E diel, 19 Janar, 2025

Nga Elmira Pajaziti: 50 arsyet e sistemit arsimor të dobët në Kosovë

- Advertisement1-

Ky artikull është një punim në kuadër të studimeve master të studentes Elmira Pajaziti.

Publikimi autorial i saj ka të bëjë me 50 arsyet e sistemit arsimor të dobët në Kosovë.

- Advertisement -

Shkrim nga studentja Elmira Pajaziti, Gjakovë.

50 arsyet e sistemi arsimor të dobët në Kosovë:

1. Mungon rregullimi i sistemit arsimor në Kosovë;

2. Mungojnë dokumente dhe strategji për ngritjen në arsim;

3. Mungesa e kabineteve në shkolla;

4. Mos ndarja e mjaftueshme e mjeteve financiare në shkolla;

- Advertisement -rrrrrrr

5. Rregullimi i aksesit në arsim cilësor në nivelin parafillor;

6. Rregullimi i aksesit në arsim për grupet e margjinalizuara;

7. Përmirësimi i cilësisë së lartë në arsim;

8. Mungon autonomia dhe integriteti akademik në institucione të arsimit të lartë që do të përmirësonte sigurinë e cilësisë në arsim;

9. Mungesa e trajnimeve të Mësimdhënësve për kornizën e kurrikulës së re;

10. Mungesa e rritjes së aftësimit profesional;

11. Nuk shpenzohen shumë të holla për arsim;

12. Pjesëmarrja e fëmijëve në edukimin e hershëm është ende e ulët;

13. Mungon shpërndarja e barabartë e institucioneve parashkollore në Kosovë;

14. Mungojnë reformat arsimore;

15. Tekstet shkollore të pa përshtatshme;

16. Mungesë në investime kërkimore;

17. Mungesë e vlerësimeve shkencore;

18. Pamjaftueshmëria e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve;

19. Mungesa e kurseve praktike për nxënësit të cilët janë të regjistruar në arsimin dhe aftësimin profesional;

20. Mungesa e bashkëpunimeve mes shkollave profesionale dhe subjekteve afariste;

21. Mungon mundësia adekuate e zhvillimit profesional për mësuesit;

22. Mungesa e asistentëve në shkolla;

23. Braktisja e shkollës tek fëmijët që i përkasin komuniteteve Romë, Ashkalinj dhe Egjiptian;

24. Performancë e dobët e mësimdhënësve;

25. Mungesa e mekanizmave për siguri në cilësi;

26. Numri i ulë t i fëmijëvë në grupmosha 0-5 vjeç në institucione parashkollore;

27. Ndarja e vogël e buxhetit i cili është i ndarë për pagat e mësimdhënësve, detyrimisht ndikohet politikisht;

28. Mungesë mësimdhënësish të disiplinave shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë ;

29. Politika ka ndikim më të madh në planifikimin dhe zotimin e dokumenteve, strategjive arsimore;

30. Mungesë e mekanizmave për sigurinë e cilësisë në arsim në të gjitha nivelet;

31. Mungesa e mbikëqyrjes së procesit më mësimor në pajtim me udhëzimet e përcaktuara nga MASHT;

32. Mungesa e administrimit të testeve kombëtare;

33. Mungon ndarja e cilësisë (menaxhimi i arsimit) si p.sh: OUTPUT dhe INPIUT;

34. Mungesa e kapaciteteve në nivel qendror, komunal dhe shkollë për zbatimin e reformës në arsim përmes një qasjeje të koordinuar dhe koherente;

35. Licencimi i mësimdhënësve;

36. Mungojnë trajnimet profesionale për mësimdhënës, drejtor dhe inspektorë të arsimit;

37. Mundësitë për trajnimin praktik të nxënësve në shkollë apo ndërmarrje janë të kufizuara;

38. Përzgjedhja e drejtorë ve të shkollave e ka bërë politika dhe jo në bazë të meritave, por sipas kritereve dhe përkatësisë partiake;

39. Përzgjedhje e mësimdhënësve në Kosovë; përzgjidhen jo sipas aftësive, por sipas lidhjeve partiake;

40. Ata të cilët janë marrë me reforma nuk kanë qenë njerëz që kanë pasur njohuri të mjaftueshme të teorisë së ndryshimeve në arsim dhe janë udhëhequr nga mendja e pashkolluar, nuk kanë marrë pjesë persona të shumtë të cilët do të duhej të merrnin pjesë në ndryshime;

41. Ka ende shkolla ku fëmijët duhet të mësojnë në ndërrime sepse nuk ka hapësirë të mjaftueshme për shkollë;

42. Mungon llogaridhënia;

43. Prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm;

44. Bibliotekat publike nëpër komuna dhe ato private nëpër familje janë të varfra;

45. Mungon kultura dhe shprehia e leximit;

46. Nxënësit i kalojnë mesatarisht afër shtatë orë në ditë para ekraneve të ndryshme, prej të cilave vetëm dy orë për mësim;

47. Sa më të rritur nxënësit, aq më pak lexojnë e aq më shumë kopjojnë;

48. Mungon kultura dhe shprehia e leximit. Nxënësit i kalojnë mesatarisht afër shtatë orë në ditë para ekraneve të ndryshme, prej të cilave vetëm dy orë për mësim (lexim e kërkime);

49. Mekanizma jo funksional të sigurimit të cilësisë në nivel shkolle;

50. Ndarja e përgjegjësive ndërmjet nivelit qendror dhe komunal;

© Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...