Nga Elenë Stublla: SBASHK ngriteni zërin kur ne jemi të detyruar të punojmë me nga 40 e më shumë nxënës në klasë

- Advertisement -

Është tejet shqetësuese se si emri i mësimdhënësve me dekada të tëra kujtohet vetëm kur ndizen “luftërat” në mes qarqeve të ndryshme politike.

- paragrafi 1 -

Mësuesi nuk është vegël për hakmarrje!

- Advertisement -

Para se të vijmë deri tek “lëmosha” që SBASHK-u kërkon në emrin tonë kujtojmë që mirëqenia e mësuesit është e përdhosur fillimisht po nga kjo organizatë ku në krye të saj prijnë njerëz që nuk e duan arsimin.

Mësimdhënësi shahet për cilësinë e dobët në arsim, në ndërkohë i kërkohet standarde evropiane në kushte afrikane.

Para se të kërkoni lëmoshë në emrin tonë, ju zotërinj ngritne zërin kur ne jemi të detyruar të punojmë me nga 40 e më shumë nxënës në klasë, kur ne përballemi me nxënës me nevoja të veçanta pa pasur asistente për ta, kur mjetet didaktike njihen vetem si terme në shumicen e shkollave tona, kur sëmuremi nuk ka zëvendësim për ne dhe se ato 20 ditët e pushimit mjekësor a janë të mjaftueshme për të prekurit me sëmundje kronike?!…

- Advertisement -

Po pra, kemi shumë çështje që po të ishit marrë me kohë, arsimi do të lulëzonte!!!

Autorja është mësuese në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë