E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Nga ELMA DOREZI: Në kohën time klasa përbëhej nga 40 nxënës

- Advertisement1-

Në kohën time klasa përbëhej nga 40 nxënës, (ose 52 që ishte maksimumi).

Në kohën time, ishe dyshe në banke, por dhe treshe.

- Advertisement -

Në kohen time nuk kishte pandemi, po kishte një morr që të kërciste nga koka shokut e direkt tek koka jote.

Në kohën time, dilje në orën 07:30 e ktheheshe në shtëpi në orën 13:00. Nuk na sillte as mami, as babi, as gjyshi dhe as makina, por këmbët tona.

Në kohën time klasa ishte me fat nëse nuk kishte asnjë xham të thyer dhe nëse ajo soba atje në cepin e klasës, ishte e ndezur.

Në kohën time, banjot ishin si banjo publike sa shpesh merrje vendim që të duroje deri në shtëpi.

Në kohën time, duart i kishim me shkumës dhe ashtu qëndronim derisa të shkoje t’i laje në banjo.

Në kohën time mbaj mend se u dha lajmërimi “Kujdes nga Sida “. Dhe ne, fëmijët, kur shikonim gjilpëra në toke bërtisnim “Sidaaaaaa “.

- Advertisement -rrrrrrr

Në kohën time vinin nëpër klasa disa njerëz që na mësonin se duhet të lanim dhëmbët dhe se si duhet të përdornim furçën.

Në kohën time, feta e bukës të binte në tokë por nuk hidhej, thjesht pastrohej dhe dëgjohej fjalia: Hajt se shëndet të bëhet.

Në kohën time sëmureshe me 40-të dhe pije atë analginen e shpifur e cila shoqërohej me fjalinë “kujdes se mos e vjell se është e fundit “. Dhe shëroheshim për bukuri. Ca kompresa me atë erën e uthullës dhe kaq!

Në kohën time kishte zgjebë, por nuk na kapte kurrë. Nuk mbanim as maska as dezifektantë. Nuk mbanim distanca. Orët ishin njësoj: 45 minuta.

Në kohën time, gërmoje me dorë gropën dhe luaje topa gropash.

Në kohën time topi binte në ujë e pastaj në dhe, e bëhej me baltë. Nuk kishim facoleta të lagura, por kishim bluzë. Djersa thahej vetë. Dhe ia dolëm për bukuri! Ashtu të zhgërryer nëpër banka, tabela, shkumsa, baltra, djersë, me morra e pa morra, ia dolëm.
/Nga regjisorja ELMA DOREZI

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...