-

UNIVERSITETI I TETOVËS

FAKULTETI PEDAGOGJIK

- Advertisement -

PUNIM SEMINARI

LËNDA: TENDECAT BASHKOHORE NË ARSIM

TEMA: ARSIMI DHE AFTËSIMI I TË RRITURVE PËR JETË DHE FAMILJE

 Mentorija:                                                                                Studentja:

Prof. Rabije Murati                                                                Elmira Pajaziti

 Përmbajtja

- Advertisement -rrrrrrr
  1. Hyrja
  2. Teoria e të mësuarit
  3. Arsimi i të rriturve
  4. Legjislacioni aktual që rregullon organizimin dhe realizimin e AARr-së
  5. Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Kosovë
  6. Ligji për Arsimin dhe Aftësimin Profesional
  7. Qeverisja e Arsimit dhe Aftësimit Profesional
  8. Siguria e Cilësisë në Arsimin dhe Aftësimin Profesional
  9. Mundësitë për përmirësimin e arsimit dhe aftësimit profesional
    • Shembuj të praktikave të mira
  10. Sfidat e Arsimit dhe Aftësimit Profesional
  11. Këshillimi dhe orientimi në karrierë
  12. Përfundimi

Hyrje

Shekulli 21 kërkon përpjekje serioze në të rishikuarit,zgjerimin,dhe pranimin në tërësi të nocionit  të arsimimit të të rriturve. Arsimimi i të rriturve duhet t‘i sigurojë secilit qasje në dije dhe mësimi gjatë gjithë  jetës dhe në këtë mënyrë secilit t’i krijojë mundësi për të shijuar zhvillimin kulturor , social dhe ekonomik.

Sot, të rriturit ballafaqohen me sfida të veçanta që nga zhvillimi i teknologjisë dhe zhvillimi shkencor e deri te kërkesat e shtuara të jetës së shpejtë sociale. Prandaj, qëllimi i këtij punimi është të kuptohet më mirë rëndësia që ka për të gjithë arsimimi për të rritur: për individët, për organizatat dhe për shoqëritë duke përfshirë edhe shoqërinë e Kosovës.

Metodologjia e përdorur në këtë studim është cilësore, e bazuar në rishikimin e politikave, ligjeve, udhëzimeve administrative dhe raporteve ekzistuese për sektorin e AAP në Kosovë. Sfidat në realizimin e programeve mësimore të bazuara në punë, në mënyrë specifike mësimi praktik në institucionet e AAP dhe praktika profesionale e nxënësve nëpër kompani.

Qëllimi i këtij seminari është të nxjerrim në pah kuptimin, dhe funkionimin e arsimit të  të  rriturve, duke u bazuar në  atë  se çfarë   të  rriturit marrin dhe sa janë  të  gatshë m pë r tregun e punë s, sa po i kushtohet vë mendje arsimit të  të  rriturve, a do të  ketë  mekanizma dhe politika të  ndryshme që  mund të  arrijë  që  çdo e re dhe i ri të  shoh tek vendi i tyre prespektiv dhe mundë si të  mirë  pë r tu zhvilluar profesionalisht.

(Fairbanks, 2021)

Teoria e të mësurit të të rriturve

Teoria e të mësuarit të të rriturve i ka rrënjët në andragogji,  edukatori Malcolm qw e zhviloi konceptin e andragogjis i cili ka krahasim me pedagogjinë, praktikën e mësimdhënies së fëmijëve. Shtatë parimet e mësimit të të rriturve përfshijnë vetëdrejtimin, transformimin, përvojën, mentorimin, orientimin mendor, motivimin dhe gatishmërinë për të mësuar.

Mësimi i të rriturve dhe neuroplasticiteti’

Por sipas PositivePsychology.com, neuroplasticiteti i përmirësuar mund të kultivohet tek të rriturit me anë të një mentaliteti të rritjes. Ky është besimi se ju mund të bëheni më të zgjuar dhe më të mirë në gjërat me praktikë. Përqendrimi në mësimin e lëndëve të pasura (për shembull, një gjuhë e re, në vend të fakteve përmendësh) gjithashtu ndihmon. Dhe mbajtja e një mentaliteti të të mësuarit gjatë gjithë jetës ofron një mënyrë tjetër potenciale për të rritur neuroplasticitetin (Fairbanks, 2021)

ARSIMI I TË RRITURVE

Nga të dhënat e mbledhura kuptohet se ekziston një rregullore për menaxhimin e të hyrave vetanake të institucioneve për aftësimin profesional dhe arsimin e të rriturve, mirëpo në aspektin praktik, institucionet e tilla kanë pasur vështirësi në menaxhimin e të hyrave vetanake. Kjo ankesë është shprehur nga qendrat e kompetencës, të cilat, gjatë periudhës sa kanë qenë nën menaxhimin e komunave, kanë arritur të menaxhojnë me të hyrat e tyre vetanake, ndërsa me kalimin nën AAAPARr, mjetet e tyre kanë kaluar në buxhetin e Ministrisë së Financave, dhe, për pasojë, nuk kanë mundur të disponojnë me to. Megjithatë, nga viti 2018 qendrat e kompetencave do të kenë mundësi të menaxhojnë me të hyrat e tyre vetanake. Mirëpo edhe pse e paraparë në planin e veprimit të PSAK 2017, nuk është bërë rishikimi i programeve të institucioneve të AAP-së që ofrojnë arsimimin për të rritur.Nga të dhënat e grumbulluara deri në tetor 2017 kuptohet se ekzistojnë kapacitete njerëzore dhe infrastrukturore për menaxhimin e arsimimit për të rriturit. SMIA ka filluar të mbledhë dhe të raportojë të dhëna edhe për arsimimin e të rriturve që bën të mundur përcjelljen e gjendjes në këtë sektor. Kështu, gjatë vitit shkollor 2016/17 në arsimin e mesëm profesional kanë qenë të përfshirë 1,794 të rritur, prej të cilëve 617 femra111. Për fat të keq, nuk ka të dhëna për përfshirjen e të rriturve në forma të ndryshme të arsimit joformal. Në kuadër të rritjes së ofertës së shkollimit në nivelin 5 të kualifikimeve të dhënat e mbledhura tregojnë se ende nuk është bërë studimi i paraparë nga plani i veprimit të PSAK 2017, lidhur me nevojat e ofrimit të kualifikimeve në nivelin 5 dhe as nuk është bërë analizë e legjislacionit në fuqi dhe nevojave për kualifikimin e nivelit 5. Në anën tjetër, ashtu sikur është paraparë në plan të veprimit të PSAK 2017, janë zhvilluar disa programe të nivelit të 5, mirëpo jo nga shkollat publike profesionale, por nga ofrues tjerë publik joformal dhe ofrues privat të AAP-së. Dy programe janë zhvilluar në bashkëpunim me Pearson nga një projekt i financuar nga LuxDev ku në QK Ferizaj ka filluar programi i nivelit 5 për asistent për fëmijë me nevoja të veçanta dhe në QK Prizren, ku, nga tetori i 2017, fillon programi për këshilltar karriere. Programe tjera të nivelit 5 edhe në lëmin e kontabilitetit, TI-së, etj (Mehmeti,S Boshtrakaj.L Mehmeti.F, 2019)

Rreth 47% të nxënësve të arsimit të mesëm profesional vijojnë mësimet në drejtimet ekomonike-juridike dhe ato shëndetësore, me mundësi dukshëm më të vogla punësimi, ndërkohë që numri i nxënësve në drejtime me perspektivë më të mirë punësimi vazhdon të jetë nën nivelin e dëshiruar. Nuk ka lëvizje të duhura nga MASHT dhe DKA-të për ndryshimin e kësaj gjendjeje. Pjesëmarrja e vajzave në arsimin e mesëm profesional nuk është në nivelin e dëshiruar, ku vërehet një përfaqësim i theksuar në të gjitha drejtimet që çojnë në, të ashtuquajtura, kualifikime “të rezervuara për meshkuj”. Materialet mësimore adekuate ekzistojnë për 24 nga 135 profile të arsimit profesional, ndërsa në profilet tjera është i pranishëm një lloj “improvizimi” me shfrytëzimin e materialeve të përgatitura nga mësimdhënësit që nuk kanë kaluar nëpër ndonjë proces verifikimi. Ka ngecje në adresimin e këtij problemi. Gjatë vitit 2016 dhe 2017 janë nënshkruar numër i madh i marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompanitë për dërgimin e nxënësve në praktikë profesionale, mirëpo nuk ka ndonjë evidencë të saktë të këtyre marrëveshjeve e as raportim të saktë për shkallën e zbatimit të tyre në praktikë. Informatat nga terreni flasin për probleme serioze në realizimin e praktikës profesionale dhe për mbështetjen e këtij aspekti të zhvillimit të nxënësve në nisma që burojnë drejtpërdrejtë nga shkolla. Me pak përjashtime, këshillimi dhe orientimi në karrierë vazhdon të mos jetë i pranishëm në shkollat profesionale të Kosovës. Megjithatë, janë duke u bërë përgatitjet për ofrimin e një kualifikimi të nivelit 5 për këshilltarët e karrierës. SMIA ka filluar të mbledhë të dhëna për arsimin e të rriturve në Kosovë. Kështu, gjatë vitit shkollor 2016/17 në arsimin e mesëm profesional kanë qenë të përfshirë 1,794 të rritur, prej të cilëve 617 femra. Për fat të keq, nuk ka të dhëna për përfshirjen e të rriturve në forma të ndryshme të arsimit joformal. Përkundër progresit në ofrimin e programeve për të rritur, arsimi i të rriturve mbetet sektori më i pazhvilluar i sistemit të arsimit, pasi ende nuk janë krijuar parakushtet e domosdoshme për menaxhimin e tij (Mehmeti,S Boshtrakaj.L Mehmeti.F, 2019)

Arsimi i të rriturve është rritur në kohët moderne Arsimi i të rriturve është rritur në rëndësi, pjesërisht pasi industrializimi kërkonte më shumë punëtorë të kualifikuar, pasi teknologjia i ka avancuar punëtorët kryesorë që të vazhdojnë të përditësojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre, dhe gjithashtu për shkak të rritjes së vetëdijes për të drejtat e të gjithë njerëzve. të kenë një shans për të përmbushur potencialin e tyre. Kjo sjell lumturi dhe kënaqësi më të madhe për individët. Në të njëjtën kohë, kjo i sjell dobi shoqërisë në tërësi duke mbështetur zhvillimin e secilit anëtar të shoqërisë në mënyra që i lejojnë ata të kontribuojnë në mënyrë më të plotë dhe më efektive në komunitetin e tyre. Prandaj, arsimimi i të rriturve, ashtu si ai i të rinjve, është thelbësor për suksesin e një shoqërie. (new world encyclopedia , 2021)

Legjislacioni aktual që rregullon organizimin dhe realizimin e AARr-së

Duke u bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Kosovë, thuhet se:

1.2. I rritur – personi që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare, por qëllimi i këtij ligjipërfshin çdo fëmijë që ka arritur moshën në të cilën zakonisht përfundohet arsimi i detyruar dhe mund të hyjë në tregun e punës, si dhe të marrë pjesë në programe arsimore të përcaktuar për të rritur.

1.3. Arsimimi dhe aftësimi i të rriturve – mësimin dhe aftësimin publik dhe privat që ofrohet për të rriturit dhe për fëmijët e moshës mbi pesëmbëdhjetë (15) vjeç që i plotësojnë kushtet për të vijuar programet mësimore të përcaktuara për të rritur. Arsimi dhe aftësimi profesional rregullohet përmes ligjit për arsimin dhe aftësimin profesional nr. 02/L-42, 23 shkurt 2006, përderisa nuk është në kundërshtim me këtë ligj.

Neni11
Dispozitat specifike për arsimin dhe aftësimin profesional
Arsimi dhe aftësimi profesional rregullohet përmes ligjit për arsimin dhe aftësimin profesional nr. 02/L-42, 23 shkurt 2006, përderisa nuk është në kundërshtim me këtë ligj.

Neni 12 Dispozitat specifike për arsimin dhe aftësimin e të rriturve
1. Qëllimi i arsimit dhe i aftësimit të rriturve është zhvillimi i shkathtësive, njohurive dhe parimeve të duhura te të rriturit si pjesë e kornizës së të mësuarit gjatë gjithë jetës.
2. Të rriturit mund të arsimohen ose aftësohen në institucionet e licencuara private, publike dhe të 12 partneritetit të niveleve 3 dhe 4 të ISCED-it, sipas dispozitave të këtij ligji, me ndryshimet në vijim të cilat specifikohen në një akt nënligjor:
2.1. përshtatja e kurrikulumit, vlerësimi i të mësuarit paraprak, kohëzgjatja e programeve, vijimi, vlerësimi dhe procedurat e tjera për të mësuarit e të rriturve;
2.2. caktimi i pagesave për vijim dhe kriteret e pranimit;
2.3. përcaktimi, në bazë të këshillave të Këshillit Shtetëror për Licecnimin të Mësimdhënësve
(KSHLM), i kualifikimeve për mësimdhënës, trajnerë, instruktorë, apo personel tjetër i
përfshirë në arsimin dhe aftësimin profesional.
2.4. përcaktimi i kritereve shtesë për licencimin e institucioneve të arsimit dhe aftësimit, të cilat ofrojnë programe për arsimin dhe aftësimin e të rriturve;
2.5. financimi i institucioneve të arsimit dhe aftësimit për ofrimin e programeve efektive për arsimin dhe aftësimin e të rriturve (Kosoves, 2013)

        Ligji për Arsimin dhe Aftësimin  Profesional-  thuhet se, Arsimi dhe aftësimi profesional (AAP) – synon të pajisë nxënësit/kandidatët me njohuri, aftësi praktike, shkathtësi dhe kompetenca të kërkuara në profesione të veçanta apo më gjerë në tregun e punës; ku përfshihet mësimim gjatë gjithë jetës, arsimi formal, arsimi dhe aftësimi joformal, arsimi informal, mësimi praktik, iformimi-këshillimi dhe informimi, ndërmarrja, arsfimi dhe aftësimi në në periudha të kombinuara,

Neni 6
Kualifikimet dhe modulet e arsimit dhe aftësimit profesional
1. Institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional formal, ofrojnë kualifikime dhe module të niveleve
3, 4 dhe 5 sipas Ligjit nr.03/L-060 për Kualifikime Kombëtare.
2. Institucionet tjera të arsimit dhe aftësimit profesional ofrojnë kualifikime dhe module në nivelin 1,2,3,4,5 sipas Ligjit nr.03/L-060 për Kualifikime Kombëtare.

  1. Llojet e kualifikimeve janë:
    3.1. kualifikimet dhe modulet e arsimit formal që korrespondojnë me klasat 10, 11 dhe 12
    duhet të jenë në pajtim me KKK sipas Ligjit nr.03/L-060 për Kualifikime Kombëtare për
    arsimin profesional;
    3.2. kualifikimet dhe modulet e arsimit postsekondar që i takojnë nivelit 5 të KKK që janë
    profesionale apo akademike ofrohen edhe nga institucionet e arsimit dhe aftësimit
    profesional. Emërtimi dhe funksionimi i tyre rregullohet me akte nënligjore;
    3.3. orientimi dhe këshillimi për karrierë duhet të jenë pjesë integrale e të gjitha programeve
    të ofruara nga institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional;
    3.4. në IAAP lejohet zbatimi i formave duale të arsimit dhe aftësimit profesional në të cilin
    aftësimi praktik dhe përvoja realizohet në ndërmarrje, duke kontraktuar ndërmarrjet. Kushtet
    dhe kriteret që drejtojnë dispozitat e tilla rregullohen me akt nënligjor.(Kosoves, 2013)

  Qeverisja e Arsimit dhe Aftësimit Profesional

Përputhshmëria më e mirë midis sektorit të arsimit dhe tregut të punës është një ndër objektivat strategjike kryesore të komponentit të Zhvillimit Njerëzor në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim (SKZH)29. Qeveria synon të fuqizojë lidhjen midis programeve arsimore dhe nevojave të tregut të punës përmes aktiviteteve të mëposhtme:

  • Përshpejtimi i procesit të zhvillimit të standardeve profesionale, në përputhje me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (KEK), Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), si dhe Sistemin Kombëtar të Klasifikimit të Profesioneve, të rishikuar.
  • Përcaktimi i fushave me prioritet të lartë në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP) përmes konsultimeve me politikat zhvillimore dhe sektorët prioritarë të Kosovës. Zhvillimi dhe zbatimi i kurrikulave bërthamë në formë modulare, në përputhje me fushat prioritare të AAP dhe zbatimin e programeve të AAP për trajnimin e mësimdhënësve në këta sektorë, bazuar në standardet profesionale.
  • Zbatimi i pilot sistemit të kombinuar të AAP, me elemente të të nxënit dual (kombinimi i të nxënit në shkolla dhe në kompani) duke filluar me fushat prioritare të AAP dhe në përputhje me kurrikulën bërthamë, koordinimi i sistemit të subvencionimit të pagave me fushat prioritare, në mënyrë që të mundësohet integrimi më i mirë i të diplomuarve në AAP në tregun e punës.
  • Zhvillimi dhe zbatimi i Sistemit Kombëtar për Parashikimin e Aftësive duke siguruar lidhjen me sistemet e udhëzimit në karrierë në kuadër të shkollave dhe shërbimeve të punësimit/shërbimeve të të nxënit gjatë gjithë jetës. Krijimi i kushteve për të përkrahur shërbimet dhe studimet në mënyrë që të përcillet progresi në karrierë.
  • Lidhja e punës kërkimore në universitete me industrinë, përmes lehtësimit të qasjes në specializime të mençura, në përputhje me strategjinë Evropa 2020. Kjo siguron investim publik dhe privat në kërkim dhe zhvillim (K&Zh) në një numër sektorësh të caktuar industrialë. Përveç kësaj, përmirësimi i përshtatshmërisë së programeve shkollore me nevojat e tregut të punës është po ashtu një objektiv strategjik i PSAK 2017-202130. Në bazë të planit strategjik, përqendrimi i punës së qeverisë është në fushat vijuese:
  • Rishikimi i profileve që ofrohen në institucionet e AAP dhe përshtatshmëria me nevojat e tregut dhe zhvillimi i standardeve profesionale;
  • Analizimi i nevojave në nivel lokal për të plotësuar kushtet për ofrimin e profileve nga lista e rishikuar; • Mbledhja e modeleve të praktikave më të mira të materialeve mësimore ekzistuese, që përgatiten nga mësimdhënësit e profileve të ndryshme;
  • Zhvillimi i një Kurrikule Bërthamë për AAP;
  • Hartimi i një Rregulloreje për Mbrojtjen e Shëndetit të Nxënësve gjatë Praktikës;
  • Rishikimi i kurrikulave të institucioneve të AAP që ofrojnë arsimin për të rritur. Objektivat e mësipërme duhet të arrihen përmes punës së organeve përkatëse përgjegjëse për menaxhimin e sistemit të AAP. Sektori i AAP në Kosovë menaxhohet nga Qeveria përmes ministrive dhe agjencive që funksionojnë nën mbikëqyrjen e ministrive. MASHT është përgjegjëse për politikëbërjen e përgjithshme dhe legjislacionin, duke përfshirë AAP, arsimin e lartë dhe të nxënit gjatë gjithë jetës. Përkundër që ligji për AAP njeh përgjegjësitë e ministrive dhe agjencive të tjera për menaxhimin dhe ofrimin e AAP, përgjegjësitë kryesore i ka MASHT, në bashkëpunim me MPMS. Pas rekomandimeve të BE për rishikimin funksional të MASHT31, Qeveria e Kosovës ka ratifikuar një rregullore të re për ristrukturimin e brendshëm të MASHT, e cila mundësoi krijimin e një departamenti të veçantë për AAP me tre divizione: Divizioni për infrastrukturë shkollore, kurrikula dhe analiza të tregut të punës, Divizioni për standarde të AAP dhe sigurim të cilësisë dhe Divizioni për të nxënit gjatë gjithë jetës. Bashkëpunimi në mes të autoriteteve arsimore me partnerët socialë u institucionalizua me hyrjen në fuqi të ligjit për AAP në vitin 2006. Ky ligj përcakton krijimin e Këshillit për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin për të Rritur (CVETA) – një organ politikash që funksionojnë nën mbikëqyrjen e MASHT-it. Ai përbëhet prej 15 anëtarëve, duke përfshirë përfaqësuesit e MASHT, MPMS, MTI, MSH, Odës Ekonomike të Kosovës, Sindikatave, bizneseve dhe organizatave jo-qeveritare. Siç përcaktohet në ligj, AAP konsiderohet një aktivitet që “synon të pajisë nxënësit/kandidatët me njohuri, aftësi praktike, shkathtësi dhe kompetenca të kërkuara në profesione të veçanta apo më gjerë në tregun e punës. Qëllimi i këtij ligji për AAP është të rregullojë sistemin e AAP formal sipas nevojave të zhvillimit ekonomik dhe social, duke përfshirë ndryshimet ekonomike dhe teknologjike, kërkesat e tregut të punës dhe nevojat e individëve. Baza e strukturës, organizimit dhe menaxhimit të institucioneve që ofrojnë AAP është përcaktuar në ligj. Në mesin e parimeve të tjera për sektorin e AAP janë të nxënit teorik dhe praktika profesionale, nevojat aktuale dhe të ardhshme të ekonomisë, dhe mbështetja për zhvillim në karrierë, si një pjesë e integruar e të nxënit gjatë gjithë jetës. Përveç ministrive, qeverisja e AAP përfshin edhe agjenci të ndryshme që punojnë nën mbikëqyrjen e ministrive,
    (Aliu.J Rraci. E Bajrami.E, 2019)

Siguria e Cilësisë në Arsimin dhe Aftësimin Profesional

Cilësia e arsimit të lartë vazhdon të jetë temë e debatit publik në Kosovë dhe ekziston një konsensus i përgjithshëm se ajo është larg nga ajo që quhet e pranueshme. Në vitet 2016 dhe 2017, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka treguar një qëndrim më të rreptë gjatë procesit të akreditimit të institucioneve dhe programeve të arsimit të lartë, gjë qe ka rezultuar me zvogëlimin e numrit të programeve të akredituara në të gjitha nivelet, siç shihet nga tabela 11. AKA është përqendruar në plotësimin e kushteve për personel akademik të rregullt, duke kërkuar që për secilin program të studimeve të jenë 3 doktorë të shkencave dhe duke mos lejuar që personat e njëjtë të paraqiten si bartës në dy programe të ndryshme. Pavarësisht faktit se AKA nuk ka shqyrtuar nëse kualifikimet e stafit akademik janë adekuate për programe konkrete, një numër i konsiderueshëm i institucioneve të arsimit të lartë, nuk kanë arritur t’i sigurojnë tre doktorë të shkencave për secilin program. Këtu duhet theksuar se AKA i është kundërvënë me vendosmëri përpjekjeve për të regjistruar si bartës të programeve persona nga Maqedonia dhe Shqipëria, të cilët vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë në institucionet e këtyre dy vendeve fqinje. (Mehmeti,S Boshtrakaj.L Mehmeti.F, 2019)

  • MASHT Udhëzimi Administrativ Nr. 28/2014 për kriteret dhe procedurat për verifikimin e standardeve profesionale
  • MASHT Udhëzimi Administrativ Nr. 32/2014 për kriteret dhe procedurat për sigurimin e cilësisë në institucionet e AAP – proceset e brendshme
  • MASHT Udhëzimi Administrativ 35/2014 për kriteret dhe procedurat për validimin dhe aprovimin e kualifikimeve kombëtare dhe akreditimin e institucioneve që ofrojnë kualifikime në Kosovë.48 Sistemi i sigurimit të cilësisë në AAP përbëhet prej mekanizmave të brendshëm të themeluar në kuadër të ofruesve të AAP dhe sigurimit të cilësisë së jashtme nën përgjegjësinë e AKK. Sigurimi i brendshëm i cilësisë përshkruhet në UA i cili përshkruan se institucionet e AAP duhet të kenë zyra për sigurim të cilësisë, përgjegjëse për progresin, monitorimin, këshillimin e kryesuesve të departamenteve të shkollave lidhur me çështjet e sigurimit të cilësisë, koordinimin, monitorimin e mësimdhënësve, realizimin e anketave për nivelin e kënaqësisë me palët e interesit përkatëse, përfshirë këtu nxënësit, dhe koordinimin e vetë-vlerësimit institucional për qëllime të akreditimit.49 Përkundër pranisë së koordinatorëve të cilësisë në shumicën e shkollave profesionale, mungon komunikimi dhe shkëmbimi i informatave në mes të MASHT dhe koordinatorëve të cilësisë. MASHT nuk është proaktive në mbajtjen e palëve të interesit të përfshirë për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë pengohen linjat e përgjegjësisë dhe bashkë me të edhe cilësia e arsimit(Aliu.J Rraci. E Bajrami.E, 2019)

Integriteti i sistemit VMJI varet nga masat e sigurimit të cilësisë që e mbështesin atë. Arsimi i mesëm i të rriturve do të jetë i vlerësuar dhe i qëndrueshëm nëse ka besim në sistem, nëse kandidatët potencial besojnë se do të fitojnë kualifikimin e pritur për angazhimin e synuar, kështu dokumenti publik i marrë do të ketë vlerë në punësim. Masat duhet të sigurojnë qëndrueshmëri në proceset AMRr, dhe veçanërisht në proceset e vlefshmërisë, në mënyrë që të parandalohen mospërputhjet gjatë gjithë fazave – si në lidhje me aktivitetet e të njëjtit aktor, ashtu edhe në lidhje me mospërputhjet midis aktorëve të ndryshëm. Sistemi i sigurimit të cilësisë parasheh disa grupe masash të vazhdueshme në të gjitha fazat dhe proceset e arsimit të mesëm për të rriturit dhe për të gjitha instancat e përfshira. Ato përfshijnë:

  • Rregullore: akt nënligjor për sigurimin e cilësisë në AMRr,
  • Standardet e kualifikimit – Standardet e përkthyera në rezultate të të mësuarit të parashikuara nga planet dhe programet mësimore: ato janë baza në lidhje me të cilën vlerësohen kompetencat e përgjithshme arsimore dhe profesionale të pjesëmarrësve të rritur në AMRr, – Përmirësimi i vazhdueshëm i programeve AMRr,
  • Akreditimi i institucioneve të përfshira në zbatimin e AMRr: – Siguron që institucioni ka konfirmuar se i plotëson kriteret specifike të cilësisë dhe ka një sistem të detajuar të menaxhimit të brendshëm të cilësisë dhe se ka aftësinë për t‘i zbatuar dhe vlerësuar programet e kualifikimit të përcaktuara në mënyrë efektive,
  • Provimi përfundimtar: Kandidatët duhet t‘i nënshtrohen provimit përfundimtar pas përfundimit të programit për nivelin e duhur nga KMK, i cili mund të organizohet me pjesëmarrjen e shoqatave profesionale/odave,
  • Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i stafit: – Trajnimi i vazhdueshëm i stafit të përfshirë në AMRr, duke përfshirë trajnimin për këshilltarët dhe vlerësuesit në kuadër të VMJI,
  • Monitorimi dhe vlerësimi: – Monitorimi i procesit të zbatimit të aktiviteteve të validimit, – Monitorimi i efektivitetit të mësimdhënies dhe trajnimit shtesë për të rriturit për të arritur një kualifikim specifik, – Monitorimi i disponueshmërisë së AMRr dhe VMJI për të rriturit, procedurat dhe kohëzgjatja e kërkuar për të përfunduar një kualifikim arsimor nga regjistrimi deri në certifikim, – Monitorimi i disponueshmërisë së shërbimeve sociale për anëtarët e grupeve të rrezikuara: romët, personat me aftësi të kufizuara, personat në institucionet penale, personat 56 me kualifikime të ulëta, të papunët dhe të tjerët – duke pasur parasysh se një rritje në numrin total për pjesëmarrje në AMRr nuk do të thotë automatikisht një rritje në pjesëmarrjen e anëtarëve të këtyre grupeve, – Vlerësimi i jashtëm nga shoqatat/odat e sektorit, dhe analizat e tyre, vëzhgimet në terren, kërkimet, etj.,
  • Mbikëqyrja inspektuese nga Inspektorati Shtetëror për Arsim,
  • Komisionet për vlerësim në kontekstin e VMJI: komisionet përkatëse dhe të përbëra në mënyrë transparente duhet të garantojnë procesin e vlerësimit në AMRr dhe VMJI,
  • Baza e të dhënave AMRr: një bazë të dhënash efektive për pjesëmarrësit dhe zbatuesit e AMRr, si dhe për rezultatet e AMRr – me mbrojtje adekuate të të dhënave personale,
  • Vetëvlerësimi i institucioneve: zbatuesit e AMRr dhe VMJI kryejnë reflektim dhe vetëvlerësim periodik të performancës së institucionit, me plan për përmirësimin e cilësisë,
  • Pjesëmarrja në studime ndërkombëtare: studime për vlerësimin e kompetencave të të rriturve në vend, si një tregues i efikasitetit të masave në AMRr dhe një udhërrëfyes për drejtimet e ardhshme të përmirësimit. Shembuj të studimeve përkatëse ndërkombëtare janë: – Anketa për Arsimin për të Rriturit (Adult Education Survey): një studim i BE-së në të cilin RMV mori pjesë në sondazhin e fundit nga viti 2016, ndërsa ai i ardhshëm është planifikuar për vitin 2022, – Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Kompetencave për të Rriturit (Programme for the International Assessment of Adult Competencies – PIAAC): një studim i OBZhEi bazuar në të dhënat mbi arsimin formal dhe joformal të të rriturve, – Anketa e trajnimit të vazhdueshëm profesional: Studimi i BE-së mbi arsimin dhe trajnimin në kompani, – Platforma Elektronike për Mësimin e të Rriturve në Evropë (Electronic Platform for Adult Learning in Europe) e cila ka tre fokuse kyçe: aftësitë për jetën dhe punën, tranzicionin digjital (tranzicioni në kuptimin e proceseve shoqërore që digjitalizohen gjithnjë e më shumë) dhe ndryshimi shoqëror gjithëpërfshirës (me qëlim që ndryshimet në shoqëri të jenë gjithëpërfshirëse për të gjithë dhe mbi të gjitha për grupet që janë më të ndjeshme ndaj margjinalizimit),
  • Studime në shtëpi: – Studimet për vlerësimin e kushteve në AMRr, nivelin e kompetencave të popullsisë së rritur, kompetencat e nevojshme të të rriturve për pjesëmarrje efikase në tregun e punës, – Studime mbi gjithëpërfshirjen, qasjen e barabartë dhe barazinë e AMRr. Në përgjithësi, palët e përfshira në zbatimin e procesit VMJI zbatojnë masa të brendshme dhe të KONCEPTI PËR ARSIMIN E MESËM PËR TË RRITUR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT 57 jashtme të sigurimit të cilësisë:
  • sigurimi i brendshëm i cilësisë: vlerësimi nga institucioni nëse aktivitetet që ata zbatojnë janë të vlefshme, të besueshme dhe plotësisht të zbatueshme,
  • Sigurimi i jashtëm i cilësisë: vlerësimi nëse të gjitha institucionet bëjnë vlerësime të qëndrueshme dhe të sakta dhe nëse masat e tyre të brendshme të sigurimit të cilësisë janë efektive(MASH, 2022)

Mundësitë për përmirësimin e arsimit dhe aftësimit profesional

Arsimi dhe aftësimi profesional në Kosovë përballet me sfida të shumta që ndikojnë negativisht në cilësinë e fuqisë punëtore që ofrohet në tregun e punës. Ky realitet sugjeron që AAP duhet t’i nënshtrohet një strukturimi drastik, si një prej zgjidhjeve kryesore përmes së cilës do të plotësoheshin boshllëqet e vazhdueshme dhe do të ndiqej rritja e përgjithshme ekonomike në mesin e përpjekjeve sociale dhe ekonomike për zhvillim. Edhe pse nuk ka sistem të AAP që aplikohet në vendet e tjera, i cili do të ishte i përshtatshëm plotësisht për kontekstin e një vendi tjetër, identifikimi i aspekteve më të dobishme të sistemit të AAP në vendet e tjera dhe ofrimi i zgjidhjeve të përshtatura, të cilat do të duhej të përshtateshin me nevojat e një vendi të caktuar, është një qasje efektive për përmirësimin e sistemit. Në këtë drejtim, disa nga elementet e sistemit dual të AAP në Gjermani mund të aplikoheshin në Kosovë dhe do të mund të integroheshin në sistemin e AAP në Kosovë me sukses. Prandaj, disa nga mundësitë e identifikuara që do të mund të kontribuonin në përmirësimin e sistemit janë bazuar në sistemin dual të AAP në Gjermani. Në diskutimet ndërkombëtare, sistemi dual karakterizohet për suksesin e tij në adresimin e papunësisë tek të rinjtë. Vendet që e kanë përshtatur sistemin dual të AAP shënojnë shkallën më të ulët të papunësisë tek të rinjtë. Sistemi dual jo vetëm që siguron që sektori privat të ketë qasje tek punëtorët e kualifikuar me aftësi për botën reale, por ai po ashtu lehtëson tranzicionin e të rinjve deri te tregu i punës. Prandaj, argumentohet se modeli dual ndihmon në zvogëlimin e boshllëqeve në aftësi dhe papunësi si dhe në promovimin e rritjes/ zhvillimit ekonomik. Siç dihet, objektiva kryesore e AAP është krijimi i punëtorëve të aftë qe do të adresojnë nevojat e tregut të punës. Ajo që e bën sistemin dual të Gjermanisë efektiv është fakti se ai është krijuar në bazë të elementeve trepalëshe: produktivitetit ekonomik të fuqisë punëtore, integrimit social edhe zhvillimit individual të praktikës së punës. Ai po ashtu inkorporon tre palët kryesore të interesit: qeverinë, komunitetin e biznesit dhe nxënësit dhe prindërit, duke balancuar kështu qëllimet e tyre të ndryshme. Meqë përshtatja e këtij modeli nuk do të ishte veprim i duhur për kontekstin e Kosovës, në vijim janë listuar disa nga elementet e identifikuara që do të mund të futeshin në sistemin e AAP në Kosovë:

  1. Ndryshimi i praktikve mësimore në pajtim me parimin dual. Në Gjermani, aftësimi profesional dhe praktika e punës ofrohen nga shkollat e arsimit profesional dhe kompanitë, sipas kurrikulës kornizë dhe kurrikulës për aftësim, të cilat ofrojnë një kombinim efektiv të teorisë dhe praktikës. Një mekanizëm që kombinon teorinë dhe praktikën në mënyrë efektive është ndër elementet kryesore të sistemit dual që nevojitet në kontekstin e Kosovës. Edhe pse sistemi aktual parasheh praktikën profesionale si pjesë të arsimit, zbatimi i saj në praktikë mungon. Aftësimi dhe të nxënit që kalon midis shkollës dhe ambientit afarist ofron mundësi për nxënësit që të kombinojnë teorinë dhe praktikën dhe u mundëson atyre që të mësojnë në situata të vërteta jetësore duke u bërë pjesë e kulturës së punës së një kompanie. Aftësimi në kompani mund të realizohet në kompani të ndryshme në kohë të ndryshme qëndrimi në secilën, në mënyra të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme, për t’u mundësuar të rinjve që të zhvillojnë aftësitë profesionale që i përgjigjen tregut të punës, por jo edhe të kufizohen vetëm tek një kompani e caktuar.
  2. Trajnimi profesional si detyrë që duhet kryer në partneritetin publiko-privat. Bashkëpunimi i ngushtë midis sektorit privat dhe qeverisë është karakteristikë e aftësimit profesional dual në Gjermani. Partneriteti publiko-privat në mes të niveleve të qeverisë dhe partnerëve socialë është efektiv në kuptim të zhvillimit të kurrikulës, certifikimit dhe aftësimit. Në këtë drejtim, për kontekstin e Kosovës kërkohet një formë e institucionalizuar e partneritetit publiko-privat. Kurrikulat duhet të përgatiten me pjesëmarrjen e sektorit privat sepse kjo është mënyra e vetme për të plotësuar kërkesat e industrisë së Kosovës dhe për të siguruar përputhshmëri me aftësitë e fituara. Bashkëpunimi i ngushtë në mes të Qeverisë dhe bizneseve duhet të jetë veçanërisht i pranishëm në profilet profesionale në zhvillim, në administrimin e provimeve dhe në gjetjen e trajnimeve për nxënës. Ky bashkëpunim do të ndihmonte në përmirësimin e perceptimit të profileve të AAP dhe pranueshmërinë e tyre nga publiku.
  3. Fondi i përbashkët i AAP. Partneriteti publiko-privat zgjerohet edhe tek financimi sepse kosto e sistemit dual të AAP mbulohen proporcionalisht nga qeveria dhe sektori i biznesit. Përkundër që në Kosovë ligji për AAP ua mundëson shkollave që të gjenerojnë fondet e veta, bizneset nuk inkurajohen në nivel kombëtar për të kontribuuar në trajnimet e ofruara. Kontributi i sektorit privat në financimin e arsimit AAP do të mund të bëhej në mënyra të ndryshme, p.sh. duke ofruar lokacionin dhe trajnerët për nxënës. Kompanitë private do të përfitonin drejtpërdrejt nga aftësimi profesional për nxënësit e AAP meqë ky investim do të kompensohej me rritje të kontributeve produktive të të trajnuarve të tyre. Përveç kësaj, investimi në programet e AAP mund të shërbejë si investim në strategjinë e biznesit për rekrutim, meqë pas përfundimit të arsimit AAP, kompania mund t’i punësojë të trajnuarit si punëtorë të kualifikuar me orar të plotë pune, gjë që në një afat më të gjatë kohor do të rriste produktivitetin e tyre ekonomik.
  4. Krijimi i një baze solide për vendime dhe planifikim. Një element tjetër i rëndësishëm i sistemit gjerman të AAP është që vendimmarrja qendrore dhe fushat organizative mbështeten nga një analizë dhe kërkim i hollësishëm. Kjo tregon se vendi bën kërkime të ndryshme, bën planifikime dhe siguron mjete statistikore dhe instrumente monitoruese lidhur me aftësimin profesional. Në kontekstin e Kosovës, vendimmarrja e bazuar në dëshmi është veçanërisht e nevojshme për të zbuluar nevojat e sektorit privat. Kjo do të ndihmonte në planifikim të profileve profesionale që ofrohen në arsimin formal, duke u përqendruar në parashikimin e aftësive që kërkohen nga tregut i punës. Mund të bëhen kërkime të ndryshme lidhur me aftësimin profesional duke përdorur institucionet ekzistuese p.sh. universitetet, agjencitë qeveritare ose institucionet kërkimore të cilat do të caktoheshin me tema të caktuara dhe me detyra për realizimin e kërkimit dhe të analizës së hollësishme.
  5. Pranimi social i AAP. Në vende të ndryshme AAP karakterizohet me shkallë të ndryshme të pranisë sociale, e cila preket nga ambienti ekonomik, social, pedagogjik dhe kulturor. Në përgjithësi, AAP në vendet me nivel të lartë të sistemit dual është më i lartë krahasuar me vendet ku sistemi dual i AAP nuk ekziston fare. Në Kosovë, AAP është zakonisht zgjedhje e dytë dhe ndiqet nga nxënësit që nuk arrijnë të regjistrohen në arsimin e përgjithshëm (gjimnaze). Kjo situatë rezulton edhe nga reputacioni i ulët që lidhet me sektorin AAP për shkak të cilësisë së ulët të arsimit që ofrohet në shkollat e AAP. Reputacioni i AAP mund të përmirësohet me promovimin efektiv të sektorit nga palët e interesit politike si dhe nga sektori privat. Një metodë alternative për këtë promovim do të ishte arritja e marrëveshjeve formale midis institucioneve qeveritare dhe sektorit privat për shërbimet për të cilat kanë nevojë institucione të ndryshme qeveritare dhe që ofrohen nga kompanitë private. Marrëveshja do të siguronte trajtim preferencial për shërbimet që kërkohen në kompanitë që ofrojnë aftësime për nxënësit e AAP, kështu që shërbimet e caktuara për të cilat kanë nevojë institucionet ofrohen nga vetë nxënësit. Në këtë mënyrë perceptimi i cilësisë së arsimit që ofrohet në shkollat profesionale do të përmirësohet potencialisht. Rekomandimet e tjera që i përkasin tejkalimit të sfidave aktuale në arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë janë:

 

  1. Avancimi i qendrave të karrierës në shkollat e AAP. Sa më herët që të rinjtë të kenë qasje në burime për zhvillimin e karrierës dhe mbështetje për shtigjet e karrierës, aq më mirë do të përgatiten ata për të ndjekur aftësimet arsimore të caktuara dhe mundësitë për punësim, që avancojnë aftësitë e tyre profesionale dhe teknike. Për të siguruar këtë, shkollat profesionale duhet të krijojnë zyra të karrierës që ofrojë shërbime të ndryshme mbështetëse për nxënësit, duke filluar nga udhëzimet për karrierë tek mësimet në klasë, që do të rrisnin aftësitë e tyre të buta. Përveç kësaj, për të rritur të kuptuarit e nxënësve dhe ekspozimin e tyre para botës së punës, nxënësit mund të kërkohen të marrin informata për mundësitë e punësimit në ekonominë lokale dhe në sektorin e fushës së tyre, gjë që pastaj do t’u ndihmonte t’i identifikojnë kompanitë e interesuara për të realizuar punën praktike. Qendrat e karrierës do të mund të krijoheshin në bashkëpunim me DKA-të dhe zyrat për punësim në komunën e caktuar.
  2. Prezantimi i një kompetence më ndërmarrësore të menaxhimit të shkollave të AAP. Shkollat profesionale kanë specifikat e veta dhe duhet të funksionojnë sipas nevojave të ndryshme të shkollave. Prandaj, menaxherët e shkollave duhet të jenë më ndërmarrës për të siguruar një menaxhim efektiv i cili do të shpiente në sigurimin e një cilësie më të mirë të mësimdhënies dhe të trajnimit praktik. Për ta arritur këtë, është e domosdoshme që menaxherët e shkollave të krijojnë dhe të mbajnë lidhje të ngushta me bizneset lokale dhe të jenë të gatshëm për të hyrë në projekte të përbashkëta me kompanitë private, me qëllim të përmirësimit të kushteve të të nxënit për nxënësit e AAP. 8. Të ndihmohen ofruesit e AAP në plotësimin e kritereve për akreditim. Duhet të fuqizohet mekanizmi i brendshëm për sigurimin e cilësisë tek ofruesit e AAP. Sigurimi i fuqishëm i cilësisë brenda shkollës do të kërkonte koordinatorë cilësorë që kryejnë monitorimin dhe vlerësimin e mësimdhënies përmes përkrahjes koleg me koleg dhe vëzhgimit në klasë. Përveç kësaj, shkollat e AAP duhet të kenë plane zhvillimore në mënyrë që të udhëzojnë menaxhmentin e shkollës drejt plotësimit të nevojave të shkollës, p.sh. zhvillimi profesional i mësimdhënësve, përmirësimi i infrastrukturës, ofrimi i pajisjeve për trajnim praktik dhe krijimi i lidhjeve me sektorin privat.
  3. Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të punësimit dhe zgjerimi i fushëveprimit të MATP-ve. Shërbimet që ofrohen tek punëkërkuesit duhet të përmirësohen në mënyrë që të sigurojnë një lidhje më të mirë midis punëkërkuesve dhe ofruesve të vendeve të punës. Zyra Publike e Punësimit duhet të ketë mbështetje në ndërtimin e kapaciteteve të stafit, përmirësimin e infrastrukturës dhe zgjerimin dhe shumëfishimin e shërbimeve të punësimit duke ofruar informata me kohë për punëkërkuesit dhe këshillime karriere për ta. Për më tej, MATP-të duhet të zgjerohen për të arritur më shumë punëkërkues, duke pasur cak veçanërisht grupet më të cenueshme: të papunët për një kohë të gjatë, të rinjtë dhe gratë. 10. Përmirësimi i integrimit në mesin e palëve të interesit të AAP. CVETA duhet të jetë funksionale dhe të ketë mbështetjen e MASHT-it në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj. Përmes këtij organi, MASHT do të ushtrojë funksionin e tij të politikëbërjes në mënyrë më efektive, duke njohur rolin e të gjitha palëve të interesit përkatëse, përfshirë këtu akterët jo-shtetëror. Një funksionim më i mirë i CVETA do të kontribuonte në një bashkëpunim më të mirë në mesin e palëve të interesit të AAP. Bashkëveprimi ndërmjet palëve të interesit të AAP duhet të jetë i pranishëm edhe në zhvillimin e standardeve profesionale dhe të kualifikimeve ku përfshirja e sektorit të biznesit është e domosdoshme. Sektori privat duhet të përfshihet po ashtu në proceset e vendimmarrjes të organizuara nga akterët qeveritarë përgjegjës, p.sh. zhvillimi i kurrikulave të AAP.
  4. Rishikimi i formulës financuese për AAP për t’iu dhënë autonomi më të madhe financiare shkollave. Ashtu siç është e rregulluar tani, shkollat e AAP financohen në bazë të formulës së përdorur për financimin e arsimit para-universitar. Megjithatë, shkollat profesionale kanë nevoja të ndryshme në bazë të fushës së specializimit. Kjo kërkon decentralizim të mëtejshëm për shkollat profesionale për t’ua mundësuar atyre planifikimin, udhëzimin dhe menaxhimin e pavarur, më të mirë, duke përputhur prioritetet e shkollës me ndarjen e buxhetit. Është qenësore që të krijohet një buxhet fleksibil i shkollave profesionale për të plotësuar kërkesat e ndryshme të profileve të AAP. Meqë shpenzimet ndryshojnë në shkallë të madhe, formula aktuale e arsimit nuk merr parasysh specifikat e AAP. Edhe pse legjislacioni aktual u mundëson institucioneve të AAP që të marrin fonde financiare shtesë nga aktivitetet e programeve, si ofrimi i kurseve të tjera prej atyre të financuara nga fondet publike, ose përmes donacioneve, dhuratave dhe burimeve të tjera që lejohen me ligj, procedurat administrative dhe burokratike për gjenerimin e të hyrave vetanake duhet të thjeshtësohen dhe institucionet e AAP duhet të inkurajohen dhe të stimulohen në këtë drejtim. Gjatë rishikimit të formulës financiare, duhet të merren parasysh modelet e llogaritjes së kostos reale për nxënës dhe duhet të krijohen nivele të ndryshme të financimit për grupe të ndryshme të profileve. Me më shumë autonomi financiare, shkollat do të mund të ndanin burime financiare të nevojshme për furnizimin me materialet e kërkuara mësimore dhe materialet e tjera të nevojshme për mësimin praktik në punëtoritë e shkollave.
  5. Rritja e bashkëpunimit në mes të institucioneve të AAP dhe kompanive për praktikë profesionale. Praktika profesionale dhe të nxënit në vendin e punës janë qenësore për suksesin e nxënësve në zhvillimin e aftësive të nevojshme. Për të tejkaluar sfidat e një zbatimi të suksesshëm të praktikës profesionale, të gjitha institucionet e AAP duhet të caktojnë një koordinator ose një person përgjegjës për bashkëpunimin shkollë-kompani. Kjo do të mundësonte një komunikim më të mirë dhe shkëmbim informatash në mes të kompanive dhe shkollave. Koordinatori do të siguronte po ashtu që kompanitë të kenë një trajner profesional i cili do të punojë me nxënësit gjatë kohës së tyre në kompani. Ky bashkëpunim më i mirë po ashtu do të kontribuonte në ndërmjetësimin në mes të nxënësve dhe kompanive, duke marrë parasysh nevojat e kompanive dhe interesimin e aftësitë e nxënësve. Caktimi i një koordinatori për komunikim me biznese do të shërbente në identifikimin më të mirë të sfidave që pengojnë realizimin e suksesshëm të praktikës profesionale si dhe identifikimin e nevojave të bizneseve dhe kompanive. Prandaj, koordinatori do të shërbente si lehtësues në mes të palëve të interesit përkatëse dhe shkollave në përpjekjet e tyre për të tejkaluar pengesat me të cilat ballafaqohen dhe për të përmirësuar mësimin praktik të nxënësve në kompani

Sigurimi i cilësisë/akreditimi. Procesi i akreditimit të shkollave profesionale duhet të filloi në një formë pilotimi për 10% të shkollave profesionale të cilat shprehin gatishmërinë e tyre vullnetarisht (përfshirë këtu Qendrat e kompetencës). Procesi i akreditimit është po ashtu i rëndësishëm për politikëbërësit, për të shqyrtuar statusin e shkollave profesionale, lidhjen me tregun e punës në kuptimin konkret, sigurimin e cilësisë, vlerësimin e kurrikulës, përfshirjen në një fazë të re të zbatimit të KKK, verifikimin e politikave dhe mënyrën e investimeve të deritanishme në shkolla profesionale si dhe shumë procese të tjera. Akreditimi i shkollave duhet të kalojë nëpër nivele, për të kaluar në këtë proces. Së pari, ato që njihen për performancë më të mirë, bazuar në rezultatet e nxënësve (si tregues mund të përdoren: vlerësimi i brendshëm, testi përfundimtar, lidhja me tregun e punës – numri i nxënësve që ndjekin punën praktike në kompani dhe pastaj punësohen etj.) dhe pastaj të vazhdohet me shkollat e tjera në nivele të tjera, duke u mbikëqyrur nga rrjeti i shkollave që kanë kaluar nëpër këtë proces si dhe nga AKK. Procesi pilot në disa shkolla po ashtu mund të rrisë vetëdijesimin e shkollave të tjera për procedurat dhe rëndësinë e akreditimit (Aliu.J Rraci. E Bajrami.E, 2019)

Shembuj të praktikave të mira

Qendrat e Kompetencës (QeK) në Ferizaj dhe Prizren, duke marrë mbështetje nga Lux-Development dhe MASH-i janë bërë shembuj lider të institucioneve moderne të AAP-së. Për profilet e tyre arsimore, QeK në Ferizaj dhe Prizren kanë zhvilluar një numër standardesh të profesionit me kurrikulën modulare, materialet mësimore, infrastrukturën e nevojshme dhe punëtori të pajisura me mjetet specifike për organizimin e duhur të praktikës profesionale.

Në përgjithësi, QeK-ët kanë kryer një proces për të harmonizuar standardet e profesionit dhe kurrikulën ekzistuese. Disa profile kanë standarde të profesionit , por ende kanë nevojë për shqyrtimin e kurrikulës dhe zhvillimin e materialeve mësimore. QeK janë partneritete pioniere publike-private me ambiente moderne, ndërkohë që i përgjigjen një kërkese të lartë për profile mësimore. Për shembull, QeK Ferizaj ofron nëntë profile në sektorët shëndetësorë dhe QeK Prizren ofron shtatë profile në ekonomi, tregti dhe turizëm.

Gjithashtu,QeK në Prizren, në vazhdim e sipër punon për ndërtimin e kapaciteteve dhe të përshtasë kurrikulën dhe materialet e veta mësimore për t’u bërë një qendër e aprovuar nga Pearson dhe t’u japë nxënësve mundësinë që të fitojnë kualifikime BTEC të njohura në nivel ndërkombëtar. QeK Ferizaj ka nisur një partneritet afatgjatë me Heimerer Academy (Gjermani) për të shqyrtuar kurrikulën e vet dhe materialet mësimore. QeK Ferizaj dhe QeK Prizren ka dy, respektivisht gjashtë kualifikime të validuara nga AKK-ja dhe janë akredituar për t’i ofruar këto kualifikime (ETF, 2021)

Sfidat e Arsimit dhe Aftësimit Profesional-

Kosova përballet me një sërë sfidash në arritjen e arsimit të përshtatshëm për të gjithë. Në eksplorimin e kësaj çështje, këto sfida janë kategorizuar si: ekonomia, nxitja e një kulture të të mësuarit dhe prespektivat e arsimimit të të rriturve. (Dervisholi-Zylfiu. H Potera.I Alija.R, 2015) Gjendja e arsimit në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë, ndërsa sfidë mbetet edhe mos zbatimi i kurrikulës, mungesa e teksteve të duhura shkollore dhe politizimi i institucioneve arsimore. (Arsimi në Kosovë, sfidë mbetet moszbatimi i kurrikulës , 2019) Cilësia e arsimit të lartë vazhdon të jetë temë e debatit publik në Kosovë dhe ekziston një konsensus i përgjithshëm se ajo është larg nga ajo që quhet e pranueshme. Në vitet 2016 dhe 2017, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka treguar një qëndrim më të rreptë gjatë procesit të akreditimit të institucioneve dhe programeve të arsimit të lartë, gjë qe ka rezultuar me zvogëlimin e numrit të programeve të akredituara në të gjitha nivelet, siç shihet nga tabela 11. AKA është përqendruar në plotësimin e kushteve për personel akademik të rregullt, duke kërkuar që për secilin program të studimeve të jenë 3 doktorë të shkencave dhe duke mos lejuar që personat e njëjtë të paraqiten si bartës në dy programe të ndryshme. Pavarësisht faktit se AKA nuk ka shqyrtuar nëse kualifikimet e stafit akademik janë adekuate për programe konkrete, një numër i konsiderueshëm i institucioneve të arsimit të lartë, nuk kanë arritur t’i sigurojnë tre doktorë të shkencave për secilin program. Këtu duhet theksuar se AKA i është kundërvënë me vendosmëri përpjekjeve për të regjistruar si bartës të programeve persona nga Maqedonia dhe Shqipëria, të cilët vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë në institucionet e këtyre dy vendeve fqinje. (Mehmeti,S Boshtrakaj.L Mehmeti.F, 2019) Një sistem gjithëpërfshirës i sigurimit të cilësisë për AAP-në që mbulon fushat e përgjithshme të politikës duke përfshirë administrimin, ciklin e kualifikimeve, zhvillimin e vazhdueshëm profesional, evidencat dhe ofrimin e AAP-së mbetet i shkëlqyer. Masat e sigurimit të cilësisë për të mbështetur këto fusha ekzistojnë, por ato janë ose në nivel projektimi, ose të implementuara vetëm pjesërisht, ose thjesht të ofruara nga ligjet dhe legjislacioni sekondar.AKK luan rol të rëndësishëm në cilësi dhe qasjet e sigurimit të cilësisë në sistemin e AAP‐së në vend. Komponentet e tjera të rëndësishme të sistemit të cilësisë përfshijnë:

■ vlerësimin e jashtëm të shkollave profesionale përmes inspektimeve administrative dhe profesionale nga Departamenti i Inspektimit të MASH‐it;

■ sigurimin e cilësisë së Qendrave të MPMS‐ës për Aftësim Profesional dhe qendrave mobile nga APRK; ■ vlerësimin e brendshëm të shkollave nëpërmjet praktikës më të re, atë të vetëvlerësimit

■ rolin e sigurimit të cilësisë së Zyrës për Standarde dhe Vlerësim në MASH;

■ rolin e komunave, i cili në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe menaxhimi i fondeve të shkollës, stafit dhe infrastrukturës, me përjashtim të 6 Qendrave të Kompetencës, të cilat menaxhohen nga Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr);

■ përfshirjen e partnerëve social dhe palëve të interesuara nëpërmjet KAAPARr‐së për zhvillimin e standardeve të profesionit

Ministri i Arsimit në Kosovë, zt. Shyqeri Bytyqi, në mandatin e tij të vitit 2019, ka thënë: Bytyqi ka konsideruar se mungesa e trajnimeve adekuate për mësimdhënësit ka ndikuar që të mos zbatohet sa duhet kurrikula, madje si sfidë ai e ka përsëritur edhe mungesën e infrastrukturës. Ai tha se janë duke punuar si ministri që ta rrisin nivelin e arsimit të lartë duke punuar në pavarësinë e Agjencisë së Akreditimit, derisa kërkoi nga udhëheqësit e universiteteve dhe kolegjeve që kontrollohen më shumë këto institucione me qëllim që të ofrohet arsim cilësor (Arsimi në Kosovë, sfidë mbetet moszbatimi i kurrikulës , 2019)

Këshillimi dhe orientimi në karrierë

             Duke u nisur nga Libri “Këshillimi dhe orientmi në karrierë/”,  kamë kuptuar që Kosova ka një Libër i cili ka informacione tejet të rëndësishmë për këtë lami, ku dhe kamë dashur ta ndajë dhe me lexuesit, duke treguar në pika të shkurtëra se si dhe çka shtjellohet.

Fillimisht, shtjellohen 5 hapat e orientimit në karrierë’’, i cili përbëhet nga pesë modulet e platformës, si në vijim: Testet e karrierës, Profesionet, Shkollat / Universitetet, Puna dhe praktika dhe Këshilltari online. Për secilin nga këto module ofrohet një përshkrim i funksioneve në procesin e orientimit në karrierë, me fokus te nxënësi, duke filluar nga hapi i parë – njohja e vetvetes përmes testeve të karrierës. Teste të tilla janë testi i interesave, vlerave, aftësive dhe preferencave (IVAP), Testi i Potencialit dhe Testi “BasicCheck®”. Pasi nxënësit kuptojnë tiparet e tyre të personalitetit dhe nivel aktual të kompetencave, ata pranojnë një listë të profesioneve më të përshtatshme. Pastaj, përmes modulit “Profesionet” nxënësit kanë mundësi të eksplorojnë mbi 300 profesione duke mësuar për veçoritë dhe aktivitetet e secilit. Hapi pasues është eksplorimi i shkollave dhe universiteteve, ku nxënësit kanë mundësi të informohen për të gjitha institucionet e arsimit në vend në mënyrë që të bëjnë zgjedhje të mirinformuar. Hapi i katërt është eksplorimi i punës dhe praktikës dhe së fundmi nxënësit marrin mbështetje nga këshilltari online përmes artikujve me këshilla, videove të storieve të suksesit, forumit të diskutimit dhe pyetjeve të shpeshta. Busulla.COM ofron mbështetje dhe funksione të rëndësishme edhe për palët tjera që luajnë rol kyç në këtë proces, siç janë: prindërit, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, koordinatorët e cilësisë, këshilltarët e karrierës, etj.

Në modulin e dytë “Vlerësimi i potencialit dhe interpretimi i rezultateve të testeve të vetë-njohjes”, shtjellohen të gjitha aspektet e përdorimit dhe interpretimit të testeve të karrierës, të cekura më lartë, të cilat njihen me shkurtesën si Testet e Interesave, Vlerave, Aftësive dhe Preferencave (IVAP), Testi i Potencialit dhe Testi “BasicCheck®”. IVAP dhe Testi i Potencialit janë teste vetë-administruese, të cilave përdoruesit mund t’iu nënshtrohen përmes qasjes në platformën përmes ueb faqes apo aplikacionit mobil në pajisjet iOS apo Android. Ky modul i shtjellon teoritë kryesore të edukimit në karrierë, rëndësinë e testeve të karrierës dhe mënyrën e përdorimit, vlerësimit dhe interpretimit të testeve të karrierës. Ndërsa “BasicCheck®” është test certifikues i cili organizohet me kërkesë të shkollave, nëpër salla të inspektuara paraprakisht dhe me mbikëqyrës të trajnuar dhe certifikuar nga Busulla.COM.

Moduli i tretë “Roli i Busulla.COM në përmbushjen e objektivave për Orientim në Karrierë të parapara në Kornizën Kurrikulare dhe Kurrikulat Bërthamë” shtjellon kërkesat dhe objektivat e identifikuara në Kornizën Kurrikulare dhe Kurrikulat Bërthamë lidhur me procesin e orientimit të nxënësve në karrierë. Në pjesën e parë të këtij moduli ofrohet një përmbledhje e shkurtër e Kornizës Kurrikulare dhe Kurrikulave Bërthamë, parimet e kurrikulës, struktura e arsimit parauniversitar, kompetencat kryesore dhe © Smart Bits 9 / 178 Busulla.COM fushat e kurrikulës, si dhe Kurrikulat Bërthamë dhe qëllimet e saj. Moduli shtjellon shkurtimisht fushat kurrikulare, për ta shtjelluar në më shumë detaje fushën Jeta dhe puna. Gjithashtu, identifikohen njësitë mësimore, rezultatet lëndore dhe aktivitetet e parapara në kuadër të modulit të orientimit në karrierë përmes kësaj fushe kurrikulare. Në fund të modulit bëhet ndërlidhja e objektivave / kërkesave të fushës kurrikulare Jeta dhe puna me platformën Busulla.COM. Në këtë pjesë përfshihet një përshkrim i shkurtër i platformës, rolet e përdoruesve dhe mbështetja e platformës për mësimdhënësit apo Këshilltarët e karrierës përmes gjenerimit të raporteve dhe monitorimit të procesit të orientimit të nxënësve në karrierë.

Pjesa e fundit e librit përmban modulin “Aktivitetet e parapara në shkollë në përmbushjen e objektivave të ndërlidhura me orientimin në karrierë”. Këto aktivitete zhvillohen brenda dhe jashtë shkollës. Si aktivitete shkollore ato ndahen në aktivitete të bazuara në kurrikulë dhe në aktivitete jashtë-kurrikulare. Prandaj, moduli thekson rëndësinë e aktiviteteve jashtë-kurrikulare në promovimin e rëndësisë së procesit të orientimit në karrierë dhe në ofrimin e mbështetjes për nxënës. Në pjesën e parë të modulit, shtjellohen dobitë e aktiviteteve të tilla në aspektin e zhvillimit personal, profesional dhe akademik të nxënësve. Disa nga dobitë e aktiviteteve shkollore janë: zhvillimi i shkathtësive të forta dhe të buta, rritja e performancës akademike, rrjetëzimi, etj. Këto aktivitete shkollore zbatohen përmes fushave kurrikulare të Kornizës Kurrikulare nga mësimdhënësit të cilët gjejnë mbështetje në planifikim dhe realizim përmes Kurrikulave Bërthamë. Po ashtu, moduli shtjellon disa aktivitete që ndërlidhen me orientimin në karrierë, siç janë: njohja me mundësitë e shkollimit dhe aftësim profesional pas përfundimit të shkollës së mesme, java e karrierës, panairi i punës, vëzhgimi i drejtpërdrejtë, punëtoritë për orientimin në karrierë, Klubet e Karrierës – Opportunity Scouting nëpër shkollat e mesme profesionale, Klubet e Karrierës nëpër gjimnaze dhe sesionet informuese me maturantë. Secili aktivitet shtjellohet përmes disa pikave të cilat kandidatëve ua mundësojnë ta kuptojnë aktivitetin dhe objektivat e tij, mënyrën e organizimit, pjesëmarrësit relevant dhe përfitimet e nxënësve dhe palëve tjera. (Berisha.E Sadiku.F Nagafci.M Berisha.S Gashi.V, 2019)

Përfundimi

Duke pasur parasysh kapitalin njerëzor për rritje dhe zhvillim ekonomik, Kosova e ka vendosur zhvillimin e kapitalit njerëzor si prioritet. Një prej mënyrave për të arritur zhvillimine një kapitali njerëzor të aftë është investimi në AAP. Arsyeja për investim në sektorin e AAP është që AAP ofron një tranzicion më të lehtë dhe më të shpejtë nga shkolla për në tregun e punës dhe ofron mundësi për të investuar në aftësi që janë identifikuar se kërkohen në tregun e punës. Në vitet e fundit, sistemi i AAP ka pasur reforma të vazhdueshme lidhur me rishikimet e kurrikulave, komunikimin me biznese, trajnimin e mësimdhënësve dhe të tjera. Megjithatë, sistemi i AAP në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me mangësi që pengojnë gjasat e nxënësve për punësim. Sfidat në sistemin e AAP janë të ndryshme dhe shtrihen nga mospërputhshmëria e AAP me sektorin privat, mungesa e kurrikulës specifike për AAP që është e përshtatur me nevojat e tregut të punës, cilësia e ulët e mësimdhënies dhe të nxënit, mungesa e materialeve për mësimdhënie dhe të nxënit, qasja e kufizuar në praktikë profesionale dhe mësimi praktik në shkolla, dhe mungesa e shërbimeve të këshillimit dhe udhëzimit në karrierë. Këto sfida ndikojnë negativisht në cilësinë e arsimit që u ofrohet nxënësve dhe kësisoj edhe tek fuqia punëtore që ofrohet për tregun e punës. Ky realitet tregon se AAP duhet t’i nënshtrohet një ristrukturimi drastik, si një prej rrugëve kryesore përmes së cilave do të mund të plotësoheshin boshllëqet e vazhdueshme dhe do të mund të kërkohej rritja ekonomike në mesin e përpjekjeve sociale dhe ekonomike për zhvillim.

Bibliography

  1. (2021, 8 28). Retrieved from new world encyclopedia : https://www.newworldencyclopedia.org/entry/Adult_education
  2. J Rraci. E Bajrami.E. (2019). Arsimi dhe Aftësimi Profesional në Kosovë: Sfidat dhe Mundësitë. 16.
  3. Arsimi në Kosovë, sfidë mbetet moszbatimi i kurrikulës . (2019, 3 6). Retrieved from IndeksONLINE:

https://indeksonline.net/%e2%80%8barsimi-ne-kosove-sfide-mbetet-moszbatimi-i-kurrikules/

  1. E Sadiku.F Nagafci.M Berisha.S Gashi.V. (2019). Këshillimi dhe orientimi në karrierë përmes BUSULLA.COM. Prishtin: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.
  2. Dervisholi-Zylfiu. H Potera.I Alija.R. (2015). Arsimi dhe aftësimi i të rriturve në shkollat profesionale ne Kosove 2010-2015.
  3. ETF, I. A. (2021). ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL SKEDA E VENDIT NË KOSOVË.
  4. Fairbanks, B. (2021, 8 34). 7 adult learning theories and principles to enhance your education. Retrieved from University of Phoenix:

https://www.phoenix.edu/blog/adult-learning-theories-principles.html#:~:text=The%20seven%20principles%20of%20adult,classroom%20and%20on%20the%20job.

  1. Kosoves, G. Z. (2013). LIGJI NR. 04/L-143 PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PËR TË RRITUR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS. Gazeta Zyrtare e Repoblikes se Kosoves.
  2. (2022). KONCEPTI PËR ARSIMIN E MESËM PËR TË RRITUR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT. Shkup: MASH.
  3. Mehmeti,S Boshtrakaj.L Mehmeti.F. (2019). VLERËSIM AFATMESËM: Zbatimi i Planit Strategjik. Prishtin: “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN”.

 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi i babait të një nxënësi që mori 500 euro nga shoku: Janë të dyshimta, i thash kthej, por nuk e bëri

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur muajin e kaluar në një shkollë të mesme...

Flokarta Hoxha nga Prishtina zgjedhet “Studentja e Muajit” në një shkollë në Amerikë

Flokarta Hoxha, nxënëse e gjimnazit "Xhevdet Doda" në Prishtinë është shpallur studente e muajit...

Nxënësi shkon me 15 mijë euro në shkollë, ua shpërndan shokëve të klasës

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur muajin e kaluar në një shkollë të mesme...

Në Kosovë janë 30 mijë e 902 analfabetë

Agjencia e Statistikave të Kosovës sot ka publikuar rezultatet përfundimtare për regjistrimin e popullsisë,...